Author: Hamdi Kumanova

Gjatë ditës së djeshme (11.01.2021) në Koçan policia ka privuar nga liria persona A.E. 33 vjeç dhe A.A. 31 që të dy nga Koçani, sepse me urdhër gjyqësor të siguruar paraprakisht kanë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, me çrrastë kanë gjetur dhe konfiskuar drogë (heroin) dhe disa paketime me marijuhanë. Gjatë bastisjes zyrtarët policorë gjithashtu kanë gjetur dhe konfiskuar edhe disa materiale të tjera të çmueshme si ar dhe argjend për të cilat supozohet se janë të vjedhura. Pas dokumentimit të rastit ndaj personave në fjalë do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Situata me virusin në vend po stabilizohet ngadalë. Autoritetet shpresojnë që kjo prirje rënëse të vazhdojë dhe presin dozat e para të vaksinave të arrijnë deri në fund të janarit. Vaksina e parë që mbërrin në vend është vaksina Pfizer, ndërsa tjetra që do të merret në konsideratë është vaksina AstraZeneka. 833 mijë doza të vaksinave për mbi 400 mijë qytetarë duhet të arrijnë në vend përmes mekanizmit COVAX. Sipas Venko Filipçes, si rezultat i negociatave të drejtpërdrejta me kompaninë “Pfizer”, priten 800 mijë doza shtesë, dhe një pjesë pritet nga mekanizmi i solidaritetit – shpërndarja një përqindje të caktuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, dje me ftesë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, si palë e dëmtuar, paraqiti një deklaratë me shkrim në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale. Bëhet fjalë për rastin e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”. “Me të ashtuquajturën Prokuroria Speciale Publike (PSP) kam marrë një vërtetim për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve të mia, unë informoj Gjykatën se ndihem i dëmtuar për shkak të përgjimit të paligjshëm, domethënë “përgjimi i bisedave të mia telefonike për një periudhë të gjatë kohe. Gjithashtu nëse pas procedimit në Gjykatë vërtetohet përgjegjësia dhe ofruesi i shërbimit…

Lexo më Shumë

Mjeku Dragan Danillovski, për “Sloboden Peçat”, pohon se në Maqedoni vlerësohet se 7 deri në 10 herë më shumë qytetarë tashmë kanë pasur kontakt me virusin sesa numri i regjistruar zyrtarisht. “Nëse më 10 janar kemi pasur gjithsej rreth 85.500 raste, atëherë një llogaritje e thjeshtë tregon se numri real është midis 600 mijë dhe 860 mijë persona. Madhësia reale e popullsisë në Maqedoni, sipas të dhënave të Administratës Shëndetësore Elektronike në Ministrinë e Shëndetësisë është 1.6 milion. Rezulton se aktualisht përqindja e imunitetit kolektiv është nga 37.5 në 54 përqind. Për të ndaluar përhapjen e epidemisë në nivelin e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në Shkup është mbyllur një lokal pasi gjatë kontrolleve policia ka konstatuar se objekti ka punuar pas orës 18:00, transmeton Alsat. Policia së bashku me Inspektoratin e Tregut, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorgji Pop Hristov” në Shkup në një lokal ka hasur 47 persona të moshës prej 17 deri 75 vjeç. MPB njofton se të pranishmit dhe pronari janë privuar nga liria, për procedurë të mëtejshme, ndërsa Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur objektin për 30 ditë. Personat në fjalë do të akuzohen për shkelje të nenit 206…

Lexo më Shumë

14 kandidatë kanë aplikuar për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përfshirë anëtarët e mëparshëm dhe aktualë, si dhe punonjësit në shërbimet e Komisionit dhe avokatë. Nga VMRO-ja kandidat janë Boban Stojanoski dhe Aleksandar Dashtevski, ndërsa Krenar Lloga është kandidat për anëtar që vjen nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nga BDI është Ditmire Shehu. Kandidatët e tjerë janë: Janake Vitanovski, Boris Kondarko, Beti Gjorgievska, Oliver Ristovski, Ljupka Guguçevska Filiposka, Radica Risteska, Elizabeta Postolovska, Dimitar Spaseski, Krenar Lloga dhe Zoran Mihajloski. Kandidatët e emëruar nga partitë duhet të marrin shumicën e dy të tretave. Konkusrin që Kuvendi shpalli para Vitit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 918 teste, ndërsa janë regjistruar 104 raste të reja me COVID-19. Në Shkup-53, Kumanovë-8, Shtip-2, Prilep-13, Tetovë-3, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-1, Kriva Pallankë-4, Radovish-1, Krushev-2, Koçan-6, Vinicë-3, Sveti Nikollë-1, Negotin-2. 13 persona vdiqën, katër pacientë nga Shkupi (78, 66, 71 dhe 68), katër nga Prilepi (80, 57, 80 dhe 50), një pacient nga Velesi (74), një nga Ohri (67), një nga Kavadari (62), një nga Probishtipi (72) dhe një pacient nga Negotina (78). Pacientët vdiqën në spital. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë për shkak të reshjeve të shumta të shiut u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për pije. “Për shkak të reshjeve intensive gjatë këtyre ditëve, ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit. Me rekomandim të Qendrës për Shëndet Publik- Tetovë rekomandohet mos përdoret uji për pije! Ndalesa për përdorim е ujit për pije do të vlejë deri në marrjen e rezultateve përfundimtare. Momentalisht qyteti furnizohet me ujë për pije me sasi prej 350 l/s,” thuhet në njoftimin e NPK “Tetova” Tetovë./Telegrafi

Lexo më Shumë

Sot, kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bë publik propozimi që Avokat i ri i Popullit të jetë Naser Zyberi, u zbulua edhe skenari i mashtrimit të zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020. Megjithatë, duke qenë protagonist i zgjedhjeve të kaluara, Naser Zyberi i ka dy përgjegjësi: e para është politike – ai nuk mund të jetë Avokat i Popullit derisa në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për një detyrë politike, ndërsa e dyta është morale – ai duhet t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve shqiptarë në vendin tonë se a ka qenë ky…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk ka marrë ende asnjë vendim konkret për kërkesën për dëmshpërblimin e sopotasve, të cilët kërkojnë që tu kompensohet njollosja e integritetit personal dhe familjar, për akuzat e pavërteta për rastin e ndodhur në vitin 2003. Në pyetjen e Alsat, nga Qeveria thonë se ende nuk kanë marrë vendim. “Ende nuk ka vendim konkret për kërkesën në fjalë. Kërkesa e pranuar po shqyrtohet nga trupat e ndryshëm në Qeveri. Pasi të përfundojë shqyrtimi, menjëherë do të shqyrtohet edhe në seancë të Qeverisë për t’u marrë vendim”, thonë nga Qeveria. Pak ditë më parë, Avokati i Shtetit i dërgoi kërkesë…

Lexo më Shumë

UNESKO nuk sheh përparim në mbrojtjen e pasurisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, sipas draft raportit të fundit, i cili është dërguar në qeverisjen lokale dhe ministrive kompetente, Ohri është një hap para vendosjes në listën e pasurive botërore në rrezik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Raporti ju vendos theks problemeve në mbrojtjen e autenticitetit të ndërtesave të vjetra, heqjen e ndërtesave të paligjshme dhe planeve urbanistike problematike për ndërtim, si dhe ndikimin e tyre në liqen dhe botën e gjallë. Nga Komuna e Ohrit thonë se draft raporti i parë i UNESKO, i cili është rezultat i misionit…

Lexo më Shumë

Zënka e qenve vazhdon të jetë e përhapur në rajonin e Pollogut. Edhe pse kjo dukuri është e ndaluar me ligj, megjithatë nëpër rrjetet sociale vërehen xhirime të këtyre zënkave. Kjo më së shumti ndodh në vendbanimet rurale, ku keqpërdorimi i qenve për zënka është më e theksuar. Madje, kjo dukuri shpeshherë bëhet në mënyrë të organizuar, ku ka edhe pjesëmarrës të shumtë. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, gjatë vitit të kaluar, në disa raste ka intervenuar duke parandaluar këto organizime dhe duke marrë masa adekuate në kuadër të ligjeve në fuqi, por në disa raste këto organizime…

Lexo më Shumë