Ministria e Financave përgatit ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometri larg shkollave dhe universiteteve. Nuk janë marrë parasysh kërkesat e Lëvizjes anti bixhoz, të cilët kërkojnë distancë prej 3 kilometrave larg vendbanimeve, shkruan Portalb.mk. Në paralajmërimin për ndryshime ligjore, të publikuar në Regjistrin Nacional, thuhet se në ligjin ekzistues nuk është rregulluar distanca e këtyre objekteve në të cilat zhvillohen lojërat e fatit nga shkollat fillore dhe institucionet e larta arsimore. “Kjo mënyrë e rregullimit jep mundësi të rinjve të kenë…
Author: Hamdi Kumanova
Dita Ndërkombëtare e Arsimit – 24 Janarin e këtij viti e shënojmë në kohë të pandemisë e cila ka mbuluar krejtësisht kushte të reja për zhvillimin e procesit arsimor, por edhe sfida në gjetjen e zgjidhjeve për mësim të pandërprerë dhe arsim cilësor edhe në këto kushte jashtëzakonisht të përbëra. Edhe pranë pandemisë Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të investojë në arsimin dhe në përgatitjen e reformës së plotë të re që do të garantojë arsim më të mirë dhe me cilësi për fëmijët tanë. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në video fjalimin me…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të lehta bore ka në Mavrovë dhe në qafën malore Strazhë. Në disa drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve të imëta. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Ekipet kujdestare të NP…
Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes në një intervistë dhënë shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, thekson se vendi ka dëshmuar se është i përgatitur për konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, që Shtetet e Bashkuara ende shpresojnë se do të mbahet sa më shpejt. Zonja Byrnes flet për dëshpërimin pas vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut në Këshillin Evropian. Ajo thotë se vetoja paraqet rrezik jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për BE-në, si dhe për çështjet që ndërlidhen me procesin e zgjerimit në tërësi. E pyetur nëse pritet që administrata e re…
Pasi bankat nuk dëshironin të dorëzoheshin dhe njoftuan vendosmërisht se ata do t’i jepnin gjashtë mijë denarë qytetarëve të cilët nuk arritën t’i merrnin me kohë vetëm nëse zgjatja vendoset në një kornizë ligjore, Qeveria tani miraton një ligj me afatin e fundit për pagimin e këtyre fondeve vazhdon deri në fund të Marsit, njoftoi Faktori. Fillimisht, u vendos në një seancë qeveritare, dhe tani ajo ka hartuar një ndryshim në Ligjin fillestar për Mbështetjen Financiare, i cili në vend të 25 dhjetorit të vitit të kaluar, tani afati i fundit është 31 marsi i këtij viti. Duhen dhënë para…
Që nga e mërkura, një shtetas 49 vjeçar i Maqedonisë së Veriut është dashur t’i përgjigjet Gjykatës rajonale Osnabrück për plagë vdekjeprurëse që ia kishte shkaktuar me thikë bashkëshortes së tij. Prokuroria publike akuzon shtetasin maqedonas për vrasjen e gruas së tij në rrugë të hapur në Bramsche të Gjermanisë, më 17 gusht të vitit të kaluar. Burri dyshohet se e ka shtyrë gruan në një hendek, në një nënkalim nën autostradën federale 68 dhe më pas e ka ther me thikë në gjoks dhe në shpinë, informon Shtegu.com. Prokurori tha se ai ishte në gjendje të zvogëluar të fajit…
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski sot paralajmëroi se ai që do të japë të dhëna të rreme ose do të bojkotojë regjistrimin e popullsisë do të merr kallëzim penal. “Ka dënime për të dhëna të rrema, për mosdhënie të të dhënave si dhe dënime për trysni në aspekt tjetër”, tha Simovski. Ai pret mbështetjen e subjekteve politike që t’i japin mbështetje regjistrimin. “I pari i cili do të japë të dhëna të rreme ose do ta bojkotojë regjistrimin do të merr kallëzim penal”, tha Simovski./Telegrafi/
Gjatë ditës së sotme policë nga SPB Kumanovë kanë kryer kontrolle të shtuara në rajonin e komunës së Likovës. Kontrollet janë kryer për tejkalim të shpejtësisë, transmeton gazeta Lajm. Me këtë rast janë dënuar 56 shoferë, si dhe janë shqiptuar 17 dënime tjera. MPB njofton se po merr masa të vazhdueshme për të parandaluar aksidentet në komunikacion.
Aksioni anti-terror i gushtit dhe dhjetorit në Kumanovë dhe Shkup të vitit që lamë pas akoma nuk është shtruar në akuzë. Prokuroria Publike thotë se hetimi vazhdon, ndërsa për masën e paraburgimit mban llogari mujore duke propozuar vazhdimin e saj në përputhje me Ligjin e Procedurës Penale. Alsat mëson se hetimi është përqendruar në pistat se si u financua grupi i dyshuar për terrorizëm. Megjithëse asnjë indikacion nuk ka dalë nga dëshmia e organizatorit të grupit terrorist Bujar Aliji nga Kumanova, policia ka siguruar komunikime në “Whatsapp” që mund të jenë prova të dobishme gjatë procedurës penale. Në grupin e…
Nga DAP-i informojnë tatimpaguesit dhe kontabilistët se afati për dorëzimin e formularëve TVSH-04 për periudhën tatimore nga 01.10.2020-31.12.2020 dhe 01.12.2020 -31.12.2020 shtyhet për katër ditë, përkatësisht afati i fundit për dorëzim do të jetë 29 janari i vitit 2021, njofton Portalb. “Me vendosjen e një formulari të ri të TVSH-së 04 në përputhje me ndryshimet në Ligjin për tatimin për vlerën e shtuar (Gazeta Zyrtare e RM, nr. 267/20), është konstatuar parashtrim i vështirësuar i formularit TVSH-04”, kumtoi Drejtoria për të ardhura publike.
Me uljen e numrit të të shtruarve nëpër spitalet e vendit nga virusi korona kanë filluar të kthehen në normalitet edhe klinikat interne. Klinika e ORL-së dhe e ajo Oftamologjisë javës që po lëmë pas rinisën të funksionojnë për pranimin e pacientëve të rregullt. Funksionimi normal ka shtuar fluksin e pacientëve para dyerve të klinikave. “Përderisa Klinika e ORL-së dhe ajo e syve po i kthehet normalitetit ku më parë ishin kovid qendra, tani pacientët, të cilët kanë pritur për muaj të tërë për një trajtim spitalor, iu kanë drejtuar këtyre klinikave ku po shihet edhe ambulanca për raste urgjente.”…
Edhe pse kanë kaluar më shumë se nëntë vite nga afati i fundit në të cilin në pajtueshmëri të Ligjit për banim, pronarët e banesave ishin të detyruar të caktojnë drejtues ose të regjistrojnë bashkësi të pronarëve, brengos ajo që një pjesë e kryetarëve të komunave ende nuk kanë emëruar inspektorët komunal për banim, ndërsa edhe në ato komuna ku ka të emëruar inspektorë, ata nuk veprojnë në pajtueshmëri me obligimet e tyre ligjore, thonë nga Komisioni rregullator për banim në raportin për gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2020, shkruan Meta. “Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sipas të dhënave…

