Grubi: Vendimi i Mexhitit është personal, unë e respektoj

Grubi: Vendimi i Mexhitit është personal, unë e respektoj

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot derisa komentoi vendimin e Izet Mexhiti për dorëheqje nga posti i koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, tha se ai është vendim personal i tij dhe se ai e respekton atë. Ndërkohë sa u përket mosmarrëveshjeve brenda BDI-së, Grubi tha:

“Në mbledhjen e fundit konsultative të organeve partiake u zotuam dhe u morëm vesh që të mbështesim politikat e BDI-së. Pas asaj mbledhje ishte vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti i cili tha se të gjitha çështjet janë zgjidhur dhe unë nuk kam se çfarë të shtoj pas asaj deklaratë”, tha Grubi. Ndërsa i pyetur nëse Mexhiti mund të jetë pasardhësi i Ahmetit në krye të BDI-së, Grubi me përgjigje:
“Izet Mexhiti ka dhënë kontribut, është veteran politik, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në BDI. Unë mendoj se askush nuk mund ta zëvendësoj Ali Ahmetin, por gjithsesi se në ndonjë periudhë mund të ketë një kryetar tjetër në BDI dhe pse ai të mos jetë Izet Mexhiti”, tha Grubi.