Author: Hamdi Kumanova

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një dalje për media tha se Aleanca për Shqiptarët është në bisedime me të gjitha partitë politike për koalicion në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, raporton TV21. Taravari gjithashtu shtoi se po bisedojnë edhe me partitë më të vogla të etnive tjera, dhe se një koalicion do të ketë me njërën nga partitë më të mëdha nga blloku maqedonas. “Partia jonë është në bisedime jo me VMRO-në por me të gjitha partitë politike edhe me LSDM-në edhe me partitë tjera të etnive më të vogla dhe me probabilitet…

Lexo më Shumë

Në paketën e pestë do të përfshihen të dy masat për të ndihmuar kompanitë – edhe kreditë pa interes edhe mbështetjen për pagimin e pagave, tha Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një intervistë me agjencinë shtetërore AIM. “Të dy masat do të zbatohen, kështu që masa për mbështetjen financiare të pagimit të pagave do të vazhdojë në përputhje me metodologjinë dhe mekanizmat që ishin siguruar në grupin e katërt të masave ekonomike. Kjo do të thotë që do të paguhet në faza për të gjitha kompanitë që kishin një rënie në të ardhurat e tyre nga 30 në 80…

Lexo më Shumë

Reformat janë proces politik që rrjedhin në kohë. Për ta duhet angazhim, kohë dhe mund. Mirëpo, hapsira kosovare gjatë kohë ka qenë e ngulfatur nga zhvillimet që më në fund politikën e kanë bërë të kuptohet si teknikë për nënçmim të popullit, populli të jetë në varshmëri të plotë, i poshëruar dhe i burgosur në vete dhe ndërkombëtarisht. Idetë politike që për qëllim kanë krijimin e një hapsire të gjerë veprimi duke dashur të krijojnë perandori në vete, kanë humbur baraspeshën dhe shoqëria ka ardhur në një moment tjetër. Nga veprimet e tilla, ndërtimi dhe funksionimi i shtetit është ballafaquar…

Lexo më Shumë

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonijo Milloshoski nuk i ka komentuar publikimet e vendimit për dënimin e tij për vjedhje dhe manipulim në Gjermani, thonë nga LSDM. “Kërkojmë dorëheqjen e tij për këtë skandal. Ai duhet të dorëhiqet dhe të kërkojë falje nga qytetarët e vendit për manipulimin dhe vjedhjen në Gjermani” thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, ai nuk e meriton besimin dhe mbështetjen e qytetarëve dhe nuk e arsyetohet aspak mandati i deputetit.

Lexo më Shumë

Në lidhje me Ditën e të dashuruarve, Filarmonia e Maqedonisë së Veriut sonte në ora 20:00 do të mbajë koncertin me titull “24 mijë puthje”, transmeton Portalb.mk. “Titulli i koncertit është nxjerrë nga kënga “24.000 baci”, që gjithashtu do të interpretohet”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që një nga pikat artistike do të jetë edhe një pikë baleti. Solist i koncertit planifikohet të jetë tenori me Bllagoj Nacoski dhe vokalistja Svetllana Jovanovska.

Lexo më Shumë

“Pfizer nuk ka lejuar dorëzimin e vaksinave, të cilat Serbia dëshironte t’i jep për Maqedoninë. U paraqitën pengesa dhe pranim-dorëzimi nuk u realizua”. Këtë e tha sot kryeministri Zoran Zaev, i cili shtoi se do angazhohet që të gjendet zgjidhje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Oferta e parë e Serbisë ishte që vaksinat nga kompania Pfizer të na i jep si donacion, gjë që Maqedonia nuk e pranoi dhe kërkoi t’i blejë, por pas pengesave për rishitje të tyre, ne pranuam që t’i marrim si donacion”, tha Zaev. Ai shtoi se nuk bëhet fjalë nëse dikush ka bërë gjithçka ose asgjë, duke…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka ulur dënimet me burg për të akuzuarit në rastin “27 Prilli”. Ata gjykoheshin për hyrje të dhunshme në Kuvend në vitin 2017 kurse tani morën dënime të buta me burg për 1 deri 2 vjet. Nga 211 vjet burg nga gjykatësja Dobrilla Kacarska në Gjykatën Penale, tani dënimet janë gjithsej 188 vjet. Dënimi më i lartë prej 18 vjet që e mori ish drejtori i Byrosë së Sigurisë publike, Mitko Çavkov, tani është ulur në 16 vjet. Dy vite më pak do të kenë një pjesë e pjesëtarëve të forcave të sigurisë kurse një pjesë, një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Meseme (UNSHM) Blendi Hodai sot ishte në Kuvend ku u mbajt debat publik me deputetët dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kryetari i unionit tha që do ta diskutojnë propozimin e unionit që të ketë dy lëndë eksterne dhe dy interne. Më tej shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje nëse nuk duan nga Ministria e Arsimit që maturantët të protestojnë para ministrisë me tenda. Para disa ditëve Unioni i Nxënësve patën takim edhe me kryeministrin Zaev, ku kryetari i unionit tha që takimi ishte i frytshëm dhe se ekziston…

Lexo më Shumë

Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhunuesit dhe as te relativizohet me te burgosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe viktimën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin! (Zijadin Sela)

Lexo më Shumë

Në debatin publik në klubin e çështjeve dhe politikave të të rinjve në Kuvend u debatua për maturën shtetërore. Një ndër propozimet që doli nga ky debat është që maturantët t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne, ndërsa të kenë dy lëndë interne, nota mesatare e të cilave do të përllogaritet nga rezultati i katër viteve mësim. Propozimi i dytë ishte që maturantët të hyjnë në provim për 4 lëndë me program të shkurtuar. Të shtunën do të dihet nëse do të ketë marrëveshje përfundimtare për ndonjërin nga këto dy propozime. “Diskutojmë propozimin që të kemi dy lëndë eksterne për të dhënë…

Lexo më Shumë

Për personat që jetojnë jashtë vendit më shumë se 12 muaj ose që jetojnë në vend por nuk ndodhen prezent gjatë momentit të regjistrimit, do të mund të jepen edhe të dhënat për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore nga personi i afërt që i njeh më mirë të dhënat e tyre. Këtë e konfirmojnë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostoll Simovski si dhe zv/drejtori Ilmi Selami, disa ditë pasi në opinion u paraqitën paqartësi rreth mundësive që buronin nga ligji dhe metodologjia e regjistrimit. Përfundimisht, personi që do të japë të dhëna për dikë tjetër, si dëshmi mjafton të…

Lexo më Shumë

Jemi mësuar me praktikën e funksionarëve të BDI-së, të cilët rehatojnë fëmijët e tyre në institucionet shtetërore edhe atë ku ka paga të majme. Të njëjtën e paska bërë edhe Kryeministri i BDI vs Avokati i BDI, i cili para se të marrë postin e ri, i ka dhënë titullin e Noteres, vajzës së tij, që ajo ta zëvendësoj dhe të trashëgoj biznesin familjar. Parashtrohet pyetja, cili nga anëtarët e familjes do ta zëvendësojë Naser Zyberin në postin e Kryeministrit 100-ditësh? Kjo është pafytyrësia e Naserit dhe gënjeshtra që iu është bërë shqiptarëve, përderisa ata nuk mund të sigurojnë një…

Lexo më Shumë