Author: Hamdi Kumanova

Më datë 18 janar 2021 në periudhën prej 18.00 deri në 21.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll mbi objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, kështu që në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë e Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, kanë qëndruar 4 persona dhe pronari i lokalit. Objekti është mbyll nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgaditet edhe parashtresë adekuate.Tetovasot

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska në debatin e mbrëmshëm televiziv në TV Klan tha se për reformat në arsim ekziston mbështetje e fuqishme edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe se deri më tani, për përpunim të Konceptimin për arsimin fillor, nuk është paguar asnjë denarë nga buxheti. “Të gjithë mund të kontrollojnë, ne jemi transparent si Ministri, unë si ministre nuk kam asnjë problem me ndarjen e një lloji të tillë të informacionit. Deri më sot, nga buxheti nuk është shpenzuar, veçanërisht për hartimin e këtij Koncepti, asnjë denarë, sepse kemi partnerë ndërkombëtarë të cilët me të vërtetë kujdesen…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (18/19.01.2021) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë shqiptuar gjithsejtë 331 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria e Brendshme në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim të masave dhe protokolleve që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) në periudhën prej 18.00 deri në 21.00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontroll në disa objektet hotelierike në lidhje me “mosveprimin sipas rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, kështu që në një objekt hotelierik në fshatin Bogovinë të Tetovës, pronë e personit Xh.B. (50) nga Bogovina, kanë qëndruar 4 persona dhe pronari i lokalit. Objekti është mbyll nga ISHT, dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, do të përgatitet edhe parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Kryesuesja aktuale me BE-në, Portugalia, shpreson se në gjysmën e parë të këtij viti do të zhbllokohet kontesti me Sofjen dhe se do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Në të njejtën kohë, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski porositi se asnjë vend anëtar i Unionit nuk guxon përmes vendosjes së kërkesave irracionale ta sjellë në pikëpyetje të ardhmen evropiane të popullit tonë. Kryeministri Zoran Zaev, ndërkaq, tha se fokusi në bisedimet me Bullgarinë deri në zgjedhjet tek ata, do të jetë në Planin e Aksionit, pas çka do të pasojë zhvillimi i bisedimeve në…

Lexo më Shumë

“Çfarë do të vlente nëse jemi të shëndetshëm dhe fqinjët kanë probleme,” tha sot Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke komentuar rreth dozave të vaksinave që ai do t’i japë Maqedonisë. Ai shtoi se shkathtësia e Zaev kontribuoi që Serbia t’i jepte 8.000 vaksina Maqedonisë së Veriut. “Po kur duhet t’i ndihmojmë ata?” Normalisht, kur ata janë në vështirësi. Është shkathtësia e Kryeministrit Zaev, i cili luftoi që vendi i tij të sigurojë vaksina. Unë mendoj se kjo nuk është vetëm një lëvizje miqësore dhe vëllazërore nga ne dhe Maqedonia e Veriut, por gjithashtu për të treguar se ne jemi duke…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 203 gjoba, dhe atë: 19 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për vetura të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 14 për përdorim të telefonit. Janë shqiptuar edhe 19 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 4 për kalim në të kuqe në semafor, 69 për parkim të parregullt dhe 20 për mosmbajtje të maskës. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më…

Lexo më Shumë

Njoftohet pakoja e pestë i masave anti-krizë, por publiku ende nuk ka detaje ose analizë të efekteve specifike të katër të mëparshmëve. Edhe pse dihet se sa para u jepen dhe cilit përdorues, një analizë e hollësishme e efekteve mungon. Ndërkohë, masa të reja pritet që pretendimet e qeverisë të dalin në fund të këtij muaji ose në javën e parë të shkurtit më së voni. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje tha se konsultimet ishin në proces me Odat Ekonomike dhe të gjithë aktorët për të arritur zgjidhjet më efektive. “Ne po flasim për momentin, masat nuk janë të…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hamzi Ibraimi Komuniteti Musliman i Shqipërisë, një institucion i cili udhëhiqet nga njerëzit e organizatës terroriste turke me në krye Fethullah Gylenin, kanë nisur një nismë për një projekt nga i cili do të grumbullohen para në të gjitha xhamitë e Shqipërisë, gjoja se këto para do të shërbejnë për mirëmbajtjen e xhamive. Në emër të këtij projekti, përkrahësit e Fethullah Gylenit kanë nxjerrë një fetva se ky antarësim është një detyrim shpirtëror, moral dhe fetar. Organizata terroriste “Hizmet” kohët e fundit është duke përjetuar një krizë financare dhe për ta mbuluar këtë krizë kjo organizatë në emër të…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov mohon që të ketë dhënë urdhër për përgjim dhe mohon se ka urdhëruar shkatërrimin e dy sistemeve të ndjekjes së komunikimit. Mijallkov tha se në gjitha seancat e mbajtura tani më 3 vite për rastin Target-Fortesa, asnjëherë as me dëshmi materiale e as verbale, prokuroria nuk ka vërtetuar një gjë të tillë. “Nuk është e vërtetë, unë nuk kam pasur mundësi dhe privilegj që të jap urdhër të tillë. Asnjëherë askujt, as në formë të shkruar e as gojarisht nuk kam dhënë urdhër në drejtim të përgjimeve ilegale të komunikimeve. Gjatë…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 569 testime të realizuara, 63 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona. Shkup-42, Kumanovë-3, Tetovë-2, Prilep-2, Gostivar-1, Shtip-1, Manastir-1, Veles-2, Ohër-1, Strumicë-2, Kavadarc-1, Negotinë-1, Vinic- 1, Probishtip-2 dhe Krushevë-1. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 176 persona të shëruar nga Covid-19. Shkup-101, Shtip-7, Manastir-4, Ohër-22, Kavadarc-9, Strugë-4, Koçan-4, Negotinë-5, Dibër-7, Kriva Pallankë-3, Resnjë-2, Radovish-1, Berovë -3, Probishtip-2 dhe Demir Kapija-2. Ndërkaq 13 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.

Lexo më Shumë

Policia mbrëmë ka arrestuar dhe më pas dëbuar një shitës droge nga Turqia i cili një kohë më të gjatë vepronte në vendin tonë. Raportohet se prezenca e tij në vendin tonë kishte lidhje me shitës lokal të drogës por dhe politikanë. Nga MPB-ja konfirmojnë rastin. “Më 18.01.2021 zyrtarë policorë nga Biroja për Siguri Publike kanë arrestuar R.S.P. 49 vjeçar, i cili ka qëndruar në vendin tonë, ndërkohë që ka shkelur rregullat për qëndrim të shkurtër. Pas konstatimit për shkelje të afatit të qëndrimit, personi në fjalë është dëbuar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë