Author: Hamdi Kumanova

Nga Ismet AZIZI Kryetitujt më të shpeshtë të shkrimeve apo analizave në mediat serbe janë: “Do të jemi pakicë kombëtare në Serbi”; “Në Serbi janë zbrazur 1600 fshatra”; “Nataliteti më i ulët në Evropë”; “Serbët zhduken brenda 500 viteve”?! “Populli serb ngadalë vdes për shkak të mortajës së bardhë, Beograd: Katër varrime një pagëzim”, “Çdo e katërta femër serbe nuk është nënë”; “Çdo tre vjet nga një komunë më pak” etj. Në realitet nataliteti është padyshim breng e madhe për Serbinë, pasi që brenda çdo viti zhduket nga një qytet. Thënë ndryshe, Serbia brenda çdo viti, zvogëlohet për 60 mijë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Zoran Zaev i pyetur sot rreth zhvillimeve të fundit me rastin “Monstra”, me çrrastë prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për disa nga të akuzuarit, ndërsa Zaev kohë më parë kishte deklaruar se në burg po qëndrojnë njerëz të pafajshëm, sot tha se fjalën e fundit për rastin konkret e ka gjyqësori. Megjithatë u shpreh se të gjitha detajet që posedonte për këtë rast i ka dorëzuar në ish Prokurorinë Speciale. “Gjithmonë e kam thënë se gjykata është ajo që e thotë fjalën e fundit. Gjithmonë kur kam dhënë përgjigje për këto çështje, kam lënë rezerva.…

Lexo më Shumë

As problemi është zgjidhur, as Greqia nuk pa diçka të mirë. Vetëm një dëm të padurueshëm kombëtar, duke dhënë emrin, identitetin dhe gjuhën, thotë ish kryeministri grek, tani deputet nga Demokracia e Re, Andonis Samaras në intervistën për “Katimerini” lidhur me Marrëveshjen e Prespës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina. Paralelisht, duke i sqaruar qëndrimet e tij, ai paralajmëron se kur tre momorandumet me Maqedoninë e Veriut do të vijnë për ratifikim në Parlament, ai nuk do të votojë për to. “Në fillim, nuk kemi ‘zgjidhur’ kurrfarë problemi, thjeshtë problemin që e kemi pasur e transformuan në një tjetër –…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ditën ndërkombëtare të arsimit tha se Qeveria në mënyrë sistematike e shkatërron arsimin dhe se 20 mijë nxënës nuk e ndjekin mësimin për shkak se nuk kanë llaptopë. “Dita ndërkombëtare e arsimit në shtetin tonë pritet me: 20 mijë fëmijë të cilët nuk ndjekin mësimin për shkak se nuk kanë kompjuterë, bojkot nga maturantët, “reforma nga Finlanda” të cilat nuk janë nga atje dhe që shtyhen me forcë pa konsensus; me përpjekje që të hiqet lënda e historisë si lëndë e posaçme; pa asnjë universitet i cili është në Listën e Shangait në 1.000…

Lexo më Shumë

Më 24.01.2021, sipas informacioneve të marra më parë se në fshatin Bllacë, afër kufirit me Kosovën, ishin varrosur armë dhe muncione të ndryshme nga viti 2001, nëpunësit e Departamentit të Policisë Kriminale, Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar dhe të rëndë në bashkëpunim me SPB-Shkup kanë gjetur dy pushkë, një RPG7, tre granata për RPG7, një armë gjahu, dy ngarkesa baruti për RPG7, nëntë copë muncione 7.62 x 54 R të cilat kanë qenë të groposura. Po merren masa për zbardhjen e plot të rastit. https://youtu.be/KrU7a-0I0us

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, është pyetur nga REL se a ndjen përgjegjësi për arritjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, për faktin se duke qenë kryetar i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, ai ka qenë njëri ndër ata që ka dhënë nënshkrim për azilin e Gruevskit në Hungari. Dashtevski u përgjigj se kur të përfundoj kjo çështje në Strasburg, edhe ata do të vendosin në dobi të ish-kryeministrit të arratisur. “Askush nuk po e diskuton vendimin, duhet ta shohim nëse vendimi është në rregull ose jo. Mendoj se ky vendim do të përfundoj në Strasburg dhe atje…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi sonte se ai azhurnoi anëtarësimin e tij në parti në pritje të zgjedhjes së një lideri të partisë në zgjedhjet e drejtpërdrejta brenda partisë, më 21 mars, që është, thotë ai, një udhëheqje dhe shembull për t’u ndjekur kur bëhet fjalë për demokracinë. “Sot unë azhurnova anëtarësimin tim në LSDM përmes sistemit të ri, i cili lejon regjistrimin aktiv. Këto ditë, vullnetarët dhe aktivistët e LSDM në të gjithë vendin do të kenë qasje në secilin anëtar, jashtë linje ose në internet, në mënyrë që të azhurnojnë anëtarësimin e partisë. “Më 21 mars, anëtarët…

Lexo më Shumë

Uji në liqenin e Ohrit po pakësohet vit pas viti dhe shkak për këtë është bërë hapja e portave për HEC-in në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Ekspertet thonë se duhet ndërhyrë sa më parë. Liqeni i Ohrit pjesë e trashëgimisë natyrore të UNESCO-s po përballet me një fenomen të rrezikshëm. Për të 4-in vit radhazi vihet re tërheqja e ujit përtej normale të lejuara. Përpos fenomeneve natyrore, në pakësimin e ujit të liqenit ka ndikuar një hidrocentral në Strugë, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Thatësira e tejzgjatur përbën një faktor madhor natyror, faktor tjetër është përdorimi i ujit…

Lexo më Shumë

Pas disa aksidenteve dhe rasteve në të cilat si pasojë ka pasur edhe viktima në rrugën industriale në Tetovë, disa aktivist nesër do të mbajnë protesta pikërisht në atë vend, nga ku edhe do të kërkojnë nga Komuna e Tetovës të bëje ndarjen fizike të rrugës dhe të ndërtoje mbikalime, kërkesat tjera do të shpalosen nesër në protestë, shkruan Portalb.mk. Një prej organizatorëve të kësaj protesta, gazetari Besian Leka, në profilin e tij në “Fejsbuk” ka bë thirrje që çdo qytetarë t’i bashkëngjitet kësaj proteste, pasi që siç thotë ai, në këtë rrugë çdo vit shuhet nga një jetë. “Lajmërim…

Lexo më Shumë

Gjatë periudhës së fundit gjendja me epideminë po stabilizohet dhe kemi më pak raste aktive në vend. Gjatë javës së fundit për mbi 3.000 raste është zvogëluar numri i rasteve aktive. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se numri i personave të hopitalizuar ndryshon vazhdimisht, por se në Repartet Infektive ka vende të lira. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej 274 persona shërohen nëpër Repartet Infektive në Shkup. “Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën covid trajtohen 18 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 22 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 22 pacientë me simptoma të koronavirusit, në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (23.01.2021) gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në Gazi Babë nga ana e zyrtarëve policorë nga Stacioni i Gazi Babës është konstatuar se objekti ka vazhduar me punë edhe pas orarit të lejuar dhe në të janë hasur 6 mysafirë të cilët janë privuar nga liria. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror, ndërkohë që do të ngritët edhe padi adekuate.

Lexo më Shumë