Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi i bisedimeve zyrtare me Bullgarinë ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi negociata politike me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve atje. Sipas tij kjo periudhë do të shfrytëzohet për zbatimin e planit aksionar, përmes investimeve dhe projekteve të përbashkëta që do ta forconin miqësinë me Sofjen zyrtare. Menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari të hyjmë në biseda dhe negociata në bazë politike, për shkak se gjithmonë para zgjedhjeve është joracionale ose jo e kujdesshme dhe joproduktive të negociohet për tema politike. Por mund të punojmë në plan aksionar, infrastrukturë, sport, arsim, shoqëri informatike, turizëm dhe shumë obligime tjera…
Author: Hamdi Kumanova
inistrin hungarez Viktor Orban dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Peter Sijarto, tha se ata morën mbështetje të qartë për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë. “E filluam mëngjesin me një mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Peter Sijarto, dhe ditën e vazhduam me një takim pune me Kryeministrin dhe mikun e madh të Maqedonisë, Victor Orban. Biseduam për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Maqedoni, ata ndanë përvojat e tyre në trajtimin e pandemisë me COVID, e cila gjithashtu ndihet këtu në Hungari. Në të njëjtën kohë biseduam për rrugën e bllokuar të Maqedonisë brenda Bashkimit Evropian…
Ministrat e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Malit të Zi, Oliver Spasovski dhe Sergej Sekuloviq, ranë dakord në takimin e sotëm të punës për thellimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit të mirë mes policisë, posaçërisht në disa fusha të rëndësishme për integrimin evropian. Por, mesazhi më i thellë është, theksoi Sekuloviq, se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe se Maqedonia e Veriut është një histori suksesi me moton “shoqëri për të gjithë” dhe për një shoqëri multietnike si në Mal të Zi. “Duke ndërtuar institucione të forta, ne po dërgojmë një mesazh përmes sistemit…
Pretendimet se janë vjetruar qindra lëndë në Gjykatën Administrative janë të pasakta dhe tendencioze. Kështu nis një reagim i kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini, ndërsa hedh poshtë akuzat se në Gjykatën Administrative dhe në Gjykatën e Lartë Administrative, ndodhen më shumë lëndë që presin zgjidhje, ose ndryshe – pritet të vjetrohen. “Do të doja të theksoja se as unë, si kryetar i Gjykatës Administrative, as shërbimet e marrëdhënieve me publikun, nuk jemi kontaktuar nga autori dhe botuesi i shkrimeve dhe pretendimeve të pasakta të lartpërmendura, dhe as nuk kam drejtuar akuza ndaj ndonjërit gjyqtar të Gjykatës Administrative, ish-kryetarë ose…
Nga data 21 e këtij muaji, objektet gastronomike do të punojnë me orar të ri, më të zgjatur të punës. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi vlerëson se kafenetë, baret dhe restorantet duhet të jenë të hapura deri në orën 23:00, por Komisioni për sëmundje infektive do ta thotë fjalën e fundit. Për momentin, autoritetet nuk janë duke punuar në hartimin e protokolleve të reja për punën në këtë industri. Dhjetë ditë para Vitit të Ri, qeveria vendosi të kufizojë orarin e punës së restoranteve deri në orën 18:00, që të shmangen festimet grupore, të cilat, sipas organeve shëndetësore, do të…
Kanë mbetur diku rreth 8 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në RMV. Brenda partive politike ka filluar fuqishëm debati se kush duhet të jenë kandidatët për kryetarë të ardhshëm të komunave. Tashmë partive iu duhet të bëjnë përzgjedhje të zgjuara, BDI për të mbajtur pushtetin në komunat e deritanishme, edhe përkundër punës së dobët të kryetarëve aktualë, opozita për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë kundër atyre të partisë shqiptare në pushtet. Kanë filluar të lakohen edhe emrat e parë për disa komuna. Derisa ende nuk dihet nëse në Tetovë BDI do t’i japë edhe një mundësi Teuta…
Të enjten, kjo zhurmë e një pjesë të fëmijëve do të zhvendoset në shkollë për të vazhduar mësimin në gjysmëvjetorin e dytë. Fëmijët shprehen të gatshëm për mësime por kërkesa e vetme e tyre është të rikthehen në bankat shkollore dhe jo të mësojnë nga shtëpia. “Po, jemi të gatshëm. E kaluam shumë bukur. Kam lexuar lektyrën ”Rrjeti i Klementinës”. “Unë shumë mirë kalova, kam lexuar libra, lektyra”. “Në shkollë është më lehtë. Edhe detyrat na i shpjegojnë më mirë edhe i kemi më të qarta. A jeni taku me shokë ose shoqe gjatë pushimit dimëror? Po, por me disa…
Të gjitha partitë qeverisëse në programin e tyre parazgjedhor kishin si premtim vendosjen në funksion të teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit, sot që flasim, asnjë hap nuk është ndërmarrë në këtë drejtim. Nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Deillit” thonë se kjo punë do të përfundonte me 20 milionë euro buxhet, por nuk ka vullnet. Nga ana tjetër, Qeveria e RMV-së për Portalb, fajësuan situatën me pandeminë e cila sipas tyre, ka pamundësuar punët për këtë projekt, shkruan Portalb.mk. Kodra e Diellit nga viti 1962 ka pasur teleferik i cili ka bartur turistët nga Tetova në këtë qendër turistike, aktualisht ky…
Sipas analizave më të reja sanitare, uji në Shkup është i sigurt dhe me cilësi të mirë për t’u pirë. Siç edhe kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup, nga data 11.01.2021 deri më 15.01.2021 janë marrë 197 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 197 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 52 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Në 24 orët e fundit në qendrat kovid në Shkup janë shtruar 14 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, prej ku sqarojnë se gjithsej 280 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive tre pacientë. Gjatë ditës së fundit në shtëpi janë lëshuar 29 pacientë të shëruar, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë. Për momentin sipas të dhënave të fundit të publikuara nga MSH në Klinikën e Lëkurës…
Ish-Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot zyrtarisht mori detyrën e drejtorit të Doganave të RMV-së. Pas takimit të sotëm për dorëzimin e pozitës nga drejtori aktual i Administratës Doganore, Gjoko Tanasoski, Sugareski njoftoi se do t’i shërbejë me ndershmëri dhe transparencë interesave të qytetarëve. “Sot zyrtarisht po marr një detyrë të re. Në sfidën e re profesionale, unë vazhdoj të shërbej me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë të interesave të qytetarëve dhe shtetit. Unë do të bëj çmos për të justifikuar besimin e treguar. Do të doja të falënderoja drejtorin aktual për angazhimin e tij në Administratën Doganore. Ne…
Ish ministrja për Punë të Brendshme, Gordana Jankullovska ka deklaruar se nuk e ka ditur se çfarë ka nënshkruar kur në DSK është formuar komisioni për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim. Jankullovska këtë e ka deklaruar sot para gjykatës gjatë dëshmisë për rastin Target-Fortesa. Jankullovska është e akuzuar në këtë lëndë pikërisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjeve, gjegjësisht në pjesën e rastit “Fortesa”, lëndë që më pas ishte bashkuar me lëndën “Target” për përgjimin. Ish ministresh për punë të brendshme e ka hedhur fajin për punën e komisionit anëtarëve. Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov i cili është i…

