Sot në Shkup policia ka kryer bastisje në baneat e Nikolla Gruevskit në Shkup, kanë njoftuar burime policore. Sipas tyre, bastisja është kryer në orët e paradites, transmeton gazeta Lajm.
Siç shkruan “Slloboden Peçat” më herët bastisje janë kryer edhe në disa objekte në Prilep, pronë e ish ministrit të transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Nga policia kanë konfirmuar bastisjet në Prilep dhe Shkup, por pa përmendur pronarët e tyre.
Bastisjet kanë të bëjnë me dushimet lidhur me rastin “Parcelat në Vodno”. Në këtë rast, Gruevski akuzohet se ka mundësuar që me para të grumbulluara për partinë të blehen parcela në Vodno përmes kompanisë së kumbarës së tij, Novaçveski.
Në këtë aferë janë të dyshuar edhe Nenad Josifoviq dhe Ratka Kamçeva.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrin Astrit Haraqija: sipas akuzës, ai është “Ministri” i grupit të kokainës të “Dajës”
- Vjedhje në një barnatore në Tetovë, policia dhe hetuesit në vendngjarje
- Në Ohër, 31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeve
- Fifi flet për planet e dasmës me Adisin: Që të bëjmë një dasmë, na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve
- Astrit Haraqija para gjykatës: Avokati i tij jep detaje tronditëse
- Raporti i KLSH-së: 783 milionë lekë subvencione pa kontroll për transportin publik në Tiranë
- Kallëzim penal kundër dhunuesit nga Ohri, i cili e rrahu të dashurën e tij dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore
- Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, dyshohet se iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit në Polici



