Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë dje theksoi se masat ishin mirë të dimenzionuara dhe dhanë rezultat për shkak se ka rënie të rasteve të reja dhe me këtë edhe rënie të numri të të hospitalizuarve. “Duhet t’i falënderojmë qytetarët që i respektojnë masat parandaluese. Nuk kishte rritje të numrit për shkak të festave të vitit të ri si pasojë e grupeve. Tani jemi në një periudhë që duhet të shohim dhe vlerësojmë se çfarë do të rekomandojmë më tej. Masat varen nga gjendje epidemiologjike. Spitalet janë boshatisur. Më shumë se 50% e kapaciteteve të spitaleve në gjithë vendin janë bosh”, tha Filipçe.…

Lexo më Shumë

Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë. Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava. Kur lindi Gjergji, i ati, Gjon Kastrioti, ishte sundimtar i një shteti të rëndësishëm, që shtrihej së paku nga rrethinat e Prizrenit e të Tetovës në lindje deri në detin Adriatik në perëndim. Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare.…

Lexo më Shumë

Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup dhe Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër, për shkak të pandemisë së Kovid-19 vitin e kaluar e përfunduan me 782.876 udhëtarë, për 71 për qind më pak në krahasim me vitin 2019. Një nga opsionet për tejkalimin e gjendjes është që të mundësohet testim sistematik i udhëtarëve në aeroporte, të cilin e ka inicuar te Qeveria operatori i aeroportit. “Për shkak të vendimeve të qeverive në lidhje me KOVID-19 dhe kufizimeve të udhëtimeve përgjatë botës, viti 2020 ishte vit shumë i vështirë për aviacionin, e me këtë edhe për TAV Maqedoni. Aeroporti i Shkupit dhe ai…

Lexo më Shumë

Avni Dehari, Babai i Astrit dhe Arbëror Deharit, është në listën e Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit për deputetë. Siç transmeton gazeta Lajm, Avni Dehari radhitet i pesti në këtë listë. Përmes tij, Kumanova dhe shqiptarët e Maqedonisë do të jenë të përfaqësuar në këto zgjedhje, sepse Avni Dehari është nga Sllupçani i Likovës. Në vazhdom listen e plotë të kandidatëve të koalicionit VV-Guxo: Lista e Referendumit: 1 Albin Kurti 2 Vjosa Osmani Sadriu 3 Glauk Konjufca 4 Vasfije Krasniqi 5 Avni Dehari 6 Albulena Haxhiu 7 Arben Vitia 8 Donika Gërvalla 9 Gani Krasniqi 10 Shqipe Mehmeti Selimi 11 Liburn…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 306 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse. MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot do të marrë pjesë në pranim-dorëzimin e autobusëve të siguruar për transportin publik urban të komunës. Me këtë, Komuna e Tetovës do të pajiset me transport publik, i cili do të zhvillohet në tre ruta me të cilat do të mbulohet i tërë territori i Tetovës, paralajmëroi Ministria e Financave. Autobusët janë siguruar përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, të cilin e zbaton Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore. Përmes këtij projekti investohet në investime kapitale në komunë, me qëllim që të përmirësohen…

Lexo më Shumë

Çdo i pesti banorë në Maqedoninë e Veriut është i varfër. Shkalla e njerëzve të varfër në dy vitet e fundit ishte 21.9 për qind, ndërkohë që familjet me katër anëtarë janë më të varfër dhe hasin probleme të vështira ekonomike. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilës, familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë përfaqësohen në shkallën “të varfër” janë 19.5 për qind, ose çdo e katërta familje katër anëtarëshe është e varfër. Shkalla më e lartë e varfërisë është në familjet me tre ose më shumë fëmijë, ndërsa në këtë kategori…

Lexo më Shumë

Kuvendi pardje përfundoi me debatin mbi Propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë. Regjistrimi nuk është bërë për 19 vite, ndërsa nga java e ardhme Ligji për regjistrimin e popullsisë pritet të votohet. LSDM thotë se me regjistrim të suksesshëm fitojnë qytetarët dhe shteti, ndërsa partia opozitare maqedonase përsëriti se po përgatit aksion për mbledhjen e nënshkrimeve për ta anuluar këtë ligj. Nga VMRO-ja theksojnë se po përgatisin dokumente që duhet të çohen në Ministrinë e Shëndetësisë për t’u zbatuar aksione për mbledhjen e nënshkrimeve në teren. Zëdhënësi i VMRO-së, Naum Stoikovski e përsëriti qëndrimin se ligji është pa metodologji dhe përmban…

Lexo më Shumë

Si çdo vit, sot në Shkup u shënua dita përkujtimore e çështjes kombëtare “Flaka e Janarit” që ka simbolikën e flakadanit që nuk shuhet kurrë. Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës “Lëvizja” dhe “Lulet e malësisë”, flakadanin e përkujtimit të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë, u ndez edhe në Sheshin Skenderbeu në Shkup. Të pranishëm ishin personalitetet e çështjes kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, Fazli Veliu, Luan Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti dhe të tjerë ku fjalë rasti iu dha kryetarit të BDI-së, z.Ali Ahmeti. Ajo që binte në sy ishte…

Lexo më Shumë

Asgjë spektakolare nuk ndodhi në Vevçan, për arsye politike ata donin një incident dhe sensacionalizëm, vlerësoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me ndërhyrjen e policisë për shkak të mosrespektimit të masave të detyrueshme për mbrojtje kundër Kovid-19 në Karnavalin e Vevçanit. Në një intervistë me servisin kombëtar MTV, Spasovski theksoi se marrëveshjet “e arritura me banorët e Vevçanit nuk u respektuan”. Ministri apelon që masat të respektohen dhe kështu të ndihmojnë sistemin shëndetësor dhe punonjësit mjekësorë. “Janari është plot me pushime dhe për këtë apelojmë që të ndërpriten grupimet dhe të respektohen vazhdimisht masat”, theksoi Spasovski.…

Lexo më Shumë

Ndërtimet pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, mbeten në harresë. Edhe pse vetë Kryeministri Zoran Zaev, premtoi se shumë shpejtë do të veprojnë ndaj ndërtimeve pa leje në këtë pjesë të kryeqytetit, për rreth gjysmë viti, raporti i Inspektoratit shtetëror për ndërtim, ku janë konstatuar së paku pesë objekte të ndërtuara pa leje, mbetet në sirtarët e Qeverisë. Edhe sot nga Qeveria thonë se Raporti nuk është shqyrtuar në seancë Qeveritare, madje pa dhënë detaje se kur mund të arrijë në rend dite ky raport. Qeveria “Informacioni ende nuk është shqyrtuar në seancë të Qeverisë. Pas shqyrtimit të…

Lexo më Shumë