Rrugët e Çairit, veçanërisht nga Mavrovasja, si dhe rrugët që lidhin Çairinm me qeverinë sot ishin plot me policë nga ora 13 deri rreth orës 15, për të siguruar “protestën për rastin Monstra”. Mirëpo prezenca e tyre ka qenë e kotë, sepse sot nuk ka pasur protestë të caktuar. “Protesta do të mbahet më 2 prill, domethënë pas një jave”, ka deklaruar për gazetën Lajm Bedri Ajdari, nga këshilli organizativ i protestave.
Paraprakisht MPB kishte njoftuar opinionin se do të ketë regjim të posaçëm lëvizjeje prej te parku i Çairit deri te Qeveria për shkak të protestës edhe atë nga ora 13 e 30 minuta.
Mirëpo një nga organizatorët, Blerim Ahmedi, ka akuzuar policinë se qëllimisht dëshiron të fusë huti lidhur me protestat. Nga MPB janë përgjigjur se pikërisht Ahmedi e ka paraqitur organizimin e protestës për ditën e sotme, edhe atë më 22 mars.
Data 12.09.2026
Aktuale
- Velkovski akuzon Klekovskin: “Ku janë ilaçet dhe ku është kujdesi?”
- Modi kërkon pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale dhe reformimin e KS-OKB-së
- “Shqipëria e shqiptarëve!”/ Sot protesta kombëtare në Tiranë, qindra shqiptarë nga diaspora mbërrijnë në Morinë
- Ilda Zhulali: Rikthimi; Një shpresë e re për Shqipërinë
- Andonovski: Patent-shoferi dhe letërnjoftimi në telefon, aplikacioni “m-shërbime” gati për testim
- Xi: BRICS është platforma më me ndikim në botë për bashkëpunimin e tregjeve në zhvillim
- “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan



