Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e pushimit dimëror që zgjat nga 31 dhjetori. Nesër do të vazhdojnë gjysmë vjetorin e dytë të vitit shkollor 2020/2021 dhe do të kthehen në mësime – para pajisjeve TI ose në bankat shkollore. Në përputhje me ndryshimet në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave (fillore dhe të mesme), gjysmë vjetori i parë i këtij viti shkollor filloi një muaj më vonë, përkatësisht më 1 tetor, ndërsa numri i ditëve të mësimdhënies është zvogëluar nga 180 në 159. Sot është edhe dita e fundit për dërgimin…
Author: Hamdi Kumanova
Dje rreth orës 20:45, në Bllokun 82 në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë arrestuar shtetasen e Kosovës Xh.M. (44), e cila kishte hyrrë ilegalisht në vendin tonë, ku po qëndronte e padeklaruar informon Tetovasot . E njëjta është mbajtur në Stacioni Policor Tetovë, prej ku edhe është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrim, Të Huaj dhe Ripranim për procedura të mëtejshme.Ts
Dje rreth orës 22:40, në Palçisht të Epërme të Tetovës, efektivët e policisë të SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 19-vjeçarin A.R. nga Siniçani i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin ,,Volkswagen Golf” me targa të Tetovës të cilin e drejtonte, është gjetur marijuanë. I njëjti është mbajt në Stacionin Policor Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë adekuate
Ekzistojnë vetëm dy opsione që Bullgaria të japë dritë jeshile për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me të cilat duhet të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis dy vendeve, deklaroi nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova. “Ose do të insistojmë në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut të ketë kapitull përfundimtar dhe gjatë procesit të negociatave të ndjekim nëse respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë ose në të të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes”, theksoi Jotova në deklaratë për Televizionin kombëtar bullgar. Sipas Jotovës, e…
Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhë nga 11 deri më 17 janar janë testuar gjithsej 14.111 materiale në laboratorët në të cilët zbatohet testimi molekular dhe testimi antigjen për praninë e SARS-CoV-2 me rritje prej 8,4 për qind në krahasim të javës së kaluar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Janë regjistruar 2.397 raste të reja pozitive prej 34 qyteteve në shtet me ulje prej tre për qind në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n=1.089; 45,4 për qind) me incidencë javore – 176,3/100.000. Incidenca më e lartë…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditë së djeshme (16.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Sarajit janë shqiptuar 65 gjoba, mes të cilave 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 7 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 9 për përdorim të telefonit. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave të komunikacionit.
Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami informoi se është realizuar mbështetja financiare për sektorin privat. Selami përmes një postimi në rrjetin social facebook informon se janë aprovuar mbi 6000 kërkesa të sektorit privat. “MBËSHTETJE FINANCIARE PËR MUAJIN DHJETOR 2020, PËR PERSONAT FIZIK TË CILËT KRYEJNË VEPRIMTARI TË PAVARUR KËRKESA TË APROVUAR KPF-VPDH/2 6143 SHUMA E MBËSHTETJES FINANCIARE 106.949.630,00 denarë Vazhdojmë me mbështetje financiare për sektorin privat! #QeveriaeRMV #DAP”, ka shkruar Selami në facebook.
Në vigjilie të zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit është ndezur fushata para kohe ndërsa tek të gjithë subjektet politike kanë filluar të përfliten edhe emrat e mundshëm që pritet të jenë kandidatët kryesorë në garën për kreun e komunave informon Tetovasot. Por në këtë garë të nxehtë është sërish Tetova epiqendra kryesore si njëri ndër qytetet më të mëdha dhe të rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Për të kapur “peshkun”,liderët e partive kanë nisur të kalkulojnë me mjekët,pasi ata janë më të kapshëm për të mbledhur vota.Në vijë të kësaj çdo parti ka nga një…
Hamdi Nuhiju Visarin personalisht e njoh qe 16 vite dhe me të kam mbajtur një shoqëri të vazhdueshme. Kam qenë te ai dhe ka qenë të unë. Njihemi edhe familjarisht, nuk jemi vetëm shok. Edhe pse jetojmë në qytete të ndryshme të shqiptarisë, kemi të njëjtat brenga, halle dhe dëshirë për shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Camërisë e diasporës. Duam që shqiptarët t`i shohim të përparuar dhe të kapur pas dijes e punës, e jo pas lukseve e të akulturuar në kultura të huaja. Ka shumë arsye pse duhet përkrahur Visar Korenicën me numër 79…
Disa besimtarë hynë në Liqenin e Ohrit për të vazhduar traditën, të lahen për shëndet, por e gjithë kjo ishte individuale dhe pa grupime më të mëdha. Për festën Uji i Bekuar në Ohër ndonjëherë ka pasur edhe 800 notues të cilët në ujëra pothuajse të ngrirë janë hedhur pas kryqit, të cilët i kanë ndjekur mijëra besimtarë nga gjithë vendi, vendet fqinje por edhe turistet nga e gjithë bota.
Kryeministri Zoran Zaev thotë se mbështetja e turizmit të brendshëm dhe vauçerët “Në shtëpi është si në shtëpi” kanë dhënë rezultate të shkëlqyera për objektet e brendshme turistike. “Të dhënat për Mavrovë – Rostushë (Parku Kombëtar Mavrovë) për 10 muajt e parë të vitit 2020, përkundër mbylljes në prill, maj dhe një pjesë të qershorit kur objektet e akomodimit nuk po funksiononin, tregojnë se 22.453 qëndrime gjatë natës janë realizuar nga 11.098 turistë, ndërsa për të njëjtën periudhë në 2019 ka pasur 20.563 qëndrime gjatë natës dhe 10.394 turistë në objektet e akomodimit. Kjo është një rritje prej gjashtë përqind…
Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Në një përgjigjje të gjatë të Prokurorisë Speciale që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.…

