Ish ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska ka deklaruar se nuk e ka ditur se çfarë ka nënshkruar kur në DSK është formuar komisioni për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Jankullovska këtë e ka deklaruar sot para gjykatës gjatë dëshmisë për rastin Target-Fortesa. Jankullovska është e akuzuar në këtë lëndë pikërisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjeve, gjegjësisht në pjesën e rastit “Fortesa”, lëndë që më pas ishte bashkuar me lëndën “Target” për përgjimin. Ish ministresh për punë të brendshme e ka hedhur fajin për punën e komisionit anëtarëve. Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i cili është i…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i LSDM-së Darko Kaeski ka rezultuar pozitiv me Covid 19. Ndërsa pritet të dalin rezultatet edhe për një deputet tjetër. Për këtë arsye, shumica nuk ka mundur të sigurojë forum për të filluar seancën e 30-të në të cilën mes tjerash në rend dite ndodhen Ligji për Regjistrim, Interpelanca e Opozitës e ngritur për Nikolla Dimktrovin dhe një sërë ligjesh të tjera. Deputetët e Opozitës edhe pse të regjistruar në Kuvend nuk janë futur në sallë për të siguruar kuorum për punë e Kuvendit.
Kur të kalohen kufijtë, të shpifin për ju disa herë, para së gjithash për ndjenja personale, ndërsa pastaj madje edhe për funksionin politik që e kryeni një ditë duhet të thoni ndalo dhe të ngrisni akuza, kjo është mënyra e vetme në vend të masim deri në çfarë mase është e lejueshme shkelja e ndjenjave të qytetarëve, përfshirë edhe mua si Kryeministër, deklaroi sot Kryeministri, Zoran Zaev para Gjykatës Civile pas seancës me gazetarin Zoran Bozhinovski. Zaev shton se si bartës i pushtetit ekzekutiv, është normale të jesh nën sulm nga qeveria kritike, por që gjithsesi duhet të ketë një…
Gjatë muajit dhjetor të vitit që e lamë pas, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e prezantoi propozimin e ri për arsimin fillor nën titullin “Koncepti për arsimin fillor”. Pasi që e kemi marrë këtë material dhe e kemi studiuar përmbajtjen e tij, ne si parti politike gjykojmë se kemi detyrim që ta themi publikisht mendimin tonë përkitazi me këtë propozim. Alternativa ka më shumë vërejtje rreth përmbajtjes së propozimit, por ato do t’i lë për një moment tjetër, sepse konsideron se më e rëndësishme se kritika ndaj përmbajtjes është vërejtja thelbësore ndaj qasjes së MASH-it për arsimin fillor. Pyetja…
Pasditën e djeshme rreth orës 17.00, zyrtarët policor të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 45-vjeçarin K.T. nga Gostivari, i cili në shtëpinë e tyre në Gostivar, e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij 37 vjeçare. “Merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, thonë nga policia. Kundër K.T. do të pasojë parashtresë adekuate.
Edhe këtë vit shteti do të vazhdojë t’u ndajë vauçerë për pushim punëtorëve me të ardhura të ulëta në kapacitetet turistike vendore, kumtoi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas Bekteshit, mbështetja do të arrijë 12.000 denarë për aplikues, ndërsa thirrja publike do të publikohet në gjysmën e parë të vitit. Ndarja e vauçerëve do të jetë sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari”. “Vazhdojmë me masën e pushimit të organizuar të punëtorëve me të ardhura të ulëta, të ardhurat mujore të të cilëve për familje nuk e tejkalojnë neto vlerën prej 30.000 denarë. Efektet e vauçerëve vitin…
Policia ka dënuar një deputet i cili ka qenë duke biseduar në telefon celular përderisa ka qenë duke drejtuar makinën në rrugën Kumanovë-Shkup. “Zyrtar policor nga SPB Shkup sot i kanë shqiptuar një dënim deputetit M.K i cili ka shkelur Ligjin për siguri në komunikacion me atë që ka qenë duke biseduar në telefon celula përderisa ka drejtuar makinën e tij në rrugën Kumanovë-Shkup”, kanë njoftuar nga MPB, përcjell SHENJA.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dhe nënkryetari i partisë, Aleksandar Nikollovski në disa ditë në vijim do të realizojnë vizita dhe takime diplomatike me disa politikanë nga rajoni dhe Evropa. Në bisedë për Dojçe Vele-n, Mickoski thotë se bëhet fjalë për “një mini-ofensivë diplomatike”, e cila përveç Budapestit dhe Lubjanës, do ta përfshijë edhe Zagrebin, ndërkaq të gjitha vizitat janë të lidhura me partitë simotra të VMRO-DPMNE-së në suaza të Partisë popullore evropiane, por njëherit ato janë edhe partitë në pushtet në vendet e veta evropiane. “E përbashkët është që në këto takime, haptazi do të flasim për zhbllokimin e…
Prej se bota po përballet me virusin korona në fshatin Bozovcë të Malësisë së Tetovës banorët ende nuk e dinë se çfarë është kjo sëmundje, ata thonë se vetëm kanë dëgjuar për pandeminë, por deri më tani asnjë qytetarë i këtij vendbanimi nuk është infektuar. Gati një vjet prej se ka filluar përhapja e pandemisë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në fshatin Bozovcë të malësisë së Tetovës ende nuk është infektuar asnjë banorë me coronavirusin. Qytetarët e anketuar nga Tv Klan thonë se të gjithë janë shëndosh e mirë dhe deri më tani nuk kanë dëgjuar se dikush në…
Një shtetas i Republikës së Shqipërisë gjatë këtij uikendi, me kërkesë të Interpolit është arrestuar vendkalimin kufitarë Bllacë e Poshtme. “Më 16.01.2021 në ora 11:30 minuta në Stacion Policorë të vendkalimit kufitarë Bllacë e Poshtme, me kërkesë të Interpolit është arrestuar personi G.M. 24 vjeç nga Republika e Shqipërisë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Dallimet e mëdha mes pushtetit dhe opozitës lidhur me metodologjinë që duhet të përdoret në procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, mund ta rrezikojnë gjithë këtë proces, thonë nga Enti shtetëror i Statistikave. Partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM është kundër Ligjit për regjistrim, për të cilin ka përfunduar debati parlamentar dhe i njëjti pritet të miratohet në fillim të javës së ardhshme. OBRM-PDUKM-ja kërkon që procesi i regjistrimit të shtyhet për një vit, pasi siç thonë nga kjo parti, në të nuk janë përfshirë standardet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që nuk është e përcaktuar as metodologjia e…
Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se gjithsej 802 njësi të plazmës konvalescente janë siguruar për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19, nga gjithsej 729 dhurues, njofton Portalb.mk. Deri më tani, 661 pacientë janë trajtuar me plazmë gjaku. Me këtë akt më të lartë të humanitetit, qytetarët që janë shëruar kanë mundësinë të ndihmojnë ata që po luftojnë aktualisht me koronavirusin. “T’ju ndihmojmë personave, të cilët luftojnë me koronavirusin, të dhuruar plazmë konvalescente gjaku, iu bëjnë thirrje nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit të gjithë pacientëve të shëruar që e kanë kaluar Kovid-19. Përmes plazmës së dhuruar konvalescente, antitrupat…

