“E përshëndesim aksionin e suksesshëm policor për kapjen e drogës në kufirin Maqedonia e Veriut-Greqi.
Mirëpo, nuk mund ta fshehim pakënaqësinë që policia nuk u tregua njësoj e suksesshme për të parandaluar kontrabandimin e dy tonë droge nga Maqedonia e Veriut në Kosovë”. Kështu shprehet koordinatori i grupit parlamentar ASH-AAA, Skender Rexhepi-Zejd, duke komentuar aksionin e suksesshëm të policisë maqedonase me kapjen e drogës në kufirin me Greqinë, por duke rikujtuar mossuksesin e policisë për të parandaluar kontrabandimin e dy tonëve drogë nga Josifova përmes Haraëinës në Kosovë.
“Kjo i nxjerr në shesh dyshimet mbi lojën e dyfishtë që e bëjnë shërbimet e punëve të brendshme maqedonase në kurriz të sigurisë së qytetarëve të Kosovës.
Kështuqë, ftojmë policinë e Kosovës që këtë paaftësi të qëllimshme, ose rastësishme të policisë së RMV ta denoncojë në instanca ndërkombëtare”, thekson Rexhepi në postimin e tij në facebook.
Data 16.11.2026
Aktuale
- Gashi: Më 1 dhjetor në Kuvend ligji për kontratat e përhershme
- Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë
- Tragjedia e 26-vjeçares: Vdekja e papritur pas dyshimeve për drogë
- Korrupsion me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut, vlera e pasurisë së sekuestruar arrin deri 1.8 mln euro
- Nuk e dinit! Kjo banore e BBVK-së ishte në një lidhje dashurie me reperin e njohur
- Pas aratisjes nga dritarja e stacionit të policisë, u dorëzua 24-vjeçari që e keqtrajtoi fizikisht dhe psikikisht partneren
- SKANDAL: Shteti i ka diskriminuar njerëzit me aftësi të veçanta, u ka ulur orët e nevojshme për asistent personal
- Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikë



