Këshilli nacional i regjistrimit të turqve në Maqedoninë e Veriut ka reaguar ndaj Entit Shtetëror të Statistikave, pasi që edhe pse komunitetit turk i takojnë 8 vende të rezervuara në Rajonin e Strugës dhe Vevcanit për regjistrues edhe instruktor, aty janë pranuar vetëm 8, transmeton Almakos.
“ Enti Shtetëror i Statistikave në shpalljen e publikuar më 23 shkurt 2021 për instruktorë dhe regjistrues rajonal për rajonin e Komunës së Strugës dhe Vevçanit ka vendosur që të ndahen 8 vende për komunitetin turk.
Edhe përkundër aplikimeve të mjaftueshme nga komunitetit turk për vendet e parashikuara në rajonin regjistrues të Strugēs, në rezultatet e shpallura vërehet se nuk është respektuar parimi i përfaqësimit adekuat dhe numri i vendeve të rezervuara për komunitetin turk është zvogëluar nga 8 në vetëm 3.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave presim shpjegim rreth arsyeve së rezultatit të shpallur dhe “sipas cilëve kritere” janë refuzuar kandidatët tanë që aplikuan.
Në emër të Këshillit nacional të regjistrimit të turqve në Maqedoninë e Veriut kërkojmë që sa më parë të zgjidhet ky problem.
Theksojmë që për temën e përmendur janë të informuar të gjithë institucionet kompetente në krye me Entin Shtetëror të Statistikave dhe presim zgjidhjen e sa më shpejtë të së njëjtës. Në të kundërtën, ky vendim do e le nën hije procesin e regjistrimit dhe do ngre dyshime rreth vijimit të regjistrimit.” ,thuhet në Komunikatën e Këshillit nacional të regjistrimit të turqve në Maqedoninë e Veriut./Almakos/




