Author: Hamdi Kumanova

Reshjet e shiut, të cilat pritet të tejkalojnë 50 litra për metër katror, ​​pritet t’i rrisin dukshëm nivelet e ujit, veçanërisht në lumenjtë Radika, Sateska, Koselska dhe Golema, Treska, Vardar dhe të Lumit të Zi. Nga DPHM njoftojnë se në pjesët perëndimore të vendit reshjet pritet të tejkalojnë 50 l/m2 dhe se në ato pjesë të vendit priten nivele dukshëm më të larta të ujit, duke mbushur shtretërit e lumenjve si dhe derdhjet lokale. “Kjo veçanërisht ka të bëjë për lumenjtë Radika, Sateska, Koselska dhe Lumi i madh (i Resenjës) në pellgjet e të cilave janë të mundshme derdhje. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Me 09.01.2021 në ora 12.15 në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ nga zyrtarët policor është arrestuar I.Z.(27) nga Republika e Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se për kontroll e ka dhënë pasaportën shqiptare në emër të M.C.(25) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos. Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/

Lexo më Shumë

Një 25 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, është kapur sot në Morinë. Sipas policisë, R.M., 25 vjeç, banues në Shkup, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria, nën akuzë për vjedhje me armë. Njoftimi i policisë: Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues…

Lexo më Shumë

Ka rënë në mënyrë të konsiderueshme rastet nga gripi sezonal këtë periudhë, krahasuar vitin e kaluar. Sipas raportit nga Instituti për Shëndet Publik në sezonin 2020/2021, numri i përgjithshëm i pacientëve me grip është 379, që është për 54.2 përqind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë sezonin e kaluar ku kishte 828 pacientë dhe 70.1 përqind më pak se kurba tipike sezonale. Shumica e pacientëve javën e kaluar ishin fëmijë deri në katër vjeç. Këtë sezon, deri më 3 janar, gjithsej 37.221 persona janë vaksinuar me vaksina falas kundër gripit, nga 40.000 të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë. Vaksinat…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, bazuar në paralajmërimet e Ministrisë së Arsimit, me gjasë edhe gjysmëvjetorin e dytë do ta zhvillojnë jashtë bankave shkollore, apo sipas modelit online ashtu sikur edhe në pjesën e parë të vitit shkollor. Por, kjo vazhdon të kundërshtohet nga Unioni i Shkollave të Mesme, por edhe nga profesorë e shoqata tjera që tubojnë mësimdhënësit, të cilët vlerësojnë se nxënësit duhet të kthehen në shkolla, në veçanti pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike. “Javën tjetër duhet të kemi një takim me ministrin e Shëndetësisë, me ministren e Arsimit, por edhe me kryeministrin për…

Lexo më Shumë

Këtë vit, bregu i Ohrit dhe Strugës e nis me një problem ende të pazgjidhur. Marrëveshjet e koncesioneve për ata që ende administrojnë plazhet kanë skaduar para disa viteve. Kjo do të thotë se ato menaxhohen në mënyrë të paligjshme. Megjithëse qeveria premtoi zgjidhjen e kësaj çështje përmes marrjes së kompetencave për plazhet nga vetëqeverisjet lokale dhe kthimin e tyre nën kompetencat e shtetit, nuk ka ende asgjë në këtë drejtim. Por, për dallim nga Ohri, ku në fillim të verës filloi një aksion i tillë, autoritetet në Strugë e apeluan vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi ndalim të…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes së Bullgarisë në bisedë me Ilijana Benovska për programin javor “Benovska Pita” në “Radio K2”, komentoi marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe tha se ai e pret përfaqësuesin special të Qeverisë së Maqedonisë për mosmarrëveshjen me Bullgarinë, Vllado Buçkovski javën tjetër në Bullgari. “A është e vërtetë, a do të keni forcën të më thoni se, prisni një takim të paparalajmëruar me Vllado Buçkovskin, i cili ishte Ministër i Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Kryeministër i vendit dhe që nga dhjetori 2020 është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Maqedonisë për Bullgarinë. A…

Lexo më Shumë

Në mesin e 12 rasteve të reja të Kovid-19 të konfirmuara dje në Dibër është një fëmijë shtatë vjeç, i cili u infektua nga kontakti me një person të afërt. Midis tyre ka të rinj të moshës 20 dhe 29 vjeç, por kryesisht janë nga 46 deri në 51 vjeç. Në Dibër, si dhe në komunën e Qendrës Zhupë, siç vlerësohet nga autoritetet, situata epidemiologjike nuk po qetësohet, si në komunat e tjera, gjë që konfirmohet nga numri i mbi 40 të sapo infektuarve gjatë kësaj jave. “Fatkeqësisht, mosrespektimi i masave dhe protokolleve vazhdon. Kafenetë, tregjet, radhët e njerëzve para…

Lexo më Shumë