Qytetarët e Maqedonisë që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të rivaksinohen kur do të arrijnë dozat e reja

Qytetarët e Maqedonisë që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të rivaksinohen kur do të arrijnë dozat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët që pranuan vaksinën “AstraZeneca” në Serbi do të mund të rivaksinohen në Maqedoninë e Veriut kur do të arrijnë dozat tjera nga Kovaks mehanzimi.

Ai tha se këto vaksina pritet të arrijnë në fund të muajit prill, megjithatë sa i përket vaksinimit, qytetarët më të rinj duhet të presin qëndrimin zyrtar të të Agjencisë Evropiane për Barna.

Ndryshe, sot pritet qëndrimi zyrtar i BE-së rreth vaksinë AstraZeneca për moshën më të re.

Në Maqedoni pas rekomandimeve që i ndryshuan Gjermani dhe Kanada, vaksina “AstraZeneca”, nuk aplikohet te personat e moshës më të re se 60 vjet. Filipçe tha se nëse komisioni rekomandon të mos vaksinohen personat më të rinj se 60 vjet, qytetarët që u vaksinuan në Serbi me atë vaksinë do të mund të vaksinohen me një vaksinë tjetër nga një prrodhues tjetër.