Author: Hamdi Kumanova

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë-Departamenti i Sigurisë së Qarkullimit Rrugor Gostivar gjatë vitit të kaluar (2020), në zonën e gjerë të Gostivarit kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 3522 lloje të ndryshme të parregullsive të trafikut, gjegjësishtë shkelje ose gati 6000 më pak krahasuar me vitin paraprak 2019 informon Tetovasot . Duke vepruar në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjetet, për shkak të parrgullsive të identifikuara, përkatësisht shkeljeve të trafikut, nga trafiku janë përjashtuar 706 automjete. Shumica e automjeteve të përjashtuara (405) kanë qenë me regjistrimtë skaduar deri më 30 ditë,…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në Maqedoni të Veriut do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa për realizimin e tij do të përgatitet metodologji dhe dokumente të tjera shoqëruese. Vendimi përfundimtar për mbajtje të regjistrimit në vend, i pari pas 19 viteve, ishte konfirmuar me votimin e djeshëm në Parlament, pas të cilit, siç kishte paralajmëruar, nuk qëndroi partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE. Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe…

Lexo më Shumë

Eurodeputetja nga grupi i “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian, Tineke Strik, e shfrytëzoi debatin me kryeministrin portugez të kërkojë t’i bëhet presion Bullgarisë për tërheqje të vetos për negociata me Maqedoninë e Veriut. Siç njofton AIM, në debatin e sotëm plenar në Parlamentin Evropian me kryeministrin portugez, Antonio Kosta, tërësisht mungoi tema për zgjerim dhe negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Portugalia kryeson me BE-në prej 1 janarit deri më 30 qershor të këtij viti. Kryeministri Kosta sot në mëngjes i ekspozoi prioritetet e vendit të tij për gjashtë muajt në vijim, por nuk e përmendi zgjerimin. Deputetja Tineke…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Çekisë, Miroslav Toman sot tha se po priten udhëzimet nga Komisioni Evropian për atë se sa vaksinat do të dërgohen në Maqedoninë e Veriut. “Republika e Çekisë është plotësisht e përfshirë në përkrahjen dhe mbështet sigurimin e vaksinave për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkani Perëndimor. Paratë janë këtu, 17 milionë euro janë në dispozicion që duhet të përdoren për blerjen e vaksinave. Qëndrimi ynë është momentalisht që vaksinën ta çojmë përmes sistemit kovaks, që do të thotë se duhet të presim KE të japë udhëzime si dhe sa vaksina do të dërgohen këtu”, tha…

Lexo më Shumë

Nxënësit në librat e historisë fare nuk mësojnë për bashkëpunimin  që e ka pasur Organizata revolucionare maqedonase VMRO me shqiptarët para vitit 1945, thа profesori universitar Lubomir Fërçkovski në emisionin Click Plus. Ai shtoi se shqiptarët dhe maqedonasit kanë pasur ushtri të përbashkët, por fatkeqësisht, sic thotw, kjo pjesë e historisë është fshehur. “VMRO ka bashkëpunuar me shqiptarët. Me askend tjetër, as me grekët, as me tuqit, e as me bullgarët, vetëm me shqiptarët. Bashke kanë pasur çeta dhe ushtri. Këtë histori nuk e mësojmë. Atë histori duhet ta mësojmë. Kjo është tash histori e rëndësishme dhe bazë e sistemit…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 1.023 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas qyteteve në Shkup-511, Kumanovë-51, Tetovë-32, Prilep-46, Gostivar-29, Shtip-17, Manastir-34, Veles-38, Strumicë-26, Kavadar-50 , Koçan-22, Kërçovë-11, Sveti Nikollë-5, Gjevgjeli-15, Negotinë-21, Dibër-22, Resnjë-3, Kriva Pallankë-20, Radovish-23, Berovë-9, Dellçev-1, Probishtip-3 , Vinicë-4, Vallandov-5, Makedonski Brod-2, Bogdanc-6, Krushev-3, Demir Kapi-2, Pehçev-11, Dojran-1. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 89.463. N numri i pacientëve të kuruar është 74.800, numri i vdekjeve është 2.739, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.924.

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së djeshme janë vjedhur disa kapakë të pusetave në territorin e Shkupi. Vjedhjet kanë ndodhur në bulevardet “Ilinden” dhe “8 Shtator”, si dhe në rrugën “Kryengritja e Karposhit” në Shkup, ku janë vjedhur mbulesat e pusetave dhe ulluqet, informojnë nga N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, transmeton Alsat. Autoritete thonë se rasti është raportuar në polici dhe se kapakët do të zëvendësohen sa më shpejt që të jetë e mundur. “Duam t’i bëjmë thirrje publikut dhe qytetarëve, që të mos vjedhin grila dhe kapak të pesetave në rrugë sepse në atë mënyrë rrezikohet siguria e qytetarëve dhe e pjesëmarrësve në…

Lexo më Shumë

Prej nesër kthehet orari paraprak për kafeterintë, restoranet dhe objektet e tjera gastronomike, të cilat do të kenë të drejtë të punojnë deri në orën 21:00. Por edhe ky kufizim ka gjasa të ndryshojë dhe orari të shtyhet deri në ora 23:00. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi, paralajmëroi sot se zgjatja e sërishme e orarit të punës do të shqyrtohet gjatë javës së ardhëshme, por vendimi përfundimtar përsëri do të varet nga situata epidemiologjike. Fatmir Bytiqi, zv kryeministër “Sipas sugjerimeve të komisionit për sëmundje ngjitëse, javën e ardhshme do ta shqyrtojmë mundësinë për të zgjatur orarin e punës nga…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 793 testime të realizuara, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Shkup-45, Kumanovë-4, Tetovë-4, Gostivar-4, Shtip-4, Kavadarc-3, Strugë-4, Kërçovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1 dhe Dibër-1. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1023 persona të shëruar nga korona virusi. Shkup-511, Kumanovë-51, Tetovë-32, Prilep-46, Gostivar-29, Shtip-17, Manastir-34, Veles-38, Strumicë-26, Kavadarc-50, Koçan-22, Kërçovë-11, Sveti Nikollë -5, Gjevgjeli-15, Negotinë-21, Dibër-22, Resnjë-3, Kriva Pallankë-20, Radovish-23, Berovë-9, Dellçevë-1, Probishtip-3, Vinic-4, Vallandovë-5, Makedonski Brod -2, Bogdanci-6, Krushevë-3, Demir Kapi-2, Pehçevë-11 dhe Dojran-1. Ndërkaq 13 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Lexo më Shumë

Shumica parlamentare vazhdon të caktojë seancë të Komisioneve për të debatuar me veten, pa prezencën e mediave dhe pa opozitën. VMRO-DPMNE-ja nuk mori pjesë as në seancën e Komisionit për çështje të Rregullores, mandatit dhe imunitetit në të cilin ishte paralajmëruar diskutim për zbatimin e Rregullores. Për shkak të masave të vendosura kundër virusit, seancën nuk mundën ta ndjekin as mediat dhe as në faqen elektronike të Kuvendit nuk pati transmetim direkt. VMRO-DPMNE-ja megjithatë, ka disa vërejtje sa i takon zbatimit të Rregullores të cilat i shpalosi para mediave. Kryesisht, kërkojnë të mos u hiqet mundësia të debatojnë për propozim-ligjet.…

Lexo më Shumë

Për shkurtimin e lëndëve të provimit të maturës nga 4 në 2 të diskutohet vetëm në vitin e ardhshëm. Kështu iu përgjigj ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, maturantëve të cilët kanë paralajmëruar bojkot. Ajo bëri të qartë se jo vetëm që do të ketë maturë këtë vit, por edhe do të jenë po aq lëndë sa kanë qenë deri tani. Milla Carovska, ministre e Arsimit “Sa i përket maturës, ne kemi pasur takim me ta, thamë se vitin e ardhshëm duhet të kemi model të ri të maturës. Ky është konkept i ri i maturës dhe ka më…

Lexo më Shumë

Rezultatet e regjistrimit nuk do të ndikojnë në drejtat e parapara në ligj dhe Kushtetutë Kjo është përgjigjja e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen e gazetarit për të komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së Arbr Ademi se BDI nuk do të njohë rezultatet e regjistrimit nëse shqiptarët etnikë në Republikën e Maqedonisë Veriore rezultojnë të jenë nën 20 përqind të popullsisë së përgjithshme. “Regjistrimi është vetëm një operacion statistikor që është më shumë për nevoja administrative dhe planifikim dhe prapa zbatimit dhe rezultateve të tij janë LSDM, BDI dhe partitë e tjera në koalicionin qeverisës. “Të drejtat e fituara të…

Lexo më Shumë