Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e Ben Emmerson, avokatit të Kadri Veselit, për ta liruar përkohësisht nga paraburgimi ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Në një përgjigjje të gjatë të Prokurorisë Speciale që mban në fund firmën e kryeprokurorit Jack Smith, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.…
Author: Hamdi Kumanova
Drejtuesit e bizneseve të gastronomisë në Maqedoninë e Veriut, po kërkojnë heqjen e tërësishme të masave kufizuese në punën e tyre, meqë, siç thonë, gjendja e deritanishme ka dëshmuar se ato më së paku kanë ndikuar në përhapjen e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Reagimi i Odës së Pavarur të Gastronomëve vjen pas paralajmërimit të qeverisë se nga 21 janari, kur edhe skadojnë masat kufizuese, do të ketë lehtësira në orarin e punës në hoteleri, gastronomi e biznese tjera shërbyese. “Ne kërkojmë heqjen e të gjitha masave kufizuese sa i përket punës së objekteve të gastronomisë, por edhe…
Më shumë se një dekadë ka kaluar nga koha kur Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që t’i shpërndajë falas librat për nxënësit e shkollave fillore dhe ato të mesme. Si nismë e Qeverisë, një herë filloi vetëm për nxënësit me status të rrezikuar social dhe më pas u vendos që të gjithë nxënëseve t’u jepen librat shkollor falas për arsimin e obligueshëm fillor dhe të mesëm. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fillim tha se librat do të ndërrohen çdo dy vite, por më pastaj – e shtyu në pesë vite, shkruan gazeta KOHA. Ky afat pesëvjeçar për…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 40 të saj miratoi planin e shpërndarjes së nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit K5. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se vendimet e reja të punës administratorëve do tu ndahen ditëve në vijim. Grubi thotë se Ministria e Financave tashmë ka dhënë pëlqim për planin e sistemimit të nëpunësve administrativ kurse Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës është angazhuar që brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e akteve për sistematizim të këtyre administratorëve, në kuadër të kompetencave të saja të përfundojë…
Më datë 18.01.2021, me urdhër të gj y k a t ë s i t, uniformat blu të Kërçovës kanë kryer një b a s t i s j e në shtëpinë e E.D. (40) nga Kërçova, ku ndodhej S.Sh. (60) nga Zvicra. Gjatë b a s t i s j e s u gjet dhe u mor s u b s t a n c ë pluhuri dhe lëndë me mbetje të s u b s t a n c ë s së pluhurit. Ato u privuan nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do…
Lloji i groshës “Tetovac” në Serbi po shitet si groshë nga Kirgistani. Mediumet e atjeshme kanë publikuar fotografi për shkak të numrit të madh të eksportuesve e paketuesve të kyçur deri arritjen në Serbi. Grosha është nga Kirgistani, por e kultivuar me farë të groshës nga Tetova. Në Serbi ka arritur përmes një kompanie Zvicrane dhe bullgare.
Reshjet e borës të cilët përfshinë rajonin e Pollogut edhe pse jo në sasi të mjaftueshme, megjithatë kanë ndikim pozitiv tek të mbjellat vjeshtore, kryesisht kulturat bujqësore si gruri, elbi, tërshëra e kështu me radhë. Bora në këtë periudhë është e mirëseardhur sepse i mbron këto kultura bujqësore nga ngrirja, thonë në Agjencia për përkrahjen dhe zhvillimin e bujqësisë, njësia rajonale në Tetovë. Sipas drejtuesve të kësaj agjencie, kulturat bujqësore nuk reagojnë njësoj ndaj temperaturave të ulëta, shkruan gazeta KOHA. “Siç e dimë, ka kultura bujqësore që mund t’u rezistojnë temperaturave deri në minus 25 gradë Celsius, por ka kultura…
Pas padisë për shpifje nga Zoran Zaev, gazetari Zoran Bozhinovski në rrjetet sociale publikoi audio incizim dhe transkriptë të bisedës mes Aleksandrit, djalit të ish agjentit Zoran Verushevski dhe ish kryetarit të komunës së Strumicës dhe lider i LSDM, ndera kryeministër i tanishëm , Zoran Zaev. Audio incizimi është i gjatë 2 orë e 17 minuta. Sipas informacioneve takimi ka ndodhur në gusht të vitit 2016, në drekë në një hotel në Strumicë. Siç thotë Bozhinovski, Aleksandër Verushevski në drekë me Zaevin është dërguar nga Sasho Mijallkov, ish shef i DSK, për të biseduar, negociuar dhe për të…
Pas më shumë se tre dekadave, stacioni për klorimin e ujit në rezervarin kryesor të qytetit të Dibër u bë ndërrimi i pajisjeve të vjetra. Vendosja e pajisjeve të reja për klorim u realizua nga ana e ekspertëve, kurse financimi u bë nga Komuna Dibër me 360.000 denarë nga buxheti lokal, shkruan gazeta KOHA. Ndërmarrja komunale publike “Stanradi”, e cila është e themeluar nga komuna, menaxhon ujësjellësin Rosok – Dibër. Kryetari i Komunës, Hekuran Duka, deklaroi se gjatë viteve të kaluara, vazhdimisht ka pasur probleme serioze në procesin e klorimit të ujit. “Këtë shqetësim e analizuam me përfaqësuesit të ndërmarrjes…
Grantet për sallonin e ondulimit e dërgojnë Lidija Dimovën në Prokurori. Drejtorja e shkarkuar e Agjencisë Nacionale të Programeve Arsimore Evropiane së shpejti do të dëshmojë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ajo do të thirret si e dyshuar për abuzim me detyrën zyrtare, pasi që sallonit të ondulimit i la ndarë grant me para evropiane prej 270,000 euro për të mbajtur trajnime për shkrim-lexim mediatik. Deklarata e parë tashmë është dhënë nga pronari i ndërmarrjes VEZ Trejd, Zoran Zlatkovski. Në pyetje do të merren edhe ish bashkëpunëtori i huaj dhe arkëtari i Agjencisë me të cilën udhëhiqte…
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme ka vendosur që të bojkotojë mësimin onilne në gjysmëvjetorin e dytë që zyrtarisht duhet të fillojë nga 21 janari derisa të pranohen kërkesat e tyre nga autoritet arsimore. Nga Unioni i Shkollave të Mesme thonë se për përpilimin e kërkesave të tyre për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore, kanë marrë shembull autoritetet arsimore në Francë që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje. UNSHM “Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren Carovska më 9 dhjetor 2020.…
Dje, në ora 13 e 20, në një market në fshatin Marinovë të Shkupit, uniformat blu kanë privuar nga liria personin me inicialet Z.P. (60 vjeç) nga fshati Miladinovc i Shkupit, për shkak se u kap duke vjedhur në market. Tek ai u gjetën gjërat që kishte vjedhur dhe iu kthyen marketit. Ai u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimittë rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim adekuat./tn

