Në organizim të Komitetit të Qytetit të Shkupit të VMRO-DPMNE-së, për të katërtën herë, para Ministrisë së Shëndetësisë, është mbajtur protesta me moton “Ta lajmë turpin e Filipçes”.
Nga opozita maqedonase duke adresuar një sërë kritikash për keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, kanë thënë se RMV-ja tashmë e ka tejkaluar skenarin italian me vdekshmërinë në 1 milionë banorë, duke kërkuar edhe dorëheqje të Ministrit të Shëndetësisë.
VLADIMIR NELOSKI – VMRO – DPMNE
“Fillimisht t`I përshëndesim pjesëtarët e MPB-së, të cilët në vend se të shkojnë e ti kapin narko-bosët e drogës, I kanë detyruar të jenë këtu dhe të mbrojnë Venkon. Nga kush frikohësh Venko? Këtu jemi tashmë të shtunën e katërt me radhë, për t`u thënë të dorëhiqen, kurse këtë e kërkojmë për shkak se nuk ju kujtohet. Nëse japin dorëheqje nuk do të ishte helikopteri që të voziten, nuk do të mbyllen male që të voziten me saja dimri ose të mbyllen autostradat që të vozisin motorë të shtrenjtë. Të shtunën e kaluar u përpoqëm ta lajmë turpin dhe arritën mesazhe se përse me kaq pak tullumbace e kemi larë turpin, dhe them nëse ata bëjnë simulime të vaksinimit, ne mundemi të provojmë simulimin e larjes së turpit”
Kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë duke thënë se VMRO-DPMNE-ja nuk mund të pajtohet me faktin se vaksinimi në tërë territorin e vendit zhvillohet pa probleme. Është për të ardhur keq që opozita, pa një ide po përpiqet të përfitojë politikisht dhe ta nëncmojë vaksinimin e personave me rrezik të lartë të infektimeve – thonë nga MSH-ja, duke drejtuar akuza se opozita jo vetëm se nuk ka ndihmuar në përballje me pandeminë por edhe ka penguar procesin. /KlanMacedonia




