Author: Hamdi Kumanova

Vitin e kaluar edhe pse në kushte pandemie kompanitë në Zonat Industriale Zhvillimore në vend rritën numrin e të punësuarëve. Sipas drejtorit të Drejtorisë së Zonave Industriale në vend Jovan Despotovski, numri I të punësuarëve në Zonat Industriale është rritur për 0.6% në krahasim me vitin 2019. Por, sipas obligimeve të marrëveshjeve, kompanitë e huaja në Zonat Teknologjike duhet të kenë 21.000 të punësuar, kurse aktualisht janë të puënsuar 14.000. JOVAN DESPOTOVSKI – DREJTOR I DREJTORISË SË ZIZHT-së “Kur nënshkruan marrëveshjet e ndihmës shtetërore, investitorët u zotuan për 21,379 vende pune, dhe deri më tani 66 përqind e tyre janë…

Lexo më Shumë

Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion pranë MPB dje zbatoi kontroll të rritur policor në sferën e komunikacionit në territorin e Shtipit, ma çka janë sanksionuar 118 shoferë, prej të cilëve 57 kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të shpejtë se e lejuara, pa patentë shoferi ishin 10, automjete të paregjistruara tetë, ndërsa janë regjistruar edhe tetë vetura jo në rregull të cilat bëjnë transport publik prej gjithsej 21 aq sa janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në Shtip. Ai potencoi se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot dhe në ditët e…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka mbajtur mbledhje elektronike ku ka miratuar vendime dhe dokumente nga fusha e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, kabineti qeveritar, pas shqyrtimit ka miratuar nismën për lidhjen e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Pas miratimit të kësaj nisme, Qeveria ka autorizuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të zbatojë të gjitha veprimet e nevojshme për lidhjen…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme në Hasanbeg të Shkupit ka arrestuar dy persona nën dyshim për shitje dhe prodhim të substancave narkotike si dhe për armëmbajtje pa leje, transmeton Alsat. “Gjatë ditës së sotme, pas urdhrit paraprak të gjykatësit në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup, policia ka kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat tjera ku jetojnë A.V.(74) dhe S.V.(45) në rajonin e Hasanbegut, ku kanë gjetur paketime të një sasie të marijuhanës (rreth 10kg), vaj hashishi, një pistoletë Crvena Zastava me dy karikatorë me nga 57 plumba”, njoftojnë nga MPB. MPB…

Lexo më Shumë

Moti nga fundi i ditës do të përcillet me rritje të vranësira, ndërsa gjatë natës në pjesët jugore do të ketë reshje të shiut dhe të borës, kumtoi DPHM. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriu, më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 8 gradë. Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite në pjesët jugore të vendit me reshje të dobëta të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i së “Majtës”, Dimitar Apasiev vlerëson se përfaqësimi i komunitetit etnik shqiptar në Maqedoni në regjistrimin e popullsisë që do të organizohet në prill do të jetë 28.5 përqind. “Përqindja e rezultateve nga regjsitrimi u ra dakord gjatë formimit të Qeverisë LSDM + BDI. Nëse ju shqetëson, më lejoni t’ju them: pakica më e madhe do të jetë 28.5% (edhe pse në realitet banorët janë rreth 18%). Ky është tani vetëm një falsifikim i realitetit, në mënyrë që ai të futet në marrëveshjen e koalicionit. Me “shtetas” si Zaev, për fat të keq, demakedonizimi është një proces i vazhdueshëm”,…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup (NPHKSH ) në 12 muajt e kaluar, kanë mbledhur dhe transportuar gjithsej 15.8476 ton mbetje komunale. Sasia e mbetjes së mbledhur në vitin 2020 krahasuar më vitin 2019 është rritur për 4713 ton. NPHKSH sot në llogaridhënie për vitin 2020, shtatë herë në javë, në tri ndërrime, mblodhën dhe transportuan mbetjen komunale nga amvisëritë e Shkupit, si dhe nga thuajse 600 subjekte ekonomike në pjesën urbane dhe rurale të qytetit. Me fshirje dhe larje të përditshme makinerike e manuale, NPHKSH mirëmban higjienën e gjashtë milion metra katrorëve të sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytetin…

Lexo më Shumë

Në qendrat e kovidit nëpër të gjithë vendin gjatë 24 orëve të kaluara është njoftuar se po shërohen gjithsej 400 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave pozitivë në repartet e infektivit në kryeqytet dhe në të gjithë vendin është 700 dhe ka gjithsej 560 shtretër të lirë. “Sipas të dhënave në baza ditore, që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 34 pacientë, në Shtip 34, Tetovë 21, Veles 31, Kumanovë 61. Në qendrën e kovidit në Ohër janë shtruar 40 persona, në Prilep 47, Gostivar 14, Strugë 27,…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 19:20 në rrugën lokale për në Banjën e Tetovës, vetura “Tiko” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga I.R. (22) nga Tetova, në të cilin janë transportuar edhe katër persona të tjerë, ka devijuar nga rruga informon Tetovasot . Katër personat e plagosur janë transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës për t’ju ofruar ndihmë mjekësore. Ekip i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.

Lexo më Shumë

Investimet e huaja direkte nga Italia në vend arrijnë në 107 milion euro, por bashkëpunimi ka potencialin të thellohet.Vendi po përballet me sukses me krizën covid, ndërsa katër pakot e masave antikrizë siguruan mbështetje për ekonominë dhe qytetarët për të tejkaluar krizën, u deklarua në takimin midis Ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadorit të ri të Italisë në vend Andrea Silvestri, njofton Portalb.mk. Ministri i Financave Besimi njoftoi ambasadorin e ri me situatën ekonomike në vend. Ai theksoi se vitin e kaluar, përkundër krizës me Covid, realizimi i të hyrave të planifikuara ishte realizuar me mbi 99%. “Me katër…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski dënoi djegien e flamurit bullgar në Karnavalin e Vevçanit, transmeton Alsat. “Djegia e flamurit të Bullgarisë gjatë karnavalit në Vevçani është e papranueshme dhe e dënueshme. Midis fqinjëve është e nevojshme të ndërtohet besimi, mirëkuptimi dhe respekti”, thuhet në reagimin e Pendarovskit. Aktin e djegies së flamurit Bullgar që ndodhi dje gjatë karnavalit në Vevçani e dënoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa Bullgaria përmes ambasadorit në vend, Angel Angelov ka dërguar notë verbale deri në MPJ.

Lexo më Shumë

Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Spiro Ristovskit, sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në seancën e sotme janë ftuar më shumë dëshmitarë, mes të cilëve edhe ish kryetarët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Sokol Mitrovski, Toni Trajkovski dhe Ivica Konevski si dhe ish ministri Vllado Misajllovski. Rasti ndodhet në procedurë hetuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska. Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe…

Lexo më Shumë