Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori i BE-së në David Gir, nuk ka përgjigje koncize nëse BE-ja sheh nevojë për spastrimin e gjyqësorit, siç njoftoi Qeveria. Megjithëse Gir edhe pse i pyetur drejtpërdrejt se cili është qëndrimi i Unionit për spastrimin, ai u përgjigj në mënyrë diplomatike se reformat në drejtësi janë të dukshme dhe se ato janë më të nevojshme për qytetarët. “Reformat në drejtësi janë bazament, dhe janë në interesin e qytetarëve sepse ka të bëjë me drejtësinë, besimin në institucione por edhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend”-tha David Gir, Ambasador i BE-së. Gir beson se rol kryesor për korrupsionin e…

Lexo më Shumë

“Unë jam veçanërisht i kënaqur që sot, së bashku me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein po merr pjesë në dorëzimin zyrtar të pajisjeve – një donacion nga Ministria Federale e Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë për Ministrinë tonë të Brendshme”, tha Ministri Spasovski. “Është një fakt i padiskutueshëm që që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot, Republika Federale e Gjermanisë ka qenë dhe mbetet mbështetësi dhe partneri ynë i vazhdueshëm, duke dhënë një kontribut të madh në përpjekjet tona për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe të prosperuar, të gatshme të…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se tre javësh mungojnë ekzemplarët e patentë shoferëve në gjuhën shqipe. Kjo ka bërë që dhjetëra qytetarë që kanë aplikuar që lejen e automjeteve ta marrin në dy gjuhë, të presin akoma. Barra më e madhe ka rënë tek shoferët e transportit të mallrave dhe njerëzve jashtë shtetit, të cilët edhe mund të humbasin punën e tyre. Njëri prej tyre, na shpjegoi se si kjo çështje e ka kufizuar. “A ju duhet leja të udhëtoni e të vozisni jashtë shteti? Për çdo send, për të gjitha nevojat! A do të prisni në gjuhën shqipe? Po…

Lexo më Shumë

Institucionet shëndetësore do të fillojnë trajtimin e pacientëve me COVID-19 edhe me një tjetër medikament, i quajtur Ivermektin. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se ka indikacione se tek një kategori e caktuar e të infektuarve përdorimi i të njëjtit jep rezultate. Ivermektin është një ilaç antiparazitik me spektër të gjerë, përdorimi i tij duhet të jetë ekskluzivisht nën mbikëqyrje mjekësore qoftë kurimi në shtëpi apo në spital. Dikasteri i Shëndetësisë apelon që i njëjti assesi të mos përdorët pa rekomandim të mjekut amë. Një natë më parë mjekët amë kanë pranuar protokoll për përdorimin e medikamentit në fjalë. …

Lexo më Shumë

Të martën, rreth orës 18 e 50 minuta, policia ka intervenuar në barakën e bashkësisë lokale në lagjen “Stacioni Hekurudhor” në Kumanovë. Intervenimi është bë pasi një qytetar ka denoncuar se në barakë gjenden një grup personash. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar këta 6 persona, duke konstatuar se bëhet fjalë për vepër penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet padi adekuate.

Lexo më Shumë

Ende nuk dua dhe nuk mund të them se kemi vend për t’u çlodhur, sepse nuk e dimë se çfarë na pret më tej me situatën me virusin, tha në konferencën e mëngjesit Irina Sotirova – Buhova. “Ne punojmë ekskluzivisht në inspektime të jashtëzakonshme. Janë kryer rreth 4.000 inspektime emergjente. Ne kemi lëshuar 13.000 vendime për drejtuesit e transportit të mallrave që ishin të nevojshme në momentin e parë kur ndodhi pandemia dhe kur u vendosën masat e para kufizuese. Mbi 160,000 vendime janë lëshuar për persona pozitivë me covid-19 dhe persona-kontakte. Pra, puna është rritur në krahasim me punën…

Lexo më Shumë

Jo vetëm që nuk kemi e mbrojtur dhe përmirësuar trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, por kemi krijuar kushte edhe më të mira për shkatërrimin e saj. Drafti i fundit i raportit të UNESCO-s përmban kritika dhe thekson rreziqet në secilën prej fushave të shqyrtuara, nga urbanizimi dhe ndërtimet ilegale, përmes turizmit dhe mbrojtjes së biodiversitetit e deri te infrastruktura dhe trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza, njofton Portalb.mk. Me plot rekomandime dramatike, shqetësuese dhe urgjente, drafti i raportit të UNESCO-s është një shembull klasik i vështrimit nga jashtë dhe anash që çdokush mund ta shohë,…

Lexo më Shumë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, Meriton Civuli, dje kanë realizuar takim me kryetarin e komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi. Në takim u fol mbi frymën bashkëpunuese ndërinstitucionale, dhe zhvillimet politike midis institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi institucional ndërshqiptarë, mbetet të jetë synimi ynë strategjik për të ardhmen kombëtare.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit nëpër spitalet e vendit është regjistruar se po mjekohen gjithsej 410 pacientë pozitivë ose të dyshimtë me virus korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 26 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 36 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 15 pacientë, në Veles mjekohen 34 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 67 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për Kovid-19. Në qendrën Kovid në Ohër…

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e zhvilluar mbrëmë miratoi Propozim-programin e Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, i cili përmban plan për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizim të detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike. “Programi përfshin grupe të personave të moshave të rritura të prirur ndaj vaksinimeve individuale, llojin e vaksinave që jepen dhe mënyrën e dhënies, kalendarin për imunizim për fëmijët nga zero deri në 18 vjeç dhe kalendarin për “catch-up” imunizim për fëmijët e vaksinuar në mënyrë të parregullt nga pesë deri në 18 vjeç”, nënvizohet në…

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që i mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson lartë punën e institucioneve shtetërore si dhe ka synim ndërtimin e partneritetit me po të njejtat që të krijohen kushte më të mira të të bërit biznes, si dhe rritje ekonomike dhe zhvillim në vend. Na ndajnë disa muaj nga shënimi i 1 vjetorit kur Maqedonia e Veriut, si shumë shtete të botës, hyn në pandeminë e koronavirusit – Covid 19, duke sjell pasoja të mëdha ekonomike dhe rënie në indikatorët makroekonomik. Për të rikthyer ekonominë në trajektoren normale, vlerësojmë se Qeveria në periudhën vijuese…

Lexo më Shumë