Author: Hamdi Kumanova

Driton Sulejmani nga partia Alternativa ka reaguar ndaj rikthimit në rigjykim të rastit “Monstra” dhe dënimit me burgim të përjetshëm të shqiptarëve të akuzuar në atë rast, transmeton Almakos. Në vijim po ju përcjellim reagimin e plotë të tij: Populli shqiptar në këto troje shekullore shqiptare, gjithë këto vite të ekzistencës së këtij shteti të quajtur Republika e Maqedonisë së Veriut, por edhe më parë, padrejtësisht ka vuajtur dhe vazhdon të vuaj diskriminime nga më të ndryshmet, të cilat mund ti grumbullojmë në tri diskriminime sistematike: të përfaqësuarit në kushtetutë, të anashkaluarit në buxhet, dhe të persekutuarit në drejtësi. Edhe…

Lexo më Shumë

Pas një procedure hetimi, prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dorëzoi aktakuzë kundër 11 personave në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Personat akuzohen se në periudhën nga dhjetori i vitit 2019 deri në tetor 2020 në disa raste si organizatorë ose anëtarë të një grupi kryen krimin “organizim grupi dhe nxitjen e kryerjes së trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të të miturve dhe kontrabandë me emigrantë” sipas nenit 418-v dhe veprën penale të“ kontrabandim të emigrantëve” sipas nenit 418-b paragrafi 2 nga Kodit Penal. Siç njoftoi Prokuroria Publike sot, në periudhën…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka regjistruar për 23 për qind më pak aksidente, kështu njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Ndryshe nga MPB-ja njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në një aksion të shtuar të trafikut në rajonin e Kavadarit ka shqiptuar 83 gjoba dhe atë 47 për tejkalim të shpejtësisë, 9 gjoba për ngasje pa patentë shoferi, 9 për makinë të paregjistruara ose teknikisht të parregullta. “Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të numrit të aksidenteve…

Lexo më Shumë

“Ne jemi duke punuar intensivisht, në mënyrë që të jetë thjesht nga një këndvështrim zyrtar ligjor, sepse ishte premtimi im parazgjedhor që do të realizoj një zonë të lirë turistike. Jemi në fazën e fundit të realizimit të këtij projekti”, tha kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti për pastrimin e vendit të qendrës sportive-rekreative Treska. I pyetur nga gazetarët, ai tha se nuk do të ketë spitale, hotele apo qendra tregtare në këtë zonë. “Këto janë spekulime mbi idenë për zhvillimin e turizmit në komunën e Saraj. Ne po e bëjmë këtë së bashku me Qeverinë”, tha Bexheti. Sipas…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e komisionit të përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore sot do të mbajnë një mbledhje online ku duhet të prezantohen tekstet e procesverbaleve të takimeve të mëhershme, të cilat akoma nuk janë firmosur. Në takim do të marrin pjesë nga tre përfaqësues të të dyja palëve. Bisedimet do të jenë të karakterit teknik. Edhe pala bullgare ka konfirmuar takimin duke nënvizuar se nuk do të bisedohet për kurrfarë çështje historike. Ndryshe gjatë viti 2021 pritet që komisioni të ketë 5 takime, i pari duhet të mbahet gjatë muajit shkurt, por data e saktë akoma nuk është përcaktuar.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 34 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirus. Gjithsej 286 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne ka pasur 11 pranime. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 15 pranime të reja, ndërsa në Klinikën Infektive katër 10 ditës së djeshme. Në 24 orët fundit në shtëpi janë lëshuar 35 pacientë të shëruar. Për momentin në Klinikën e Lëkurës në qendrën kovid po trajtohen…

Lexo më Shumë

Nga sonte në mesnatë çmimet me pakicë të benzinës EURO SUPER BS 95 dhe EURO SUPER BS 98, si dhe EURO DIESEL (DE V) ulen për dy denarë për litër në krahasim me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18 janar 2021. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë shtëpiak (EL 1), nga ana tjetër, zvogëlohet për 13 denarë dhe do të arrijë në 41.50 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit për karburant mbetet në të njëjtin nivel. Siç njoftojnë nga Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), nga mesnata çmimet do të…

Lexo më Shumë

Qëllimi i regjistrimit të popullsisë nuk është që të hymë në shtëpi, por të regjistrojmë popullatën, regjistruesit mund të hynë brenda vetëm tek ata persona që kanë nevojë, që nuk mund të dalin jashtë shtëpive, për tjerët nuk kanë nevojë të hyjnë në ambiente të mbyllura, kështu e komentoi zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani zhvillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë gjatë pandemisë. Hasani tha se po përgatiten protokolle konkrete për zhvillimin e këtij operacioni statistikorë. “Punojmë në përpunimin e protokollove, kemi kohë edhe disa javë para fillimit të këtij procesi. Në princip bazohen në protokollet që tashmë i kemi…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (22-janar) rreth orës 01:10, në rrugën ,,APJ (JNA)“ në Gostivar, pjesëtaret e policisë e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 18-vjeçarin O.B. nga Gostivari i cili është takuar duke konsumuar lëndë narkotike, marijuanë. Personi në fjalë u ndalua në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Se shteti ynë s’të ofron mundësi kjo vazhdimisht po dëshmohet, të rinjtë largohen nga vendi për një të ardhme të sigurtë dhe për të gjetur veten në profesionet e tyre pasi në vendlindje nuk ju është dhënë mundësia! Kështu ka ndodhur edhe me Rezeart Nexhmedinin nga fshati Sellcë i Tetovës 19 vjeçarin i cili para 2 viteve u largua për në Islandë që t’i jepet një mundësi punësimi, shkruan Pa Censurë. Sot Nexhmedini suksesshëm dëshmon aftësitë e tij në kulinari duke qenë një ndër picajollët më të mirë të picerisë Domino në Islandë. Nexhmedini edhe pse ka gjetur vetem në…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von der Lajen, nuk dha afat konkret kur Ballkani Perëndimor mund të presë vaksina përmes BE-së apo përmes mekanizmit Kovaks, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Në pyetjen e MIA-s nëse mund të tregojë qartë se kur do të mbërrijnë vaksinat e premtuara në rajon, Ursula Fon der Lajen u përgjigj se kjo do të ndodhë “sa më shpejt që do të jetë e mundur” dhe siguroi se solidariteti me vendet e treta mbetet prioritet për BE-në. Mekanizmi Kovaks, i cili ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme,…

Lexo më Shumë

Qeveria publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Rrogën më të lartë e merr kryeministri Zaev, paga bazë e të cilit është 78,840 denarë, kurse me përvojë të llogaritur prej 22 vjetësh, paga e tij është 87,813 denarë, njofton Portalb.mk. Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili merr 85,113 denarë të ardhura personale (me përvojë 18 vjeçare). Pason ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, e cila merr 74,273 denarë (28 vjet përvojë). Radmilla Shekrinska, ministrja e Mbrojtjes merr 72,989 denarë, kurse ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72,670 denarë. Vijojnë zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi me 71,385 denarë secili, ndësa zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Bujar Osmani marrin pagë prej 70,102 denarë secili.…

Lexo më Shumë