Author: Hamdi Kumanova

BE-ja nuk duhet të lejohet të bëhet një gjykatës kolektiv i interpretimeve historike – për atë që është e drejtë, e gabuar, e vërtetë dhe e rreme në qindra vitet e fundit të historisë së Ballkanit! “Do të ishte një largim i madh nga parimet që kanë drejtuar deri më tani procesin e zgjerimit dhe që janë pjesë e qasjes sonë të përmirësuar – transparenca dhe parashikueshmëria,” theksojnë Ministrat e Jashtëm të Çekisë dhe Sllovakisë, Tomash Petriçek dhe Ivan Korçok në një shkrim të përbashkët për Euobserver „BE-ja nuk duhet të bëhet gjykatës për çështjet historike “. Në veçanti, thonë…

Lexo më Shumë

Ja vetem nje shembull tjeter se gjuha shqipe jo që nuk eshte zyrtare ne Maqedonine e Veriut, por ajo anashkalohet ne menyren me qesharake, edhe ate ne territorin e Komunes se Likoves, gjegjesisht ne afersi te Vendkslimit kufitar me Kosoven “Bellanoc”. Ironia eshte edhe më e madhe kur autoritet lokal të Likoves te cilet e kane lodhur popullaten me stereotipet bajate: “E zyrtarizuam gjuhen shqipe”, asqë kanë ndërmarrë edhe nje hap te vogel per tu ankuar dhe ndryshuar kete hap te jashtëligjshëm. /Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve të reja në Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor në fund të Dhjetorit të vitit të kaluar, për shkak të regjistrimit të skaduar për më shumë se 6 muaj në zonën e SPB Tetovë, gjithsej 26 automjete (TE -22 dhe GV-4) janë konfiskuar përkohësisht, gjithashtu për shkak të zhurmës së lartë është konfiskuar edhe një automjet (TE). Automjetet do të mbahen për 90 ditë, kurse pas skadimit të afatit të njëjtat do t“ju dorëzohen pronarëve të tyre.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, refuzoi kërkesën e udhëheqësit të partisë më të madhe opozitare maqedonase, VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Të premten, lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur, i pakënaqur me punën e qeverisë së udhëheqësit të LSDM Zoran Zaev dhe sugjeroi që ato të mbaheshin së bashku me zgjedhjet lokale në vjeshtën e këtij viti. “Më në fund, ne duhet të ndalemi me zgjedhje të parakohshme, të cilat ndalojnë kapacitete të tilla prodhuese dhe ekonominë e përgjithshme maqedonase,”…

Lexo më Shumë

Për tre javë 36 mijë anetarë e kanë azhuruar anëtarësinë partiake, njoftojnë nga LSDM. Azhurimi i anëtarësisë ka filluar në prag të Kongresit partiak që pritet të mbahet në pranverë. Nga LSDM njoftojnë se në partisë së tyre, përveç maqedonasve, i janë bashkangjitur edhe shumë shqiptarë, turq, rom, serb, boshnjakë, vllehë, të cilët e përkrahin projektin “Shoqëri për të gjithë”. Kandidat për kryetar të LSDM-së për momentin është vetëm kryetari aktual i partisë, kryeministri Zoran Zaev, transmeton gazeta Lajm. Zevendeskryetarja e kësaj partie, Radmilla Shekerinska, ka deklaruar se do të ishte mirë që të ketë edhe kandidat tjetër, për hir…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtjen e maskës janë regjistruar 509 kundërvajtje, kumtuan nga MPB-ja. Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me COVID-19. Ndryshe, gjobat kushtojnë 20 euro, apo 1230 denarë.

Lexo më Shumë

Pas 12 ditësh bojkot, i cili filloi në ditën e parë të gjysëmvjetorit të dytë, sot maturantët e organizuar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme po kthehen në mësim. Kuvendi i Përgjithshëm i Unionit të enjten vendosi të pezullojë bojkotin dhe të presë Kuvendin për të gjetur zgjidhje, pasi grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së e parashtroi Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm. Javën e kaluar, përfaqësuesit e Unionit patën takime me të gjitha grupet parlamentare dhe presin që do të mbështetet propozimi për të ndryshuar ligjin, i cili do të përmbushë kërkesat e…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për furnizimin e 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina duhet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme dhe pritet që pas nënshkrimit në kohë sa më të shkurtër të mundshme të arrijnë në vend, megjithëse tani për tani nuk ka informacion më të hollësishëm se kur do të arrijnë. Me ardhjen e vaksinave kineze, do të fillojë procesi i imunizimit, përmes të cilit do të përfshihen 100 mijë qytetarë. Plani kombëtar i imunizimit tashmë është përshtatur. Vaksinimi do të kryhet përmes rrjetit ekzistues shëndetësor dhe pikave të vaksinimit. Në nivel ditor pritet të vaksinohen dy mijë deri në 2.500…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 1,124 raste të reja me COVID-19, nga 4254 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë, raportimin ditor të rasteve bën të ditur se betejën me sëmundjen e kanë humbur 14 qytetarë.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar me situatën e COVID19 në 24 orët e fundi si vijon: Janë kryer 4254 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1124 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë,…

Lexo më Shumë

Nenad Rashiq nga Partia Demokratike Progresive ka thënë se deklarata e Goran Rakiq, kryetarit të Listës Serbe, për atë se në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i fitojnë 10 ulëset në Kuvend të Kosovës, ka një target tjetër sa i përket numrit të përfaqësuesve. Rashiq në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se Lista Serbe është duke bërë presion mbi serbët në Graçanicë që ta votojnë një iniciativë rome. “Deklaratën e Rakiqit të dhënë në ditën kur e bëri publike listën e kandidatëve, po e citoj siç ishte ‘Ne besojmë se do t’i fitojmë të gjitha 10 mandatet për…

Lexo më Shumë

Ditë më parë drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë shpalosi metodologjinë për regjistrimit e popullsisë sipas të cilit familjarët nuk do e kenë të drejtën të deklarojnë përkatësinë etnike dhe fetare të afërmve të tyre që janë në mërgim. Por, keto pretendime te drejtorit te Entit Shtetëror për Statistikë nuk kanë bazë as në ligj e as në metodologji. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, kryetar i komisioni për Çështje Evropiane, komisioni amë i ligjit, sqaron: “një gjë e tillë nuk qëndron as në ligj e as në metodologji dhe është absurd të mendohet e lëre më të zbatohet. Regjistrimi ka…

Lexo më Shumë