Author: Hamdi Kumanova

Qeveria zvarrit kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me Sopotasit të cilët ishin të dënuar në mungesë. Për më tepër se dy javë, kërkesa e drejtuar në Qeveri endet nëpër labirintet e organit ekzekutiv pa epilog konkret. Nuk është caktuar komisioni i cili trajton çështjen para dërgimit në seancë Qeveritare. Për këtë pikë nuk u diskutua as në seancën e sotme të Qeverisë. Qeveria: “Ende nuk ka vendim konkret për kërkesën në fjalë. Kërkesa e pranuar po shqyrtohet nga trupat e ndryshëm në Qeveri. Pasi të përfundojë shqyrtimi, menjëherë do të shqyrtohet edhe në seancë të…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut prej 19 vitesh nuk ka realizuar regjistrim, prandaj shtyerja e regjistrimit siç kërkon VMRO-DPNE, është e pa pranueshme, thot për Europën e lirë, drejtori i Entit të Statistikës Apostol Simovski. Statistika e regjistron realitetin, nuk e krijon atë thot Simovski, sipas të cilit çfardo regjistrimi të realizoni gjithmonë do të ketë të pa kënaqur. Ai shpreh bindjen se regjistrimi këtë vit do të realizohet dhe madje thot se nuk i intereson fare nëse rezultati do ti pëlqejë apo jo dikujt, e aq më pak partive politike, përcjell TVM2. Edhe po të vijnë ekspertët më me renome në…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 1530 testime për koronavirus dhe prej tyre 190 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë te diagnostikuar me COVID-19, ndërsa janë shëruar 2.009 persona. Vendi aktualisht ka 12.635 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.938 raste, prej të cilëve 73.601 janë rikuperuar, kurse 2.702 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19.

Lexo më Shumë

Automjete të paregjistruara në rrugët e Tetovës dhe vetura të parkuara vend e pa vend, janë dy llojet e shkeljeve më të shpeshta që hasen nga ana e policisë. Këto shkelje pothuajse përsëriten çdo ditë në komunikacion në këtë rajon, prandaj edhe organet e rendit janë më shumë prezent me kontrolle ndaj këtyre shkelësve të rregullave të komunikacionit. Në këtë drejtim, ndryshimet e fundit në Ligjin për siguri në trafikun rrugor zbatohen edhe në rajonin e Tetovës dhe më gjerë. Në Tetovë dhe rrethinë, ndër vite policia raporton çdo ditë se në qarkullim hasen vetura dhe automjete të tjera të…

Lexo më Shumë

Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi nga Presidenti, Pendarovski dhe Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska për kandidatët që ia propozuan NATO-s e të cilët nuk e kaluan vetingun. VMRO DPMNE-ja e akuzon pushtetin se ka bërë skandal të madh diplomatik, me të cilën ka diskredituar vendin dhe ka prishur besimin e ndërtuar ndër vite mes vendit dhe aleancës. Një ditë më parë Presidenti, Stevo Pendarovski konfirmoi se deri tani, 2 nga nga 150 emrat e propozuar nga Maqedonia e Veriut janë refuzuar nga NATO, njëri prej të cilëve Përfaqësuesi i Lartë ushtarak, Zoran Sekullovski. Sekullovski nuk u pajis me certifikatë sigurie si pasojë…

Lexo më Shumë

Policia dje ka arrestuar dy persona të mitur nga Shkupi, për shkak se kanë kryer vjedhje të rëndë në një objekt shitës në një qendër tregtare. Të miturit ishin arrestuar dje në orën 14 nga nëpunësit e policisë nga Stacioni Policor Karposh. Mjetet e vjedhura iu ishin marrë dhe kthyer pronarit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëruan se pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet padi në bazë të nenit 236 nga Kodi Penal për “vjedhje të rëndë”.

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaqanov ka vazhduar me deklaratat e tij për Maqedoninë e Veriut. Ai në Intervistën e tij të fundit për televizionin kombëtarë bullgar thotë marrëveshjet nënshkruhen për t`u respektuar, ndërsa sipas tij, Shkupi zyrtar ka menduar që pas nënshkrimit të marrëveshjes nuk do të duhet të përmbushin obligimet, transmeton Alsat. “Atje edhe sot, me gjithë peripecitë e kohës, megjithë terrorin që u ushtrua pas vitit të 44-të në Jugosllavinë e Titos, ka akoma shumë njerëz që e quajnë veten bullgarë. Ne kemi detyrë morale dhe historike ndaj këtyre njerëzve”, tha Karakaçanov për BNT.…

Lexo më Shumë

Greqia, Maqedonia dhe Serbia duan të ndërtojnë një kanal që, sipas ish shefit te Qeverise greke Alexis Tsipras, “mund të ndryshojë gjeografinë e Ballkanit”. Kjo është ajo që gazeta gjermane Die Welt thekson duke iu referuar planeve për të ndërtuar një kanal që lidh Danubin me Mesdheun Sic raporton CNN ne gjuhen greke : Është një “punë mbresëlënëse” që synon lidhjen e Danubit përmes Moravës me Axios, dhe Gjirin Termaik, në perëndim të Selanikut për në Egje”- thuhet në raport. Nëse projekti zbatohet, do të jetë një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Vlerësimet sugjerojnë se projekti mund të arrijë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pret që administrata e re e SHBA-së do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. “Është e rëndësishme për ne që ekipi i formuar nga Joe Biden të jetë shumë më me përvojë në politikën ndërkombëtare dhe për sa i përket rëndësisë së marrëdhënieve me partnerët evropianë, duke përfshirë vendet e Ballkanit, dhe ne me të vërtetë presim një angazhim shumë më të madh atje”. “Joe Biden gjithashtu ka marrëdhënie personale me këtë rajon, dhe gjatë luftërave të fundit ballkanike ai erdhi në rajon për konferenca të ndryshme ndërkombëtare, forume, shumë prej…

Lexo më Shumë

Disa nga njerëzit më të pushtetshëm të LSI ndër vite po largohen dhe më e bukura është se, bëjnë sikur kanë qenë të persekutuar. Po largohen ata që LSI e kanë pasur më shumë se shtëpinë e tyre, ata që e kanë pasur hotelin e tyre, ose me saktë, suitën me 5 yje . Ata që, kur ishte Berisha në pushtet, ishin drejtorë, deputetë, ministra e kryetarë bashkie e minibashkie. Ata që, kur ishte LSI me Ramën në pushtet, ishin sërish ministra, deputetë e drejtorë. Po largohen duke e gjuajtur LSI me gurë, kur në fakt ata morën vetëm të…

Lexo më Shumë

Statistika nuk e bën realitetin, statistika e regjistron realitetin, ky është obligim i ynë dhe atë duhet ta bëjmë, porositi drejtori i Entit shtetëror për statistika, Apostoll Simovski në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Siç thotë, çdoherë do të ketë të pakënaqur në shtet, çfarëdo regjistrimi të bëni. Të vijnë edhe ekspertët më të shquar botërorë të kryejnë regjistrim, madje si regjistrues t’i mbledhim nga e tërë bota, sërish do të ketë ndonjë të pakënaqur. “Personalisht mua nuk do të më pëlqejnë të dhënat e regjistrimit, sepse unë e di se do të kemi vrimë të…

Lexo më Shumë