U tejkalua pragu i alarmimit të grimcave PM 10, tregojnë vendet matëse Manastir 2, Kavadar dhe Kumanovë. Sipas Qendrës Informative të Maqedonisë për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë dikasteriale, për shkak të paralajmërimit të DPHM për shi dhe erë në ditët në vijim, nuk është shpallur hyrje në fuqi e masave afatshkurta. “Gjatë shpalljes së tejkalimit të pragut të alarmit dhe hyrjes në fuqi të masave afatshkurta sipas Dekretit për ndryshime dhe plotësime të Dekretit për vlerat kufitare për nivele dhe lloje të substancave ndotëse në ajrin ambientues dhe pragjeve të alarmimit, merret parasysh edhe parashikimi i motit nga DPHM për…
Author: Hamdi Kumanova
1349 administratorë do të sistemohen në 237 institucionet të ndryshme shtetërore. Ky është plani i miratuar nga Qeveria për transferimin e nëpunësve administrativë të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Më së shumti prej tyre janë ekonomistë dhe juristë, informoi sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Transferimi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vend të punës në nivel të njëjtë, aty ku i plotëson kushtet të përcaktuara në aktin e sistematizimit në institucionit ku transferohet. “Nuk kanë më të drejtë zë zgjedhin vend tjetër. Ky është opsioni i vetëm ku ata mund…
Qendra Shëndetësore në Shkup sot pranoi dy ambulanca për transportim të pacientëve, donacioni është nga Këshilli i Komunës së Çairit. Fondet e destinuara për dekorimin e Vitit të Ri u shpërndanë nga komuna për të mbështetur shërbimet shëndetësore në luftën kundër COVID-19. Në një deklaratë për media, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe falënderoi Kryetarin e Komunës Visar Ganiu për përgjegjësinë e lartë shoqërore dhe ndërgjegjësimin në punë. “Ky është një donacion i rëndësishëm. Ky segment i Shërbimit Emergjent Mjekësor është një segment shumë serioz dhe i rëndësishëm në sistemin e përgjithshëm shëndetësor, të cilin ne vazhdimisht po e azhurnojmë. E…
Tashmë dy muaj një pjesë e banorëve të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Siç thonë banorët, mungesa e energjisë tashmë ka shkaktuar edhe dëme të shumta, qoftë në amvisëri por edhe në bizneset private në fshat. “Dëm kemi të madh, 10 minuta ka rrymë, 5 orë e 12 orë nuk kemi rrymë. Dëm kemi, sidomos për produktet e qumështit që kanë afat tre ditë, nuk janë me afat të gjatë. Kemi pas prishje të produkteve”. Të revoltuar nga ndërprerjet e energjisë, madje më shumë se 24 orëshe, banorët iu drejtuan pikës së…
Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në të vërtetë do ta fillojë procesin e negociatave, deklaroi ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir në një intervistë me MIA-n. “Këto bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze është zotuar të ndihmojë dhe do ta shtyjë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, të angazhohen në mënyrë dypalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që…
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa për realizimin e tij do të përgatitet metodologji dhe dokumente të tjera shoqëruese. Vendimi përfundimtar për mbajtje të regjistrimit në vend, i pari pas 19 viteve, ishte konfirmuar me votimin e djeshëm në Parlament, pas të cilit, siç kishte paralajmëruar, nuk qëndroi partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe…
Sot rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari informon Tetovasot . Në këtë zjarr nuk ka patur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Gostivari të cilëve ju kanë arshur në ndihmë edhe pjestarët e policisë të cilët kanë…
Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë për zbatimin e regjistrimit, si akt nënligjor i detajuar që definon procedurën. Sipas zv/drejtorit të Entit të Statistikës Ilmi Selami, edhe pse ligji parashikon prezantimin e Metodologjisë së punës në afat prej një muaji nga miratimi i ligjit, kjo do të ndodhë më shpejt, ose në afat prej 10 deri 15 ditësh. Edhe pse pati vonesa në miratimin e Ligjit të regjistrimit të Kuvend, zv/drejtori Selami sqaron për Alsat se Enti i Statistikës nuk do të ketë problem dhe vonesa me organizimin, të cilin e ka filluar më…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska, përsëriti sot se këtë vit mbetet koncepti ekzistues për maturë shtetëror dhe se nuk do të ketë ulje të numrit të lëndëve për provime, siç kërkohet nga disa nxënës të shkollve të mesme. Në një deklaratë për media dhënë në Gostivar, ministrja Carovska theksoi se koncepti për maturën shtetërore miratua në fillim të vitit dhe se përjashtimi i lëndëve të caktuara do të prishte të gjithë konceptin, përcjell Telegrafi Maqedoni. Carovska tha se deri tani 15 mijë nxënës janë paraqitur për provimet e maturës shtetërore, që sipas saj, tregon se shumica më e…
1349 administratorë do të sistemohen në 237 institucionet të ndryshme shtetërore. Ky është plani i miratuar nga Qeveria për transferimin e nëpunësve administrativë të punësuar përmes programit K5 në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Më së shumti prej tyre janë ekonomistë dhe juristë, informoi sot zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi. Transferimi bëhet nëpërmjet sistemimit të të punësuarit në vend të punës në nivel të njëjtë, aty ku i plotëson kushtet të përcaktuara në aktin e sistematizimit në institucionit ku transferohet. “Nuk kanë më të drejtë zë zgjedhin vend tjetër. Ky është opsioni i vetëm ku ata mund…
Transporti i autobusëve urban në Tetovë do të kushtojë 20 denarë dhe do të ketë pesë kategori të biletave mujore dhe vjetore, njoftoi kryetari i këshillit komunal Bekim Memeti. Për çmimet dhe parametrat e tjerë të transportit duhet të vendoset në seancën e caktuar për më 28 janar, pasi komuna informoi dhe i promovoi pesë autobusët e blerë më 17 janar. “Bileta për një udhëtim do të kushtojë 20 denarë. Në kategorinë A, bileta për të gjithë qytetarët do të kushtojë 900 denarë në muaj, ndërsa vjetore 9000. Kategoria B është për studentët (350 në muaj/3500 në vit), kategoria C…
Driton Sulejmani nga partia Alternativa ka reaguar ndaj rikthimit në rigjykim të rastit “Monstra” dhe dënimit me burgim të përjetshëm të shqiptarëve të akuzuar në atë rast, transmeton Almakos. Në vijim po ju përcjellim reagimin e plotë të tij: Populli shqiptar në këto troje shekullore shqiptare, gjithë këto vite të ekzistencës së këtij shteti të quajtur Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe më parë, padrejtësisht ka vuajtur dhe vazhdon të vuaj diskriminime nga më të ndryshmet, të cilat mund ti grumbullojmë në tri diskriminime sistematike: të përfaqësuarit në kushtetutë, të anashkaluarit në buxhet, dhe të persekutuarit në drejtësi. Edhe…

