Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell propozim akuzë kundër një personi i cili ngarkohet për veprën penale “Dhënie të sekretit shtetëror”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prokuroria nuk ka zbuluar se për cilin person bëhet fjalë.
Mirëpo, siç transmeton gazeta Lajm, bëhet fjalë për personin Lupço Palevski, i cili vetë e ka zbuluar identitetin e tij. Në një video të postuar në Facebook, Palevski thotë se është i denoncuar në polici nga kryeministri Zaev se ka dashur t’i bëjë atentat.
Ndryshe, sipas njoftimit të prokurorisë Publike, 56-vjeçari Palevski, disa here gjatë muajit korrik të vitit të kaluar ka shpërndarë dokumente nga ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, respektivisht tashmë Agjencia për Siguri Kombëtare, deri tek të cilat ka ardhur në mënyrë të paligjshme. Sipas Prokurorisë, dokumentet kanë qenë të klasifikuara si “rreptësishtë konfidenciale” dhe kanë të bëjnë me hetime operative të DSK-së.
“Kështu, më 07.07.2020 në një konferencë për shtyp i pandehuri ka paraqitur fotokopje të pjesëve të një versioni punues të dokumentit – `Raport nga biseda me një person i cili bashkëpunon me DSK-në dhe një shënim zyrtar`. Më 8, 9 dhe 12 korrik 2020, ai vazhdoi të publikojë pjesë të dokumenteve të klasifikuara në profilin e tij në Facebook, duke përfshirë transkriptime bisedash me shënjestra të DSK-së së atëhershme”, thonë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë
- Arrestohet një 19-vjeçar nga Kumanova pas denoncimit se sulmoi babain e tij
- Sulm ndaj një kompanie të teknologjisë së mbrojtjes, Estonia mbyll kufirin me Rusinë
- Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
- Drutë dhe peleti humbin fuqinë ngrohëse nëse nuk ruhen siç duhet – gabimet që ju kushtojnë shtrenjtë gjatë dimrit
- “Imuniteti i Ballukut nuk u hoq nga PS edhe pse akuzohej për 1.2 mld euro abuzime”/ Vokshi në Bruksel: Kërkojmë mbështetje për qeveri kujdestare
- Islam Abazi e priti me lule, Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krim të Organizuar dhe Korrupsionit
- Ndërron jetë artisti i shquar shqiptar




