Burime nga Prokuroria Publike kanë thënë për gazetën Lajm se prokurorja Fatime Fetai nuk do të shkarkohet nga detyra. Duke komentuar kërkesat e protestuesve gjatë protestës së ditës së premte, nga Prokuroria vlerësojnë se nuk ka “ndonjë shkelje në detyrë” nga ana e Fetait, që mund të shërbejë si bazë për shkarkimin e saj. “Jemi të kënaqur nga mënyra si e kryen detyrën prokurorja Fatime Fetai dhe për momentin nuk do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e saj, sepse zyrtarisht kërkesë të tillë as nuk kemi marë”, thonë burime nga Prokuroria. Dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai e kërkuan organizatorët e…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Kapital” tha se asnjë vend nuk do të rikuperohet në sferën e ekonomisë për deri sa nuk ka qasje të barabartë tek vaksinat kundër Covid-19, transmeton Alsat. “Pandemia ka treguar që vendet në zhvillim dhe vendet e zhvilluara varen mes vete. Në atë drejtim, është i domosdoshëm koordinimi dhe puna shumëpalëshe për qasje dhe shpërndarje të barabartë të vaksinave, testeve dhe terapisë. Asnjë ekonomi nuk mund të rimëkëmbet plotësisht derisa nuk kemi qasje të barabartë globale në vaksina, terapi dhe diagnostikim. Aktiviteti ekonomik nuk do të kthehet në normalitet derisa të gjitha vendet…
Opozita maqedonase do të dorëzojë në kuvend interpelancë edhe për Ministrin për Anti-korrupsion Lupço Nikollivski dhe për Ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Deputetja Gordana Siljanovska tha se të dhënat e fundit të Transparency International se Maqedonia ndodhet në vendin 111 si vend i korruptuar, “drridhën vendin më shumë se tërmetet e fundit që ndodhën kohëve të fundit”. Siljanovska tha se Ministri që duhet të luftoj korrupsionin dhe ministri i drejtësisë janë më të përgjegjshëm për situatën e këtillë. Ajo shtoi se më mirë do të ishte të kishte dorëheqje nga ministrat.
Drejtoria e Ardhurave Publike publikoi listën e re të borxhlinjve nga 30.09.2020 deri më 31.12.2020 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale dhe detyrimeve të tjera, për të cilat shuma totale e borxhit është më e lartë se 120.000 denarë për persona fizikë dhe ushtrues të pavarur të veprimtarisë dhe më e lartë se 300,000 denarë për persona juridikë, njofton Portalb.mk. Në listë janë: 1,974 borxhlinj- persona juridikë (43 më pak krahasuar me listën e mëparshme) dhe 2,961 persona fizikë (105 më shumë krahasuar me listën e mëparshme). Borxhi total neto është 10.5 miliardë denarë…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,13 % në raport me vendimin e datës 25.01.2021. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshojnë, respektivisht mbeten në të njëjtin nivel siç janë përcaktuar me vendimin e datës 25.01.2021. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 denarë/litër dhe tani…
Ndërmarrja publike e Shkupit “Parkingu i Qytetit”, do t’i shesë biçikletat dhe trotinetët që ishin blerë me para buxhetore për t’u dhënë me qira. Por për shkak se projekti i qirasë dështoi, ndërmarrja publike shiti edhe ato pak që mbetën të padëmtuara ose që nuk u vodhën, njofton Portalb.mk. Do të shiten 4 skuterë, 7 prej tyre elektrikë dhe 22 biçikleta të thjeshta. Gjithashtu, në shitje do të jenë edhe tetë makina, shtatë skuterë dhe një makinë pastruese, pasi ishin më të vjetra se 10 vjet dhe harxhimet e mirëmbajtjes ishin të larta. Automjetet dhe biçikletat do të tjetërsohen përmes…
Presidenti bullgare Rumen Radev, ka lëshuar kritika ndaj Qeverisë në Sofje, se nuk ka bërë mjaftueshëm për ta prezantuar qëndrimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut tek partnerët perëndimorë. Ai në konferencë për shtyp, në të cilën dha llogari për atë që ka punuar në katër vitet e mandatit të tij, tha se do të kandidojë për mandat të dytë, së bashku me nënpresidenten Ilijana Jotova. “Viti i kaluar ka qenë vit i ngjarjeve dramatike, që e kanë përshpejtuar rrjedhën e ndryshimeve shoqëroro-politike tek ne. Në këtë vit turbulent, institucioni president ka vazhduar t’i mbrojë interesat e bullgarëve”, tha Radev.…
Ombudsmani i ri Naser Ziberi do të jap betim solemn para kryetarit të Kuvendit Avokati i ri i Popullit i sapozgedhur, Naser Ziberi sot do të jap betimin solemn para kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Ziberi u zgjodh ombudsman në seancë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut më 25 janar të këtij viti. Ai detyrën e merr nga Ixhet Memeti i cili ishte në krye të këtij institucioni 16 vite, gjegjësisht dy mandate me nga tetë vjet. Ziberi është i lindur në vitin 1961. I diplomuar në vitin 1985 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës. Në…
Policia e Maqedonisë dje ka arrestuar gjashtë persona në vendkalimin kufitar “Deve Bair”, për shkak të falsifikimit të testeve PCR. Bëhet fjalë për pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kavadari, të cilët janë arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë pandemisë”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”. “Më 29.01.2021 gjatë kryerjes së kontrolleve është vërtetuar se PCR testet e tyre nuk janë lëshuar nga klinika adekuate. Janë konfiskuar gjithsej gjashtë teste PCR në emër të tyre, gjashtë celularë, si dhe dokumentet e tyre për udhëtim. Gjashtë personat janë…
Më parë të largohet 20 % nga Kushtetuta ose të dalë nga burgu Feta Alimi? Kjo pyetje iu bë sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi nga drejtuesi i emisionit, Abedin Biallai liderit të ASH-së, Ziadin Sela. “Do ta kisha larguar 20 % dhe do të isha i gatshëm që së bashku me Fetahun të jemi edhe në burg po të jetë nevoja”, ishte përgjigja e liderit të ASH-së, Ziadin Sela. I pyetur se cili qytet është më i dashur për të Struga apo Gostivari që i sjellë fitore, tha se si lider i një partie politike të gjitha qytetet…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1,733 teste, ndërsa janë regjistruar 175 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni. Në Shkup – 90, Kavadar – 15, Tetovë – 11, Kumanovë – 7, Ohër – 6, Kratov – 6, Dibër – 5, Gostivar – 4, Prilep – 4, Strumicë – 4, Resnjë – 4, Veles – 3, Strugë – 3, Manastir – 2, Gjevgjeli – 2, Vinicë – 2, Shtip – 1, Berovë – 1, Kërçovë – 1, Negotinë – 1, Dellçevë – 1, Krushevë – 1, Sveti Nikollë – 1. 7 persona vdiqën,…
Ndër më të prekurit nga pandemia janë edhe zejtarët. Njëri prej 2 mijë zanatçinjve në Shkup Afrim Shabani i cili për vite të tëra i furnizon punuesit e filigranit me materialin bazë dhe këtë punë e ka mësuar që në moshë të hershme kur ishte angazhuar si çirak. Ka një javë që në dyqanin e tij nuk ka ardhur askush për furnizim. Ai thotë se do të ndientë shumë keqardhje nëse kriza ekonomike do ta detyronte që të heqë dorë nga zanati I tij, të cilin e praktikon tashmë sa vite. “Mund të them që 80-90 % ka rënë puna.…

