Mediat kanë siguruar fotografi të pajisjes e cila shpërtheu në “Steak House”. Përpos dëmeve materiale, aty mbetën të lënduar rëndë edhe gjashtë persona. 4 persona prej të lënduar nga shpërthimi janë dërguar për trajtim në Turqi, ndërsa 2 të tjerë në Austri.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë 24 orëve të fundit në Covid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve të korona virusit. Gjithsej 338 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Drejtoria për Zonat Industriale të Zhvillimit Teknologjik, informon se në vitin 2020 janë paguar më shumë se 10 milion dhe 600 mijë euro 29 kompanive për realizimin e investimeve të tyre në zonat. Kjo është 94,4% nga ndihma shtetërore e paraparë vitin e kaluar, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “Është miratuar pagesa e parakohshme të obligimeve kundrejt dy kompanive, “Kostap” dhe “Genterm”, të cilët para kohës së planifikuar kanë arritur investimet e tyre dhe tragetin për punësim. Shuma e përgjithshme e paguar kundrejt këtyre dy kompanive është 51,2 milion denarë, mjete këto të siguruara me vendim të Qeverisë në dhjetor të…
Vaksina dhe ilaçi ivermektin janë shpresa e re për shpëtim nga coronavirusi. Të dy barnat së shpejti do të mbërrijnë në vend. “Ivermektin do të jetë në dispozicion në barnatore për dy javë, do t’u jepet tre grupeve të qytetarëve dhe të gjithë do të kenë doza të ndryshme, për shkak të të cilave duhet të konsultohet një mjek për përdorimin e tij. Këto janë grupe rreziku të punëtorëve, njerëz që kanë konfirmuar kontakt dhe njerëz që kanë Covid-19. Ekziston një dozë e ndryshme në të gjitha grupet dhe për këtë arsye duhet të jetë nën mbikëqyrjen e një mjeku”,…
Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) me Projektligjin për Mbeturinat Komunale, i cili është në fazën përfundimtare të miratimit, do të jetë përgjegjës për përcaktimin e çmimeve të mbetjeve komunale në mënyrë që këtë vit kompetencat e tij në fushën e shërbimeve të ujit të rriten, njoftoi për AIM-n kryetari i KRRE Marko Bislimoski. “Për më tepër, ne jemi ende të përkushtuar që KRRE të marrë plotësisht kompetencën për të përcaktuar çmimet e shërbimeve të ujit, sepse deri më tani ne përcaktojmë vetëm çmimin minimal dhe maksimal, ndërsa pastaj këshillat e komunave sjellin çmimet përfundimtare brenda kësaj…
Ministria e punëve të brendshme ka dhënë mendim negativ ndaj idesë që shtetasit e ish republikave jugosllave të cilët deri në pavarësinë e Maqedonisë me 8 shtator të vitit 1991 kanë jetuar në Maqedoni, të mund të marrin shtetësi maqedonase vetëm me deklarata nga dëshmitar, pa pasur dokumente si dëshmi, transmeton Almakos. Bëhet fjalë për qytetar që kanë lindur dhe jetojnë në Maqedoni, por nuk kanë shtetësi edhe pse shpesh herë i plotësojnë kushtet për to. Pavle Trajanov, ish ministër i punëve të brendshme dhe lider i Lidhjes Demokratike paralajmëroi se ideja e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është që…
Policia natën vonë e ka arrestuar njërin prej dy dhunuese, ndërsa pas të dytit po gjurmohet. Ata kanë bërë incident në një autobus të JSP-së duke kërcënuar udhëtarët, transmeton Almakos. “Dje rreth orës 20 është arrestuar njëri prej dhunuesve, ndërsa pas të dytit jemi në proces të identifikimit, kur të kemi më shumë informacione do t`i japim për opinionin”, deklaroi për zoom.mk zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski. Dy personat kanë nxitur incident në një autobus të JSP-së pasi që janë paralajmëruar për t`i respektuar protokollet shëndetësore dhe të vendosin maska. /Almakos/
Me 08.01.2021 zyrtarët policor nga EVR, Gazi Babë, Njësia për polici intervenuese dhe Stacionit Policor në Haraçin në bashkëpunim me Inspektoratin Tregtar Shtetëror në ora 21.20 kanë kryer kontroll në një çajtore në fshatin Haraçin ku kanë konstatuar se objekti është duke punuar dhe ku ka më shumë mysafir, transmeton Almakos. Në çajtore është arrestuar edhe pronari A.B.(25) nga fshati Haraçin, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngritët padi penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal. Objekti është mbyllur nga inspektorët e ITSH./Almakos/
Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit tonë janë regjistruar 349 kundërvajtje për mosmbajtjen e maskës. Nga Minsitria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Maqedonia e Veriut prej janarit deri në nëntor ka eksportuar mallra në vlerë rreth 322 miliardë denarë, ndërsa ka importuar 419 miliardë denarë, transmeton Portalb.mk. “Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – nëntor 2020, është 322 706 639 mijë denarë, me ç’rast shënon rënie prej 11.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar – nëntor 2020, është 419 453 465 mijë denarë, që është për 10.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave…
Pas një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve në Maqedoninë e Veriut, sektori i hotelerisë ka bërë një kërkesë për heqjen e orës policore, si shkak i situatës së rëndë ekonomike që po përjetojnë. “Oda e pavarur e hotelierëve “ i ka kërkuar Qeverisë që të shtohet orari i punës, I cili që prej datës 18 dhjetori e deri më 21 janar do të jetë deri në orën 18:00. Humbja llogaritet në miliona euro. Pavarësisht kërkesës së gastronomëve, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, është shprehur I vendosur se para datës 21 janar, orari I kufizimeve…
Fjalimi i Presidentit amerikan në largim, Donald Trump me të cilin kërkoi të dënohen përgjegjësit e hyrjes së dhunshme në Kongres më 6 janar, është i ngjashëm me fjalimin e ish kryeministrit, aktualisht në arrati, Nikolla Gruevski i cili kishte kërkuar të njëjtën për përgjegjësit e hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Madje të dy, si Trump ashtu edhe Gruevski u akuzuan se i kishin nxitur këto ngjarje të dhunshme, duke mos pranuar rezultatet zgjedhore dhe duke refuzuar ta lëshonin qetësisht pushtetin. “Si çdo amerikan, edhe unë jam i zemëruar nga dhuna dhe shkelja e…

