Sot në Polac të Drenicës filluan aktivitetet për shënimin e 100-vjetorit të Hasan Prishtinës – Kryeministër i Shqipërisë.
Me këtë rast, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, bashkë me kreun e komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai dhe me Jahja Llukën, Mehmet Prishtinën dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, nderuam të rënët për liri me homazhe dhe lule të freskëta.
“Ky ishte një rast i mirë të përkujtojmë të gjithë dëshmoret e luftërave tona për liri, komandantët legjendarë Adem Jashari, Shaban Polluzha, dhe sidomos figurën emblematike të Hasan Prishtinës, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për gjeneratat në përpjekjet për shtetndërtim dhe status dinjitoz të shqiptarëve kudo që janë. Shihemi në Bllacë, më 10 prill, ku do të përurojmë “Murin e Kujtesës” dhe Parkun “Hasan Prishtina”! Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar Asani.
Në dhjetor të këtij viti bëhen 100 vjet nga zgjedhja e Hasan Prishtinës për Kryeministër të Shqipërisë, me ç’rast do të organizohen disa aktivitete shkencore dhe botuese.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Aksident në Prilep, çiklistja 51-vjeçare përfundon me lëndime të rënda
- Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
- Aksident me pasoja tragjike: Babai dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në një përplasje të drejtpërdrejtë
- Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”
- Mickoski: Qytetarët ende i paguajnë llogaritë e qeverive të Zaevit dhe Kovaçevskit
- 27 kallëzime penale për falsifikim të patentë-shoferëve
- Nafta arrin në stratosferë, çmimi afro 230 lekë/litër, benzina shkon 219 lekë. Operatorët: Rrezikohet furnizimi global
- Aksident i rëndë trafiku në Milladinovc: Dy të vdekur dhe tre të lënduar rëndë








