Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 412 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale në fytyrë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Ministria e Punëve të Brendshme informon se qytetarët e papërgjegjshëm janë sanksionuar dhe përsëri u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me Kovid-19.
Author: Hamdi Kumanova
Numri i të shëruarve nga virusi në dy ditët e fundit ka qenë mbi katër mijë, gjegjësisht vetëm gjatë fundjavës janë shëruar gjithsej 4 125 pacientë. Në 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se nga 1 530 testime, 190 raste kanë rezultuar pozitiv. Numri i rasteve aktive në RMV është 12 635, prej të cilëve 58 përqind (ose 7 373 raste) janë nga Shkupi, më pas në Tetovë ka 466 raste aktive, Kumanovë 452 dhe Kavadar 403. Në spitalet e Shkupit gjithsej janë të hospitalizuar 685 pacientë me virus, ndërsa ka edhe 616 shtretër spitalor të lirë.…
Kryeministri Zoan Zaev sot para mediumeve ka zbuluar se Serbia ka vendosur që t’ia dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina nga kompania “Pfizer”. “E kam nderin ta ndajë një lajm të mirë. Serbia nëpërmjet presidentit Vuçiq na kanë ofruar ndihmë, dhe ne e kemi pranuar. Ata do të na japin 8000 vaksina kajzer, ndërsa për vaksinat terat kanë marrëveshje të cilat duhet të kontrollohen. Do të ju informojmë me kohë. Unë jam falënderues dhe dëshiroj në emër të tërë popullatës në Maqedoni të shpreh falënderim për Serbinë. Ky është një akt serioz i miqësisë”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.
“Ligji për regjistrim të popullatës mundëson këtë pranverë, pas pothuajse 19 viteve, në shtet të zbatohet regjistrim në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe rregullat e Eurostatit. VMRO-DPMNE si edhe çdoherë kur sillen zgjidhje të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët, sillet në mënyrë destruktive, pa përgjegjësi dhe në mënyrë antishtetërore. Bojkoti dhe thirrja për bojkot të regjistrimit nga ana e VMRO-DMNE-së kryesuar nga humbësi Mickoski do të thotë edhe thirrje për shkelje të ligjeve. Kjo është absolutisht absurde dhe gjithsesi rast i parë që mund ta shohim në Evropë dhe botë. Të jetë më qartë, regjistrimi është operacion statistikor, e…
Përmbaruesit vetëm në vitin 2019 kanë paguar afër 123 milionë euro nga borxhlinjtë. Në periudhën 2006-2019, ato kanë paguar 1 miliardë e 360 milionë euro, tregon raporti i punës së tyre. Njëherësh, analiza tregon se sipas strukturës së borxhlinjve, në vitin 2019 nga biznesi janë paguar 68 milionë euro, nga qytetarët 35 milionë euro dhe nga shteti janë paguar 22 milionë euro. Në vitin 2019, të gjithë përmbaruesit në shtet kanë pasur të ardhura prej 12.5 milionë euro dhe fitim prej 4.7 milionë euro. Gjithashtu, vitin e kaluar, zyrat e përmbaruesve nuk kanë punuar gati katër muaj si rrjedhojë e…
BDI vazhon të punojë për shqiptarët. Një lajm i mirë vjen nga Zv.ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ku sapo njoftoi se qeveria ka miratuar që në komunën e Sarajit dhe Dibrës të ndërtohen banesa sociale. “Qeveria sot miratoi, programin për finacim të planeve urbanistike te propozuar nga Ministria e transportit dhe lidhjeve dhe programin per punë dhe planin zhvillimor si dhe Planin operativ vjetor të Shoqeris akcionare për menaxhim të hapësirave afariste në pronësi shtetërore ku parashihen ndërtim të banesave sociale në Saraj dhe Dibër” ka shkruar Rexhepi Nga ana tjetër edhe kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran…
Vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë. Pas paralajmërimeve të DPMNE se do të mbledhin nënshkrime për anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë, LSDM kërkon që opozita të mos bëjë thirrje për bojkot të regjistrimit të popullsisë, për shkak se, bëhet fjalë për operacion statistikor e jo për zgjedhje. Partia e Mickoski vazhdon me qëndrimin që se vazhdojnë me kërkesën që ligji të tërhiqet dhe të përgatitet një i ri për të cilin do të ketë një konsensus nga të gjithë. Parlamenti përfundoi debatin të premten, por Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi prolongoi…
Katër persona janë thirrur në polici, për shkak të ngjarjeve në Vevçan gjatë karnavalit. Tre prej tyre u identifikuan si pjesëmarrës në djegien e flamurit bullgar. Ministria e Brendshme kundër tyre do të ngrejë padi penale. “Tre persona janë identifikuar dhe janë ftuar në bisedë informative, që kanë të bëjnë me djegien e flamurit të Republikës së Bullgarisë. Në koordinim me Prokurorin publik, do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 181, për shkeljen e reputacionit të shtetit të huaj. Ky kallëzim penal mund të jetë gjobë në të holla ose burg deri në tre vjet. Për momentin, ne…
Maqedonia e Veriut e ka gati planin për vaksinim. Në vend kanë arritur edhe dy frigoriferë, që kanë kapacitete për 100 mijë vaksina. Frigoriferët aktualisht janë të zbrazët sepse Qeveria ende nuk ka arritur të sigurojë vaksinat. “Edhe tani kemi frigoriferë, por arritën edhe dy të tjerë që ishin paralajmëruar si donacion, dy janë këtu, presim edhe tre do të vijnë në dy javët e ardhshme. Një frigorifer ka kapacitet për 100 mijë doza vaksinash. Kemi kapacitete të mjaftueshme aktualisht. Kovax ka paralajmëruar se në muajin shkurt do të arrijnë vaksinat të cilat ne i kemi paguar dhe kemi siguruar…
Zhduket një person nga komuna e Vitisë, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur “Me datë 14 .01 2021 prej Kosovës ka shkuar në Shkup përmes Hanit të Elezit rreth orës 14:00. Ka qëndruar tek një kushëri”. I njëjti është kthyer nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut të njëjtën ditë rreth orës 17:45. “Është kthyer në ora 17:46 min me të njëjtën datë në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, ka kaluar kufirin me dokument të Maqedonisë, personi ka dy shtetësi”. Nuk dimë asgjë më për të nga kjo ditë! Policia e Kosovës është e njoftuar për rastin! Nëse…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçce në rrjetin social Facebook theksoi se masat ishin mirë të dimenzionuara dhe dhanë rezultat e duhura. Ai njoftoi se se kanë arritur frigoriferët që u paralajmëruan si donacion për vaksinën Fajzer që duhet të mbahet në -70 gradë celsius. Filipçe njofton se sistemi shëndetësor është plotësisht i përgatitur për vaksinimin. Muajin e ardhshëm, sipas autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, pritet të arrijnë dozat e para të vaksinave nga kompania “Fajzer” dhe mekanizmi KOVAKS, ndërsa sistemi shëndetësor, siç thonë, është i gatshëm për vaksinim.Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe dje në mbledhje të Qeverisë i prezantoi…
Qeveria zvarrit kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me Sopotasit të cilët ishin të dënuar në mungesë. Për më tepër se dy javë, kërkesa e drejtuar në Qeveri endet nëpër labirintet e organit ekzekutiv pa epilog konkret. Nuk është caktuar komisioni i cili trajton çështjen para dërgimit në seancë Qeveritare. Për këtë pikë nuk u diskutua as në seancën e sotme të Qeverisë. Qeveria: “Ende nuk ka vendim konkret për kërkesën në fjalë. Kërkesa e pranuar po shqyrtohet nga trupat e ndryshëm në Qeveri. Pasi të përfundojë shqyrtimi, menjëherë do të shqyrtohet edhe në seancë të…

