Author: Hamdi Kumanova

Ish-Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dëshmoi rreth ndërhyrjes në Parlament më 27 Prill. Jankullovska theksoi se vendimi i organeve të partisë në lidhje me protestat nuk është i njohur për të. “Unë nuk jam në dijeni për vendimeve të atilla kur kam marrë pjesë në seanca dhe nuk kam vërejtur një vendim të tillë nga procesverbali,” tha Jankullovska. E pyetur nga mbrojtja e të pandehurve se çfarë po bënte më 27 prill, ajo tha se ishte në zyrën e saj në parti, ku pranë ishte zyra e Mile Janakievski. “Mile dhe unë hëngrëm dhe pimë disa herë gjatë ditës dhe…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit të kaluar (2020), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 12,526 lloje të ndryshme të shkeljeve të trafikut, gjegjësishtë kundërvajtje ose afro 8 mijë kundërvajtje më pak krahasuar me vitin e kaluar informon Tetovasot . Duke vepruar në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor dhe Ligjin për Automjetet dhe për shkak të mangësive të identifikuara, përkatësisht shkeljeve të trafikut, 830 automjete janë përjashtuar nga trafiku. Numri më i madh i veturave të larguara nga trafiku (751) kanë qenë me regjistrim të skaduar mbu…

Lexo më Shumë

Me 10.01.2021 në ora 12.15 në rajonin e Karposhit, zyrtarët policor nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.T.(26) nga Shkupi, pasi që tek ai është gjetur marihuanë. Njashtu në datën e njëjtë në vendin e njëjtë, zyrtarët e SPB Shkup kanë arrestuar D.M.(28) nga Shkupi të cilin e kanë kapur me marihuanë, raporton Almakos. Pas dokumentimit të rastit kundër personave do të ngriten padi adekuate penale./Almakos/

Lexo më Shumë

I dërguari special i Republikës së Maqedonisë për Bullgarinë Vllado Buçkovski sot do të mbërrijë në Sofje për të biseduar me krerët më të lartë të Qeverisë bullgare, njofton Portalb.mk. Vizita do të zgjasë disa dit, ndërsa herën e fundit në Sofje ai ishte në fillim të dhjetorit, kur kishte takime me ministren e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva, kryeministrin Bojko Borisov dhe ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov. Sipas mediave bullgare, qëllimi i vizitës së Buçkovskit është kthimi i besimit mes të dyja vendeve dhe zbatimi i Marrëveshjes së Fqinjësisë dhe Miqësisë, e cila u nënshkrua në 1 gusht 2017.…

Lexo më Shumë

-Toni i Sofjes në lidhje me bllokimin bullgar të rrugës evropiane për në Maqedoninë e Veriut diktohet nga anëtari i koalicionit qeverisës, partia e ekstremit të djathtë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare e ministrit të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov”, tha ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kocias, në një intervistë për “Euroaktiv”, transmeton Alsat. “Bullgaria nuk e kupton që në Maqedoninë e Veriut ka lindur një komb i ri, i cili ka gjuhën e vet. Në vend që ta respektojë atë dhe të kontribuojë për paqen dhe miqësinë e popujve të rajonit, Bullgaria po vepron në mënyrë destabilizuese, duke pretenduar të…

Lexo më Shumë

Me 10.01.2021 në ora 12.40 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme” nga zyrtarët policor është arrestuar J.N.(33) nga fshati Brezë, Shkup, pasi që gjatë kontrolleve kufitare është konstatuar se në evidencë evidentohet me masën ‘Arresto’ me urdhrin gjyqësor nga Gjykata Themelore në Shkup, transmeton Almakos. I njëjti është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/

Lexo më Shumë

Pakoja e pestë ekonomike antikrizë të sillet në janar dhe të përmbajë masa për mbajtje të likuiditetit, për lehtësim tatimor dhe anulim të obligimeve tatimore, si dhe subvencione për mbajtje të të punësuarve, kërkon Lidhja e Odave Ekonomike (LOE). Këto propozime, kumtoi LOE, do të dorëzohen deri te Qeveria. Sipas Lidhjes, sektori real pret të zgjasin së paku deri në prill edhe ndihma financiare për pagesë të pagës, ndihma financiare e pakthyeshme dhe kreditë pa interes. LOE përmend se subjektet afariste në vend, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ende janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, disa janë ende…

Lexo më Shumë

Vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të të sapo diagnostikuarve me koronavirus, si dhe përqindja e rasteve pozitive nga të testuarit, e me këtë ulet edhe presioni mbi shëndetin publik dhe institucionet spitalore. Kjo është për shkak të respektimit të masave të mbrojtjes së koronavirusit nga shumica e qytetarëve, si dhe kontrolleve të intensifikuara të inspektimit. Ulja e numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital nuk është një arsye për t’u relaksuar, por përkundrazi, të gjithë duhet të vazhdojmë t’i përmbahemi vazhdimisht masave për mbrojtje nga koronavirusi. Vaksinat e para mbërrijnë në vend muajin tjetër! Janë siguruar 800.000…

Lexo më Shumë

Kuvendi, sot do të fillojë zyrtarisht punën e tij në vitin e ri të 2021, megjithëse javën e kaluar u mbajt një seancë e Komisionit për për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të mbajë një sesion koordinimi me nënkryetarët dhe njerëzit e parë të grupeve parlamentare, në të cilat do të përcaktohen aktivitetet gjatë kësaj jave. Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, tha se gjatë kësaj jave nga janari, do të mbahen seanca të disa seancave plenare të mbetura, si dhe seanca të komisioneve në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në aksin rrugor nga Udhëkryqi i Mavrovës deri në Dibër, i cili ishte në ndërprerje prej mbrëmë në ora 18:30 për shkak të rrëshqitjes së tokës dhe pemëve të rëna në rrugë, u normalizua prej sot paradite në ora 8:30, informoi LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të shiut ka në rrugët në mbarë shtetin. Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar,…

Lexo më Shumë

Moti i ligë dhe akulli shkaktuan ndërprerje në furnizimin me energji elektrike në qytetin e Dibrës dhe vendbanimet përreth, informon SHA MEPSO. “Pesha e akullit dhe moti i ligë në rajonin e Mavrovës-Rekës rrëzoi disa shtylla dhe një dru u rrëzua mbi transmetuesin 110 kilovat TS Vrutok – TS Shpile dhe shkaktoi ndërprerje në furnizimin me energji elektrike. Qendra kombëtare dispeçer e SHA MEPSO regjistroi situatë pa tension sot në orën 10:35”, kumtoi SHA MEPSO. Ekipet e MEPSO-s janë në terren dhe me të gjitha mjetet po punojnë në krijimin e kushteve për kyçjen e linjës së largëpërçuesit dhe furnizimin…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se janë ulur për 23 përqind aksidentet në trafik. Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të numrit të aksidenteve të trafikut në periudhën kur zbatohen këto kontrolle. Në nëntor 2020, krahasuar me nëntorin 2019, kemi pasur një rënie prej 21 përqind, ndërsa kur krahasojmë dhjetorin e 2020 me dhjetorin 2019, kemi një rënie prej 23 përqind të numrit të aksidenteve të trafikut. Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, 2020 ka numrin më të ulët të viktimave në trafik në historinë e vendit”, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Toni Angellovski…

Lexo më Shumë