Author: Hamdi Kumanova

Nga ora 22:00 (12.03.2021) deri në ora 05:00 të mëngjesit (13.03.2021) 29 persona nuk e kanë respektuar orën policore, me të cilën 18 prej tyre janë në territorin e Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara ng Qeveria dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Lexo më Shumë

Bordi ekzekutiv i Odës së mjekëve organizoi konferencë për media në lidhje me rastin e lehonës nga Dibra, të cilës iu morën tre organe. Përpara gazetarëve dolën 8 anëtarë të Odës sëbashku me kryetaren, mjeken Kalina Grivçeva Stardelova, kësaj radhe pa mjekun Muhamed Asani, i cili është pjesë e bordit e të cilin lehona e fajson për trajtim joadekuad. “Me ne nuk është doktor Muhamed Asani, të cilit puna në bordin ekzekutiv të Odës së Mjekëve i është ngrirë, derisa i gjithë rasti të qartësohet”, tha Kalina Griçeva Stardelova – Kryetare e Odës e Mjekëve. Megjithatë asnjëri nga 9 mjekët…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 18:30 zyrtarët policorë në Tetovë në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut është kryer kontroll në një objekt hotelierik në Tetovë. Me çrrastë është konstatuar se në objekt është organizuar një aheng familjar ku kanë qenë prezentë afro 40 mysafirë. Është privuar nga liria I.B. 38 vjeç nga Tetova. Drejtues i objektit i cili akuzohet për shkelje të masave kundër coronavirusit.

Lexo më Shumë

Po të duash të marrësh patentën e shoferit, jo gjithmonë përgatitja në vozitje mund të kryej punë. Në Shkup, një sekret publik ka arritur kulmin ku kandidatët dhe instruktorët flasin hapur për korrupsion. Nëse në procedurë të rregullt kategoria B kushton afër 500 euro, edhe aq duhet të japin duke paguar ri testimin në qytet për disa herë nga 70 euro. Disa kandidatë thonë se dikush nga anësh iu kanë ofruar edhe mundësi të dhënies së ryshfetit për të kaluar me të parën, përndryshe do të heqin të zinjtë e ullirit. “Komplet rreth 40 mijë denarë deri më tani me…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka ndërmarrë hapa, në lidhje me dyshimet në procesin për blerje të vaksinave kineze. Kryetarja e tij, Biljana Ivanovska deklaroi se tashmë janë duke mbledhur informacione që më pas të hapet edhe rast ndaj të njëjtave. “Në kolegjiumin e djeshëm u morëm vesh që para se zyrtarisht të hapin rast, të mbledhim informacione të mjaftueshme që lidhen rreth publikimeve në media se kanë ndodhur gjëra të tilla. Gjegjësisht, do të shohim a ka elemente të mjaftueshme që të hapim rast nga kompetenca jonë”, tha Ivanovska në “Utrinski Brifing”. Ndërkaq dje, ministri i Shëndetësisë, Venko…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev, i cili mori pjesë në Forum, e ripërsëriti qëndrimin e Qeverisë se Maqedonia asnjëherë dhe me askënd nuk do të negociojë për identitetin dhe gjuhën. “Që të jem i qartë si kristali dhe të përsëris edhe një herë qëndrimin e Qeverisë. Ne asnjëherë nuk do të lejojmë të bisedojmë për atë që nuk mund të bisedojmë, e ajo është kush jemi, cilët janë atributet tonat të identitetit dhe cila është gjeneza e shtetësisë dhe gjuhës sonë.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut nuk mund të blejë vaksina nga kompania amerikane farmaceutike“Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “Biontech”. Kjo vaksinë është rreth 95% efikase ndaj virusit korona dhe variantit Britanik, prandaj kërkesa në treg është e lartë, saqë kjo kompani nuk pranon që të bashkëpunojë me shtete që kanë më pak se dy milionë banorë. Kështu i kanë thënë nga Pfizer autoriteteve maqedonase gjatë një bisede telefonike që kanë zhvilluar përpara Vitit të Ri, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski për TV21. “Para Vitit të Ri, po e them shkurt, kur drejtpërdrejt u drejtuam në selinë e korporatës në Boston,…

Lexo më Shumë

Nuk është e vërtetë që kemi probleme brenda partisë, është e vërtetë që ka mosmarrëveshje në BDl. Ishtë një vlerë e shtuar për partinë tonë. Kryetari Ali Ahmeti inkurajon dhe respekton debatet e brendshme, por kjo kurrë nuk do të rrezikojë pikëpamjet politike të Ahmetit.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe Aleternativa kanë deklaruar se Tirana Zyrtare po heshtë ndaj shtrembërimit të fakteve të histrisë shqiptare në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut. Kanë kaluar më tepër se dy javë nga dita që i kemi nisur letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, për t’i paraqitur qëndrimet e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, si dhe për të kërkuar veprim nga shteti shqiptar në lidhje me këtë temë. Fatkeqësisht, edhe përkundër kësaj nisme por edhe…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell propozim akuzë kundër një personi i cili ngarkohet për veprën penale “Dhënie të sekretit shtetëror”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokuroria nuk ka zbuluar se për cilin person bëhet fjalë. Mirëpo, siç transmeton gazeta Lajm, bëhet fjalë për personin Lupço Palevski, i cili vetë e ka zbuluar identitetin e tij. Në një video të postuar në Facebook, Palevski thotë se është i denoncuar në polici nga kryeministri Zaev se ka dashur t’i bëjë atentat. Ndryshe, sipas njoftimit të prokurorisë Publike, 56-vjeçari Palevski, disa here gjatë muajit korrik…

Lexo më Shumë

Fejzi Haziri, njëri nga të dënuarit në rastin Monstra, ka shkruar në adresën tonë duke u ankuar se janë shtuar maltretimet e të burgosurve pas arrestimit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. “Prej se ka ardhë Mijallkovi na mytën duke na toturu, se ati ja kanë leju me dal në shëtitje kur të don dhe ai këkron me dal në ora 9 ose 10. Neve na largojnë prej qelive, gjithë krahun na çesin jashtë dhe s’tvetin a del, a s’del, a je i smut, apo është duke ra shi. Patjetër duhet me dal, se duhet me i kriju hapësirë…

Lexo më Shumë

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka njoftuar se ndjek me vëmendje informacionet të cilat pretendojnë të zbulojnë keqpërdorime nga ana e ministrisë së Shëndetësisë gjatë procedurës së furnizimit me vaksinat kineze. Nga kjo Prokurori thonë se në përputhje me kompetencat e tyre do të japin edhe udhëzimet dhe urdhëresat e nevojshme për zbulimin e krimit. Prokuroria për Krim të organizuar dhe korrupsion Presim që Institucionet kompetente deri në Prokurori të dorëzojnë të dhënat e tyre dhe veprat eventuale penale të kryera. Prokuroria, në përputhje me kompetencat e saj do të udhëzojë urdhëresa për zbulimin e këtij lloji të…

Lexo më Shumë