Bastoret Sport Life kanë donuar dy aparate për oksigjen të dedikuara për Spitalin e përgjithshëm në Veles, dhe për nevojat e repartit të fëmijëve dhe repartit për neonatologji. Donacioni për aparatet për oksigjen është i një rëndësie të veçantë për pacientët më të rinj të cilët trajtohen me respirator. Aparatet janë me kapacitet nga 5 litra dhe mundësojnë terapi të vazhdueshme në oksigjen për fëmijët dhe foshnjat të cilët kanë rënie të faturimit të oksigjenit në gjak për shkak të situatave të ndryshme dhe sëmundjeve respiratorë si astma, bronkiti, etj. Në emër të Spitalit të përgjithshëm në Veles, dr.Eleonora Jovanova…
Author: Hamdi Kumanova
Sezoni i dytë i shfaqjes për të rinj “Heronjtë e Ri” do të fillojë së shpejti. Një serial televiziv në të cilën adoleshentët e përditshëm punojnë në ekipe dhe garojnë në zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të vërteta qytetare me të cilat përballen në mjedisin e tyre lokal. Qëllimi kryesor i shfaqjes rinore është të promovojë kohezionin shoqëror dhe të inkurajojë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike. Episodet e sezonit të dytë do të transmetohen çdo javë në kanalet televizive “TV 21” të Shtunën në ora 15:00, duke filluar nga 13 Shkurt dhe “TV Telma” në ora…
Ligji për letërnjoftime i propozuar nga Lëvizja BESA ka hyrë në procedurë parlamentare dhe i njëjti pritet të miratohet nga ana e deputetëve. Me këtë propozim-ligj parashihet që përkatësia etnike të jetë element në formularin për letërnjoftim dhe të përfshihet në dokument. Më herët, kishte një propozim-ligj për letërnjoftime, i cili nuk e përmbante grafën etnike dhe me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes BESA, i njëjti u tërhoq dhe u ndryshua me një ligj sintezë, i cili përmbante në të edhe grafën etnike. Me këtë ligj që pritet të miratohet së shpejti në Parlament, do të rregullohet edhe problemi rreth…
Regjistrimi është statistika më masive, më e gjërë, më e besueshme, dhe në asnjë rast operacion politik, i cili paraqet indikatorë të rëndësishëm për gjendjen në të cilën ndodhet populli, deklaroi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, përcjell SHENJA. Ajo shtoi se si Ministri që në fokusin e saj kanë grupet më të rrezikuara të qytetarëve, fëmijët, punëtorët, pensionerët, personat me aftësi të veçanta, kanë nevojë për regjistrim të organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostatit. Kurse, në bazë të dhënave që do të fitohen nga regjistrimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale…
Zeqirija Ibrahimi nga partia Alternativa ka reaguar pas njoftimit nga ana e ministres së kulturës, Irena Stefoska se ka nisur procedurë revizioni të projekteve në ministrinë e kulturës, transmeton Almakos. “ Këto ditë, kur duhet të dalin rezultatet e programit nacional për kulturë, ku – sipas informacioneve paraprake – më shumë do të shpërblehen “dylberët” se krejt artistët e kultura shqiptare, janë çu peshë disa pamflete partiake për ta sulmuar, gjoja për abuzim, ish ministrin Hysni Ismaili. Dhe, unë e kuptoj pse e bëjnë këtë mediat maqedonase albanofobe, sepse vitin e kaluar Hysni Ismaili ka ndarë 45% nga buxheti për…
Pak pas mesnate në SPB-Kumanovë është denoncuar se në një objekt për video lojëra në rrugën “Goce Dellçev” ka një grup qytetarësh të cilët nuk respektojnë masat gjatë kohës së pandemisë. Zyrtarë policorë kanë kryer kontrolle dhe kanë konstatuar se objekti punon pas orarit të lejuar dhe se në objekt janë hasur 15 persona dhe një i punësuar. Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit të objektit do të ngritët padi adekuate.
Kërkesa në uebfaqen “Vakcinacija.mk” për shprehjen e interesit për vaksinim kundër COVID-19 u plotësua nga rreth 30.000 qytetarë. Kjo u deklarua mbrëmë në një paraqitje televizive të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se 20 për qind e rasteve të diagnostikuara në ditët e fundit kanë mutacion britanik të virusit. Ai theksoi se tani për tani nuk ka nevojë për masa kufizuese shtesë. Kjo faqe e internetit pardje u lëshua në përdorim dhe përmes saj qytetarët mund të paraqiten se dëshirojnë të vaksinohen. Çdo qytetar i cili do ta plotësojë aplikacionin, regjistrohet në sistemin elektronik “Termini Im”, ndërsa…
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e e therjes me thikë të maturantit Angel Petkovski, në maj të vitit 2014-të në Gjorçe Petrov, në të cilën i akuzuar është Naser Eshtrefi. Gjykimi vazhdon me fazën e nxjerrjes së provave, njofton Portalb.mk. Në seancën e kaluar është pyetur Eshtrefi, në lidhje me ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur. Ai tha se është i penduar për ngjarjen dhe se nuk ka dashur ta vret Angelin, por gjithçka ishte e rastësishme. Therjes me thikë i ka paraprirë një zënkë, në të cilën siç…
Sipas informative nga seksioni i Kumanovës të ndërmarrjes publike ndryshimi vjen pas sjelljes së ligjit për përdorim të gjuhëve me ç’rast përveç gjuhës maqedonase zyrtare dhe shkrimit të tij cirilik në tabela duhet të shfrytëzohet edhe gjuhë shqipe. “Në autostradën në hyrje të Kumanovës është vendosur një tabelë e re më e madhe dhe me formë të ndryshme portal tabelë informative. Në tabelë tani informatat janë theksuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe në shkrimin latin”, informojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, seksioni Kumanovë. Aty informojnë se tabelat në gjuhën shqipe, në bazë të ligjit, vendosen edhe në fshatra ku…
Gjatë ditës së djeshme (11.02.2021) diku rreth orës 20:00, policia në Veles ka privuar nga liria personat K.G. 30 vjeçar dhe L.J. 36 vjeç që të dy nga Velesi për shkak se kanë tentuar përmes kërcënimeve të kryejnë grabitje në një objekt në Veles. Ata u privuan nga liria dhe u dërguan në stacionin policorë të Velesit dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritët padi adekuate.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin Click Plus në TV21 ka njoftuar se 20% e të infektuarve të rinj gjatë ditëve të fundit janë me llojin e ri të koronavirusit që u paraqit të parën herë në Britani të Madhe. “E shohim se çfarë po ndodh dhe çfarë mbyllje të rënda po rekomandohen në shtetet tjera. Deri tani te ne janë regjistruar diçka më shumë se 20 mutacione të koronavirusit”, tha Filipçe. Ministri ka shtuar se kjo nuk është diçka e re për këtë lloj të virusit dhe pritet që në të ardhmen të paraqiten edhe më shumë mutacione.…
Këshilli inicues për reforma në VMRO-DPMNE, ka caktuar Kongres të ri të partisë më datë 28 mars. Ky këshill, pretendon se ka grumbulluar numër të mjaftueshëm të delegatëve të cilët e kanë zgjedhur kryetarin aktual Hristijan Mickovski. Ata thonë se Mickovski nuk ka plotësuar asnjë nga premtimet e dhëna kur u zgjodh kryetar i partisë për reformim dhe kthim në rrugën e fitoreve, prandaj duhet të shkarkohet. Kurse Mickovski dhe përkrahësit e tij e vlerësojnë si jolegjitime këtë iniciativë, duke akuzuar udhëheqësit e saj se punojnë në shërbim të LSDM-së, transmeton gazeta Lajm. Mickovski e quan iniciativën si “Koalicioni Marriot”,…

