Një banesë është djegur tërësisht në afërsi të objektit të vjetër të Universitetit të Tetovës, ndërsa disa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e frymëmarrjes së rënduar nga tym.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:30 min, ndërsa në banesë nuk ka pasur banorë në momentin e shpërthimit të zjarrit, por përhapja e tymit nëpër pallat, ka bërë që të ndjehen keq banorët e hyrjeve tjera.
NJTZ ka intervenuar me tre makina kundër zjarrit dhe 9 zjarrfikës me çrast fillimisht janë evakuuar gjithë banorët e pallatit, ndërsa më pastaj, është lokalizuar edhe zjarri që ka shpërthyer në banesë. Sipas informatave të para, shkak i zjarrit ka qenë ngrohësja elektrike.
“Shumë shpejt zjarrin e kemi futur nën kontroll dhe kemi bërë evakuimin e banorëve nga banesat. Mendoj që u kry gjithçka ashtu siç duhet sepse nuk lam flakët e zjarrit të depërtojnë edhe nëpër banesa tjera”, tha Uka Aliti. komandant i NJTKZ. Bashkim Sulejmani
Data 16.11.2026
Aktuale
- Ndërron jetë artisti i shquar shqiptar
- Kosova tejkalon Shqipërinë në të ardhurat e shtresës më të varfër
- OKB: Deri në vitin 2100, Maqedonia e Veriut mund të mbetet me më pak se një milionë banorë
- Kosova merr vendim, ndalohet tregtimi i energjisë me kompanitë serbe
- Mickoski në Bruksel: Maqedonia meriton të ardhme evropiane
- Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata
- Skandal në Bruksel: Kosovën e prezentojnë me këngën nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”
- BDI: Pas bankave dhe telekomunikacionit, edhe insulina në duart e kapitalit serb!



