Sipas raportit javor të Institutit për shëndet publik në periudhën prej 25 deri më 31 janar janë testuar gjithsej 13.742 materiale në laboratorët në të cilët po zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për prani të SARS-CoV-2, me rritje prej 24,5 për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 2.036 raste të reja pozitive nga 33 qytete në vend me rritje prej 17,9 për qind në raport me javën e kaluar. Janë paraqitur 64 raste të vdekjes nga 18 qytete, me ulje prej 7,2 për qind në krahasim me javën e kaluar. Raporti javor i Institutit për shëndet…
Author: Hamdi Kumanova
Sot në ora 4 e 15 minuta të mëngjesit, policia ka arrestuar në Kumanovë shtetasin kosovar me iniciale A.M. (41). Sipas MPB, ai është arrestuar në momentin deri sa ka tentuar të kryejë vjedhje të rëndë në bankomatin e një banke në rrugën “11 Tetori”, transmeton gazeta Lajm. Afër vendit të ngjarjes është gjetur një vetur “Volksvagen Golf” me targa kosovare. Lidhur me rastin, e me telegram të dërguar nga SPB Kumanovë, në vendkalimin kufitar “Jazhincë” është arrestuar B.H. (39), poashtu nga Kosova dhe ai do të dërgohet në SPB Kumanovë. Pas ndriçimit të rastit do të parashtrohet padi adekuate.
Gjykimi për rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore është shtyrë për më 17 shkurt. Në këtë lëndë, përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana jankullovska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovskil, Kosta Markovski, Dragçe Dragpeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska. Ata dyshohen për bashkim kriminel, keqpërdorime në procesin zgjedhor dhe financim të fushatës zgjedhore.
Prokurori i shtetit, Ljubomir Joveski beson se rigjykimi në rastin “Monstra” ka hequr dyshimet për një proces të montuar. Joveskit thotë që procedura e akuzës është zhvilluar nën prova të forta dhe të pakontestueshme gjatë procedurës ligjore. “Së pari, do të doja të them se perceptimi i publikut se vendimi u revokua vetëm për shkak të ekzistencës së mundshme të bisedave të përgjuara është i gabuar. Pas apelit që bënë të akuzuarit, Gjykata Supreme konstatoi se vërtetësia e fakteve vendimtare ishte e dyshimtë dhe u tha se gjatë rigjykimit është e nevojshme për rikonstruim të ngjarjes edhe nga pikëpamja e…
“Muret ekzistojnë në aspektin ideologjik, historik dhe politik. Mund të bëhen përparime në mure dhe të kalohen pengesat dhe për këtë duhet të punojnë të dy palët”. Kështu thotë eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchyuk. Ai shpreson që marrëveshja të ndodh së shpejti. “Negociatat pa histori nuk janë të mundura. Në të njëjtën kohë, rruga e reformave në Maqedoni duhet të vazhdojë, por nuk duhet të pengojnë kontestet e rënda historike. Komisioni i përbashkët historik, qëllimi i të cilit është të zgjidh shumë çështje relevante, duhet ta vazhdojë punën. Por, politikanët nuk duhet ta shmangin…
Ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski në vitin 2013 ka porositur viski 12 vjecare, midis të cilave edhe “Shivas” nga 0.7 litra për 2079 denar, transmeton Almakos. Përskaj të thjeshtave Xhoni Voker ( për 1.416 denar) dhe Xhek Daniels( për 1978 denar), Koce Trajanovski ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e brendit të dëshiruar të Titos-“Civas” i vjetër 12 vite. Vlera e marrëveshjes të nënshkruar nga ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski në vitin 2013 ( dy milion e dyqind mijë denar) është për rreth 880 mijë denar më e madhe nga vlera e marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2021 nga…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim pune me Drejtorin e Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski dhe zëvendës drejtorin, Ilmi Selami. Sipas njoftimit të MPJ-së, takimi ishte me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në mënyrë që të organizohet pa pengesa procesi i regjistrimit të ardhshëm, ku u bisedua për të gjitha pyetjet në lidhje me mënyrën dhe procedurën e regjistrimit të popullsisë jo-rezidente. Sipas Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë Veriut në vitin 2021, përveç qytetarëve të vendit të cilët janë të pranishëm në vend gjatë regjistrimit, do të regjistrohen edhe shtetasit…
“Nuk kemi numër të mjaftueshëm të inspektorëve, megjithatë tani po bëjmë koordinim me inspektorët e autorizuar dhe në atë moment kur nuk mundet urgjentisht inspektori ynë të shkojë në terren atëherë do të drejtohemi në komunë në mënyrë që të mund të dokumentohet vetë ndotja”, informoi sot u.d. drejtoreshë e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor, Ana Petrovska, duke shtuar se për momentin kanë 15 inspektorë në terren, ndërkaq u nevojiten edhe minimum 11. Ajo tha se për momentin e përditësojnë listën e inpekstorëve të autorizuar në nivel local dhe ajo listë tregon për nevojën që komunat të cilat për momentin…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 61 raste të reja me COVID-19 nga 678 testime, janë shëruar 440 pacientë, ndërkaq 11 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 92.753, të shëruarve në 82.121, të vdekurve në 2.866, ndërkaq momentalisht ka 7.766 raste aktive, njofton Portalb.mk. “6 pacientë kanë ndërruar jetë nga Shkupi (83, 83, 82, 73 dhe 67 vjeç), dy nga Gostivari (60 dhe 61 vjeç) dhe nga një në Ohër (83 vjet), Strumicë (75) dhe Tetovë (77)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Të infektuarit në 24 orët e…
Ish kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti sot është takuar me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin. Nuk dihet ende nëse Bexheti do të jetë kandidat i PDSH-së për Tetovën, por deri tani siç është përfolur Bexheti do të jetë kandidat i LSDM-së, PDSH-së dhe BESËS. Nga ana tjetër në BDI deri tani janë lakuar shumë emra si Teuta Arifi, Florin Besimi, Ibrahim Dehari dhe të tjerë ndërsa nga ASH-ja, Vullnet Ferati, Flarkan Bexheti. Ndryshe zgjedhjet lokale pritet të mbahen në muajin Tetor-Nëntor.
Këshilli i Prokurorëve mori vlerësimet e prokurorëve, që aplikuan për punë në Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Kandidatët që nuk janë të kënaqur me notën, që luan rol në përzgjedhjen e tyre, brenda tetë ditësh kanë të drejtë ankese. Pasi të ketë përfunduar ky proces, Këshilli i Prokurorëve do të duhet të thirr seancë dhe ta bëjë zgjedhjen përfundimtare për pesë vende të lira në prokurorinë e Vilma Ruskovskës, dhe pesë vende në Prokurorinë e Lartë të Shkupit. Ekipimin e ekipit të Ruskovskës, me pesë prokurorë të rinj e mundëson Ligji i…
Inspektorati i Mjedisit Jetësor ka prezantuar platformën online ku qytetarët do të mund të paraqesin raste të ndotjes në kohë reale. Drejtoresha e këtij inspektorati, Ana Petrovska, tha se do të merren parasysh të gjitha rastet e paraqitura nga qytetarët, megjithatë gjatë konferencës përmendi edhe mungesën e kuadrit. Për momentin ky inspektorat ka në dispozicion 11 inspektorë. Mirëpo shpreson se gjatë këtij vitit do të zgjerojnë ekipin e deri sa të ndodhë kjo do të bashkëpunojnë me inspektorët komunal. Paraqitja do të jetë në kohë reale, pra Inspektorati do të mundet menjëherë të pranojë ankesën. Ajo bëhet pjesë e sistemit…

