Asambleja e Femrës në Alencën për Shqiptarët: Gëzuar 8 Marsin, e shtrenjta Grua!

Asambleja e Femrës në Alencën për Shqiptarët: Gëzuar 8 Marsin, e shtrenjta Grua!

Në ditët e shenjuara për ty vazhdo ta mbash kokën lart dinjitetshëm siç e ke mbajtur edhe kur të janë mohuar të gjitha. Në pikën më të largët nga burojnë të gjitha vlerat është mundi yt, je ti që lind jetë.

Asnjë përsosmëri nuk vete në pikën e saj kulmore pa ty, ndaj ktheje vëmendjen më shpesh te vetja dhe çmoje atë që ke bërë dhe e bën përditë për njerëzimin duke edukuar fëmijë, duke i sjellë botës ëmbëlsi, duke e rrezatuar kujdesin, mirësinë dhe përgjegjshmërinë tënde instiktive në çdo gjë që prek.

Përcaktimi yt për të kontribuuar në shoqëri, për të marrë pjesë aktive në të, të bën dyfish përgjegjëse, dyfish të fuqishme.

Kur një grua vendos t’u prijë proceseve shoqërore, ajo i ka tejkaluar kufijtë e një qenieje të zakonshme, pasi prapa kurrizit të saj rri një botë e tërë, rri përkushtimi deri në detaj ndaj familjes e shtëpisë. Intuita është njëherësh arma dhe mburroja e një gruaje. Ajo i përdor mirë të dyja dhe luftërat e saj janë gjithnjë fitore.

I pritsh ballëlartë fitoret përherë!

Gëzuar 8 Marsin, e shtrenjta Grua!

Me dashuri,

Asambleja e Femrës në Alencën për Shqiptarët