“Një falënderim i madh deri te kompania Mozzart për donacionin e inventarit mjekësor. Në kohën e pandemisë secila ndihmë është e mirëseardhur, pasi që të gjitha kapacitetet e institucioneve shëndetësore në domenin e saj të punës janë vënë në funksion të dhënies së shërbimeve shëndetësore për ndihmë dhe preventivë nga kovid 19 dhe njëherit pa ndërprerje po vazhdohet me aktivitetet e përditshme për mbrojtjen shëndetësore primare të qytetarëve”, deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, Borislav Jorgaqievski.
Në këto kohë të vështira në kushtet e krizës globale të nxitur nga pandemia e koronavirusit, kompania Mozzart në vazhdimësi organizon kampanja humanitare me fokus në shëndetësi, ndërsa kësaj here donoi inventar mjekësor të dedikuar për Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.
Me këtë inventar mjekësor, në mënyrë të kompletuar do të mbulohen hapësirat për imunizim kundër Kovid 19 si dhe një pjesë e hapësirave të ndihmës urgjente shëndetësore.
Në emër të Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë u falënderuan për donacionin i cili ka rëndësi të madhe dhe thuan se ndihma ka arritur në kohë, që ta kompletojnë shërbimin për imunizim kundër koronavirusit.
“Një falënderim i madh deri te kompania Mozzart për donacionin e inventarit mjekësor. Në kohën e pandemisë secila ndihmë është e mirëseardhur, pasi që të gjitha kapacitetet e institucioneve shëndetësore në domenin e saj të punës janë vënë në funksion të dhënies së shërbimeve shëndetësore për ndihmë dhe preventivë nga kovid 19 dhe njëherit pa ndërprerje po vazhdohet me aktivitetet e përditshme për mbrojtjen shëndetësore primare të qytetarëve”, deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, Borislav Jorgaqievski.
Nga kompania Mozzart thuan se përmes aksioneve të shumta dhe të ndryshme në vazhdimësi e përkrahin sistemin shëndetësor, ndërsa gjatë vitit të fundit në shumë adresa kanë arritur donacione në formën e të mirave materiale dhe financiare.
“Përkrahja për punëtorët shëndetësor dhe sistemin shëndetësor është më i nevojshëm se kurrë më parë, ndërsa kompania Mozzart theksin e punës me përgjegjësi shoqërore në vitin e fundit e jep pikërisht në luftën kundër koronavirusit, duke i përkrahur punëtorët shëndetësor të cilët në këto rrethana të jashtëzakonshme investojnë tentime mbinjerëzore. Kësaj here e vizituam Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë i cili ka nisur me imunizimin e popullatës. Vazhdojmë edhe më andej me aksione të reja humanitare të cilat do të realizohen në periudhën e ardhshme “, deklaruan nga menaxhmenti i kompanisë Mozzart.
Kompania Mozzart është e njohur për aksionet me përgjegjësi shoqërore, të cilat sidomos theksohen në kohën e pandemisë Kovid 19 dhe me këtë edhe paraqitja e nevojave të mëdha për ndihmë në kushtet e krizës globale. Ata në luftën kundër pandemisë së koronavirusit donuan mjete financiare, krevat spitalor për kujdes intensiv, pako me ushqime, televizione, kompjuter, inventar, pako me vitamina për freski si dhe të mira tjera materiale të dedikuara për institucione të ndryshme me të cilat sigurohet ndihmë për kategoritë më të prekura të qytetarëve në të gjitha sferat e shoqërisë.









