Ndërtimet pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, mbeten në harresë. Edhe pse vetë Kryeministri Zoran Zaev, premtoi se shumë shpejtë do të veprojnë ndaj ndërtimeve pa leje në këtë pjesë të kryeqytetit, për rreth gjysmë viti, raporti i Inspektoratit shtetëror për ndërtim, ku janë konstatuar së paku pesë objekte të ndërtuara pa leje, mbetet në sirtarët e Qeverisë. Edhe sot nga Qeveria thonë se Raporti nuk është shqyrtuar në seancë Qeveritare, madje pa dhënë detaje se kur mund të arrijë në rend dite ky raport. Qeveria “Informacioni ende nuk është shqyrtuar në seancë të Qeverisë. Pas shqyrtimit të…
Author: Hamdi Kumanova
Anëtarët e KSHZ-së u betuan se do të punojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme sipas Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Por në opinionin publik kishte reagime të ashpra në lidhje me propozimin për funksionin e kryetarit. Aleksandar Dashtevski mohon se këtë funksion e ka marrë për shkak se i ka ndihmuar ish-kryeministrit Gruevski që të marrë azil dhe për shkak se lideri aktual i partisë, Hristian Micksoskik i mbush premtimet ndaj tij. Aleksandar Dashtevski: “Jo”. A jeni të sigurt? Aleksandar Dashtevski: “100%”. Dashtevski thotë se propozimi i VMRO-DPMNE-së, ka të bëjë vetëm me zgjedhjen, kurse pastaj ligji, siç…
Bllokimi i procesit të fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian për shkak të vetos bullgare, duket se ka ngadalësuar dhe angazhimin e pushtetit për pastrimin e sistemit gjyqësor. Simonida Kacarska nga Qendra për Politika Evropiane në Shkup, thotë për Radion Evropa e Lirë se periudha gjatë muajve në vazhdim do të jetë një test i madh për Maqedoninë e Veriut si shtet, nëse arrin të shënojë rezultate pa qenë i lidhur ky proces në mënyrë direkte me fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. “Kemi dëshmuar se ne shumë vështirë e kemi t’i realizojmë proceset reformuese pa…
Deputetja e koalicionit ASH-AAA, Ilir Dauti, ka thënë se opozita shqiptare mbështet kërkesën e iniciativës qytetare “Boll më” për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5%, shkruan gazeta LAJM. “Nëse keni ndjekur debatet tona, Aleanca për Shqiptarët edhe vetë ka propozuar që nëse duam të ju ndihmojmë qytetarëve, duhet të ju ndihmojmë sinqerisht dhe një prej atyre mënyrave të sinqerta është përmes uljes së TVSH-së së energjisë elektrike. Prandaj çdo iniciativë e tillë është e mirëseardhur dhe e mbështetur nga ana jonë, sepse edhe për kushte normale do të ishte mirë të ndodhte një gjë e tillë,…
200 ushtarë të ri profesionistë të sapo rekrutuar dhanë betimin e tyre solemn sot në kazermat “Alekso Demnievski – Bauman” në Veles. Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani i cili ishte prezent në këtë manifestim, përgëzoi ushtarët profesionistë të sapo rekrutuar dhe tha se, Armata nuk është e vetme sot – ajo ka 29 aleatë pas vetes, secili prej tyre i përkushtuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, secili prej tyre i gatshëm për të mbrojtur këto vlera, transmeton Portalb.mk. Ushtarët profesionistë “Ju jeni NATO. Ju jeni të barabartë midis të barabartëve në Aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në historinë e njerëzimit. Kini…
Përfaqësuesit e posazgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit. Antarët e trupit më të lartë zgjedhor në shtet, të cilët u zgjodhën më 12 janar janë Aleksandar Dashtevski, si kryetar i KSHZ-së, Ditmire Shehu nën kryetare dhe antarët e tjerë Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Radica Risteska, Boban Stojanoski dhe Krenar LLoga. Kryetari Dashtevski konsideron se është përfaqësuesi më jo partiak i KSHZ-së. Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së ”Unë jam, praktikisht, më jopartiaku nga të gjithë në KSHZ, sepse nuk jam antar formal i asnjë partie. Sigurisht kanë besuar se mund të punoj mirë dhe…
Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin shqyrtoi mënyrën në të cilën u shpërndanë shpërblimet e larta në Prokurorinë Speciale. Çështja për shtesat në PSP u hap në nëntor të vitit 2019. Pasi publiku u njoftua se prokurorët special të Katica Janevës kanë marrë shtesa me mijëra euro, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsionin filloi të hetojë – si, në çfarë mënyre dhe mbi çfarë baze punonjësit e PSP-së, përfshirë prokurorët, kanë marrë shtesa në bazë të konfidencialitetit. PTHP “Lënda është në procedurë para- hetimore dhe janë ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e rastit. Prokuroria pret që në periudhën e…
Deri më 20 janar, Ministria e Arsimit do të pranojë komentet mbi Konceptin e ri për arsimin fillor. Siç tha Carovska, pas këtij afati do të nisin debatet me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces për të sqaruar dilemat rreth reformave të reja. Carovska tha se komentet e deritanishme nuk kundërshtojnë konceptin e ri po shprehin frikë për integrimin e lëndëve. Sipas Carovskës, për të pasur përfaqësim territorial dhe për të dëgjuar mendimin e komunave, në dy javët e ardhshme do të zhvillohen takime me prani fizike me një mësues i cili do të përcjellë mendimet e…
Ish drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Donçe Gerasimovski vlerëson se bojkotimi eventual i regjistrimit të popullsisë do të ndikonte në politikat e së ardhmes në vend. Një proces i tillë, sipas Gerasimovskit është i rëndësishëm për krijimin e politikave demografike, sociale, ekonomike, arsimore, etj. Propozim ligjin e konsideron si bazë të mirë. Organizatat ndërkombëtare, sipas tij, mund të reagojnë nëse nuk respektohen standardet evropiane gjatë këtij procesi. Ne jemi nga vendet e pakta të botës që nuk ka bërë regjistrim për një periudhë aq të gjatë. Nëse vjen deri te bojkotimi, kjo do të nënkuptonte një situatë të keqe…
Ministria e Ekonomisë mori vendim për t’i propozuar Qeverisë që të tërheq Projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Burimet Minerale të paraqitur në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Kjo u njoftua nga Ministria e Ekonomisë. “Me kërkesë të Aleancës së fushatës për procedim dhe lobim “Razbistri se”, e cila u dërgua në Ministrinë e Ekonomisë, ministria vendosi të tërheqë Projekt-ligjin në mënyrë që ta finalizojë atë dhe ta harmonizojë atë me vërejtjet e bëra në kërkesë dhe më pas ta ridërgoj atë për miratim me procedurë të rregullt”, thonë nga Ministria e Ekonomisë. Sidoqoftë, Ministria e Ekonomisë në tekstin e…
Zgjidhja ligjore për pensionim të obligueshëm në sektorin publik në 62 dhe 64 vjeç është në procedurë kuvendore, por është bllokuar me 400 – 500 amendamente nga opozita, tha sot ministrja e Punës dhe e Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, Shahpaska ju bëri thirrje deputetëve edhe të pozitës edhe të opozitës ta tejkalojnë këtë situatë dhe të mundësojnë procesuimin e ligjit, veçanërisht pasi, siç theksoi, të gjitha amendamentet në esencë janë të njëjta dhe kanë të bëjnë vetëm me afatin kur vlen ligji. “Njohuritë e mija janë se ligji…
NË COVID-QENDRAT E VENDIT TRAJTOHEN 700 PACIENTË, 560 SHTRETËR TË LIRË MSH-ja njoftoi se numëri I përgjithshëm I pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me COVID-19 nëpër spitalet e vendit është 700 dhe se ka rreth 560 shtretër të lirë nëpër këto qendra. Në Repartin Infektiv në Tetovë trajtohen 20 pacientë, kurse numri I personelit mjekësor të infektuar është 12. Autoritetet shëndetësore në Spitalin e Tetovës njoftojnë se përvec rënies së kërkesave për testime, është reduktuar edhe numri I të hospitalizuarve. GZIM NUREDINI- MJEK NË KOVID-QENDRËN, TETOVË “Tani për tani të hospitalizuar në spitalin tonë kemi 20 pacientë, shtretët të lirë…

