Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori bullgar në vend Angell Angellov dërgoi notë të mprehtë verbale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut pas informacionit se është djegur flamuri bullgar në Karnavalin e Vevçanit.“Me rastin e informacionit për djegien e flamurit bullgar në fshatin Vevçan në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i kërkova ambasadorit bullgar në Shkup që t’i shprehte Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mospajtimin tonë të fuqishëm me këtë akt vandalizmi. Ambasadori Angellov tashmë i ka dërguar një demarsh të mprehtë Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV”, shkroi Zahareva në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

Qytetarët paguajnë për paaftësinë dhe papërgjegjësinë e qeverisë me shëndetin dhe jetën e tyre. Venko Filipçe dhe Zoran Zaev, në vend që të siguronin vaksinat në kohë për qytetarët, ata u angazhuan për ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e lugëve të arta. Kjo është arsyeja pse Maqedonia është vendi i 5-të në botë për nga vdekshmëria nga KOVID-19 dhe vendi i fundit në Evropë që siguron vaksina. Në kushtet kur mbi 87 mijë njerëz u sëmurën dhe gati 2.700 vdiqën në epidemi, Zaev dhe Filipçe nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të bëjnë vaksinat një orë më herët. Ata gënjyen…

Lexo më Shumë

Është e padiskutueshme se në Ballkan, për fat të keq, regjistrimi në vend të një operacioni statistikor, paraqitet si operacion politik, ejani le të takohemi, tha presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për MIA, transmeton Alsat. – Advertisment – “E kuptoj, beteja për pushtet është legjitime, beteja për politika më të mira është legjitime, politika e opozitës për të kritikuar qeverinë është legjitime, edhe pse nuk mendoj se faji këtu është vetëm njëqind për qind në njërën anë të opozitës, por unë do të doja të shihja propozime konstruktive të opozitës në lidhje me…

Lexo më Shumë

Radio-televizioni i Maqedonisë (RTM) në fund të vitit të kaluar fitoi mjete financiare nga Qeveria në lartësi prej 90 milionë denarë për zhvillim programor dhe teknik-teknologjik, ndërsa të punësuarit në servisin publike fituan К-15 për vitin 2020, raporton Meta, përcjell Portalb.mk. Këshilli programor i RTM-së në mbledhjen e mbajtur para natës së vitit të ri i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Planit financiar të servisit publik për vitin 2020, me të cilin në pjesën e të ardhurave është shtuar pozicion i ri prej 90 milionë denarë, që duhet të shfrytëzohen për realizimin dhe mirëmbajtjes së shkallës më të lartë të…

Lexo më Shumë

Me ardhjen e Bujar Osmanit, në krye të diplomacisë shtetërore, MPJ komunikon në dy gjuhë- si brenda institucional ashtu edhe me institucionet dhe subjektet tjera. Këtë fakt shefi i diplomacisë e ka bërë, nëpërmes facebook-ut të tij, duke postuar përgjigjen ndaj deputetit maqedonas nga radhët e VMRO- DPMNE-së, Antonio Milloshoski. Si për ironi, Milloshoski, ka qenë mjaftë i zëshëm duke kundërshtuar dygjuhësinë në RMV.

Lexo më Shumë

Kultivuesit e duhanit dhe blerësit e tij ranë dakord që kompanitë duhet të përshpejtojnë dinamikën e blerjes dhe të marrin përsipër të gjithë duhanin e tepërt që është prodhuar. Çmimi i duhanit do të mbetet i njëjtë pavarësisht pakënaqësisë së disa prodhuesve të duhanit, sepse këtë vit ka një cilësi më të keqe të duhanit. Rendimenti i këtij viti është rreth 23 mijë tonë. Problemet me blerjen filluan pasi disa nga prodhuesit e duhanit protestuan të pakënaqur me vlerësimin e duhanit të tyre.

Lexo më Shumë

Kuvendi sot filloi me debatin mbi Propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me ligj është paraparë që regjistrimi të mbahet nga 1 prilli deri më 22 prill, ndërsa aty do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit. “Personat që punojnë jashtë shtetit, regjistrimin do ta bëjnë vetë, me aplikacion të veçantë që do të instalohet në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga 1 marsi deri më 21 prill”, sqaroi Nuhiu. Ai theksoi se…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kreu i saj Ali Ahmeti asnjëherë nuk kanë ndërhyrë dhe nuk do të përfshihet ndonjëherë në proceset zgjedhore politike të Republikës së Kosovës. Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga kjo parti ku përgënjeshtrohen lajme të rreme mbi këtë temë. “Njëkohësisht, Bashkimi Demokratik për Integrim tërësisht demanton lajmet e rrejshme dhe tendencioze nëpër disa media margjinale elektronike në Republikën e Kosovës në lidhje me qëndrime inekzistente të kryetarit Ahmeti për sa i takon politikës së brendshme të Prishtinës zyrtare, në përkrahje të njërës apo tjetrës parti politike, e aq më pak duke…

Lexo më Shumë

Reshjet intenzive të shiut ditëve të fundit në rajonin e Pollogut dhe Malësinë e Sharrit shkaktuan plasaritje dhe vërshime, por fatmirësisht pa dëme të konsiderueshme në krahasim me vërshimet e vitit 2015. Në Malësinë e Sharrit filluan të burojnë ujëra edhe aty ku nuk ka pasur kurrë më parë. Niveli i përockave, përonjve dhe lumenjve u rrit dhe për pasojë shkaktuan rrëshqitje të gurëve, drurëve dhe të tokës në fshatin Bozofcë. Përoi i Isaufit dhe kroi i Saliut sollën me vete rërë e baltë me ç`rast u paraqitën dhe plasaritje të rudinës që shkaktuan shqetësim tek banorët e këtij vendbanimi…

Lexo më Shumë

Në aktivitetet kontrolluese të policisë për zbulimin e shtetasve të huaj, të cilat paparaqitur qëndrojnë dhe punojnë, vitin e kaluar në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar 124 femra. Ato kryesisht paparaqitur kanë qëndruar dhe punuar, para së gjithash në objekte hotelierike ose e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik. Nga SPB Tetovë potencojnë se në vitin 2020 janë realizuar aktivitetet të rregullta dhe aksione kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin ligjor të veprave të tilla. Për këto aktivitete, janë zbuluar gjithsej 124 persona, kryesisht femra. Prej tyre më së shumti janë zbuluar në rajonin e Tetovës (99), ndërsa 25 të tjerat…

Lexo më Shumë