Mi-Da Grand Motors, dje e paraqiti modelin më të ri dhe smart me teknologji më të lartë, heroin teknologjik-modelin Hyundai Tucson me një pamje të re futuriste, opsion hibrid dhe enterier të cilësisë së lartë. Gjenerata e re e Hyundai TUCSON nuk paraqet vetëm trashëgimin e modelit paraprak, por një revolucion të plotë dizajnues dhe modelues në secilën pikëpamje. Performansat e tij, cilësitë e sigurisë, teknologji e avancuar dhe dizajn unikat, të plotësuara me shumë komfort dhe kënaqësi, paraqesin atë që e bëri këtë veturë SUV aq të vecantë dhe të dashur.
Fjalën e fundit të teknologjisë në automobilizëm e promovoi drejtori i Mi-Da Grand Motors, Driton Zairi dhe këshilltari i shitjes, Nikolla Taleski. Sipas Zairi, kjo veturë është më e shitura në flotën e Hyundai dhe për shkak të kësaj, kompania me mençuri ka vepruar drejt ndryshimeve në dizajn dhe performansa të Tucson-it. Ai është krenar që Mi-Da Grand Motors po i ndjek trendet dhe që qytetarët tanë kanë mundësi që ta vozisin këtë veturë fantastike Hyundai SUV.
“Hyundai Tucson e njëra prej prodhimeve kyce të kompanisë tonë dhe njëra prej modeleve më të shitura me cutting edge dizajn SUV. Ne gjithmonë mundohemi që konsumatorëve t`i sigurojmë komfort dhe rehati, në kombinim me të arriturat e fundit të teknologjisë. Mi-Da Grand Motors, si përfaqësues zyrtar i Hyundai, do të siguroje mirëmbajtje të rregullt dhe ndërhyrje me garancion të gjitha versioneve dhe paraqitjeve të Tucsonit të ri, në pajtim me standardet e korporatës”, deklaroi Zairi.
Në botë, deri më tani janë shitur me shumë se 7 milion kopje nga lëshimi i saj në përdorim në vitin 2004. Prej tyre, 1.4 milion kopje janë shitur në vendet evropiane dhe me këtë, SUV, është i shituri më i madh i kompanisë në nivel global.
“Me paraqitjen e tërësisht Tucson-it të ri është kruciale që të zgjerohet elektrifikimi i veturës tonë më të shitur në terren. Ky lansim është edhe një kthim për Hyundai, pasi që tashmë ne ofrojmë versione elektrifikuese të gamës tonë të veturave SUV. Me dizajnin e saj progresiv dhe paraqitjen më moderne të agregatit të motorit, Tucson-i i ri në tërësi është njëra prej prodhimeve tona kyce në Evropë”, deklaroi Majkl Koul, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i Hyundai Motor Europe.
Gjenerata e katërt e Hyundai Tucson në tërësi ka dizajn të ndryshëm dhe avangard në raport me atë paraprak. Këshilltari i shitjes, Nikolla Taleski, në prezantimin e sotëm, vërtetoi se vetura ka karakter elegant dhe konservator, por me brendësi moderne dhe të digjitalizuar. Udhëtarët fitojnë komfort më të lartë, pasi që kabina, por edhe vet vetura janë me gjërësi dhe lartësi të rritura. Vetura ka hapësirë më të madhe për bagazh. Në mënyrë specifike dhe shumë me rëndësi është edhe fakti se tashmë nuk ekzistojnë ndërprerës tradicional ose gjëra të ngjashme, por të gjitha urdhëresat bëhen në mënyrë elektronike me display ose me tastiera me prekje.
Konsumatorët mund ta blenë me tre agregatë të ndryshëm-benzin, dizel ose hibrid. Motorat benzin ofrohen në dy variante edhe atë, 1.6 benzin me 150 ose 180 kuaj në fuqi, i drejtuar nga një ose dy boshte dhe në mënyrë shtesë ka mundësinë që të zgjidhet midis transmisionit manual dhe automatik. Motorat dizel ofrojnë variante me 115 dhe 136 kuaj në fuqi, të cilat njashtu mund të janë me shtyrje në një ose dy boshte, me transmision manual ose automatik. Risia qëndron te motorët hibrid, Hyundai i ofron me 180 kuaj në fuqi dhe mund të janë me shtyrje në një ose dy boshte me transmision automatik.
“ Në rrjedha me botën dhe teknologjinë moderne, TUCSON-i i ri është i plotësuar me sisteme të shumta për asistencë dhe kujdeset për të gjithë pjesëmarrësit aktiv dhe pasiv në trafik, paralajmëron dhe vepron, në varësi të situatës momentale. Me Hyundai TUCSON të ri, Hyundai si prodhues i ka kaluar kufijtë në një nivel më të lartë dhe më të avancuar. Ka krijuar veturë për secilin dhe për të gjitha kushtet e mundshme dhe me këtë dëshmoi se nuk ekziston në industrinë automobilistike vetëm për të marr pjesë, por për të fituar”, sqaroi Taleski.
Më shumë detaje për veturën mund të lexoni edhe në faqen tonë të internetit www.hyundai-mk.mk ose nëse e shikoni prezantimin tonë në faqen në Fejsbuk. Vetura është e qasshme për vozitje testuese me caktim paraprak.






