Qeveria dhe Ministria e Jashtme as që e komentojnë aneksin 12 pikësh të përmendur nga zv.kryeministri bullgar Karakaçanov, si kusht për nisjen e bisedimeve me BE-në. Nga Ministria e Jashtme thonë se presin feedbackun nga Sofja për propozim-planin aksionar. Ministria e Jashtme “Ministrat, Osmani e Zaharieva komunikuan këtë javë. U dakorduan që ditëve në vijim të shkëmbejnë propozime nga dy palët për Planin aksionar. Gjatë komunikimit të rregullt, vazhdimisht ka shkëmbim të mendimeve dhe ideve; dy palët shpesh ndajnë propozimet dhe pikëpamjet e tyre, ku i theksojnë dhe sqarojnë pozicionet e tyre. I fundit është Plani aksionar për zbatimin e…
Author: Hamdi Kumanova
Punonjësit mediak duhet të jenë në listën me prioritet për marrjen e vaksinës kundër CoVid-19. Ky është vlerësimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilës gazetarët janë në krah të mjekëve, policëve, ushtarëve dhe uniformave të tjera gjatë përballjës me pandeminë. Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se gazetarët dhe kameramanët janë të ekspozuar drejtpërdrejtë me rrezikun e infektimit nga virusi korona dhe se ka marr premtimin nga Ministria e Shëndetësisë se do të këtë prioritetet gjatë vaksinimit. “Po, ne tani më jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë pasi që konsiderojmë se gazetarët nëse jo në ‘frontline’…
Agjenda e ngjeshur e Kuvendit përplot ligje me procedurë të shkurtër është shndërruar tashmë në praktikë, por bie ndesh me frymën e dialogut Zhan Mone dhe me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Kjo vërejtje ndaj ligjvënësit përsëritet në të gjitha raportet për vendin, përfshirë edhe atë të fundit nga Parlamenti Evropian. Shembulli i fundit është me seancën 29, në të cilën nga 32 nisma për ligje të reja ose ndryshime ligjore, të paktën 15 janë me procedurë të shkurtuar ose me yll të Bashkimit Evropian, që poashtu nënkupton kufizim të afatit për debat. (insert-agjenda e Kuvendit) Raporti i Parlamentit Evropian për…
Gjatë 24 orëve të fundit në Covid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 360 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Bilans tejet negativ është shënuar në Tetovë, ku në 24 orët e fundit janë shenuar 17 raste të reja me Kovid dhe asnjë i shëruar. Bilans negativ i viktimave eshte shenuar në Shkup, ku në 24 orët e fundit janë shenuar 10 viktima, por edhe 270 raste të reja dhe 204 të shëruar.
“Vaksinat e para do të mbërrijnë muajin tjetër. 800.000 vaksina janë siguruar për tërë vitin 2021, ndërsa ne presim që dozat e para të vaksinës Pfizer në shkurt. Institucionet janë të gatshme, po ndiqet procesi i imunizimit të tërë popullsisë, për një fitore përfundimtare mbi pandeminë”, tha deputeti nga LSDM, Nenad Kociq. Kociq gjithashtu theksoi se shteti përmes dy mekanizmave të tjerë do të sigurojë doza shtesë të vaksinave kundër coronavirusit, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të imunizuar rreth 60 përqind të popullsisë. “Një prej tyre është mekanizmi ‘Covax’ ku priten 833.000 doza të tjera vaksinash dhe…
Pesë prej tetë objekteve të kontrolluara hotelierike në Strugë nuk i kanë respektuar dispozitat për distancë të obligueshme midis tavolinave dhe praninë deri në katër persona në një tavolinë, kanë përcaktuar gjatë kontrollit të djeshëm inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe nëpunësit policorë. SPB Ohër sot kumtoi se në një objekt hotelierik është prishur rendi dhe qetësia publike nga katër persona. “Në një objekt hotelierik, personat A.V. (21), A.V. (25) dhe G.V. (25) nga fshati Veleshtë e Strugës dhe T.S. (28) nga fshati Tatesh i Poshtëm, e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike. Ata janë thirrur në Stacionin policor…
Me 09.01.2021 në ora 19.20 gjatë kryerjes së kontrollit në një lokal në Dibër, në pronësi të D.S. nga Dibra nga zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Dibër në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut objekti është gjetur i hapur dhe në të ka pasur tetë persona prej të cilëve dy adoleshent, ku personat janë arrestuar, ndërsa adoleshentët në prezencën e prindit janë thirrur nga Reparti i punëve të brendshme në Dibër për procedurë të mëtutjeshme, raporton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë padi adekuate penale. Me 09.01.2021, zyrtarët policor dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë…
NGA: PROF. DR. MUSA LIMANI Shikuar historikisht, Maqedonia përherëkishte qëndrime antishqiptare, duke përfshirë edhe periudhën në ish Jugosllavi, si dhe pas shkëputjes nga Jugosllavia, përkatësisht edhe pas pavarësisë së saj si shtet i pavarur. Në ish Jugosllavi Maqedonia ndër të parët i paraprinte masave represive antishqiptare. Për shkak të hapësirës dhe shkrimit në gazetë, me këtë rast unë do t’i sjell vetëm disa raste, ku Maqedonia u pozicionua me masa represive ndaj shqiptarëve. Ndër masa të tjera, si masë e represionit ndaj shqiptarëve në Maqedoni filloi rrënimi i mureve (rrethojave) të oborreve, që paraqet pikë mjaft të ndjeshme për familjet…
Reshjet e shiut dhe mjegulla në terrenet për ski janë arsyeja pse ashensorët e skijimit në qendrën për ski në Kodrën e Diellit nuk funksionojnë, informojnë nga udhëheqësia. Shiu i dëmton shtigjet, kurse dukshmëria është e ulët për shkak të mjegullës. “Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit të shoqëruara me mjegull dhe shi, sot qendra për ski nuk do të funksionojë. Sapo të krijohen kushtet në ditët në vijim, ne do të sigurojmë informacion shtesë”, kumtuan nga Qendra për ski në Kodrën e Diellit. Në periudhën e fundit kanë punuar teleferikët “Shën Ilija” dhe “Ceripashina” dhe ashensorët e…
Për mua, problemi është ai që përcaktohet në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë. Çdo tërheqje nga marrëveshja e bën problemin konfuz, të pakuptueshëm dhe kështu deklaratën e Kryeministrit, padyshim që ndjenja është se ajo shkon përtej kornizës së nënshkruar dhe krijon konfuzion sepse nuk është brenda kornizës, tha për “Radio Evropa e Lirë” ministri Bujar Osmani. I pyetur nëse deklaratat e Kryeministrit në një intervistë për “BGNES” ndikuan në procesin e bisedimeve me Bullgarinë dhe pozicionet e Maqedonisë, Osmani tha se pikëpamjet tona për fqinjët ishin ndërtuar në një sistem të mëparshëm dhe ato ishin anti-bullgare, antishqiptare, anti-greke. “Pikëpamjet tona…
Trafiku në autostradën Veles-Shkup është ndaluar për shkak një aksidenti të rëndë trafiku në rreth 16 kilometra nga Velesi, ku qindra vetura janë duke pritur në kolonë, transmeton Almakos. Nga LAM informuan se trafiku është ndërprerë nga ora 10.45 minuta, ndërsa aksidenti është realizuar para tunelit në Katllanovë. Trafiku do të jetë në ndërprerje derisa zgjatë kontrolli, ndërsa në vendngjarje ka arritur edhe policia./Almakos/
Njerëzit me alergji mund të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneka, e cila tashmë është aprovuar për përdorim në këta njerëz, shkruajnë mediat britanike. Për më tepër, përkundër njohurive fillestare se personat me alergji dhe gratë shtatzëna nuk mund të marrin vaksinën Pfizer/Biontech që duhet të mbërrijë në Maqedoni, tani manuali është azhurnuar dhe thonë se kjo vaksinë është e sigurt për ta. Sigurisht, këshillohet kujdes për të parë nëse ndonjë nga alergjitë specifike në një person ka të bëjë me virusin. Më shumë se 800.000 njerëz janë vaksinuar deri tani në Britaninë e Madhe dhe rreth 1.5 milion në Shtetet e…

