Fshati Milincë si shumë fshatra të tjerë të Kërçovës, vuan nga “sindromi” i shpërnguljeve. Në këtë fshat para 30 viteve ka pasur mbi 120 banorë, ka pasur shkollë dhe gjallëri. Banorët janë marrë me bujqësi dhe blegtori dhe kanë nxjerrë bukën e gojës për të jetuar të lumtur siç thonë ata. Ndërsa sot ky fshat numëron vetëm 25 banorë kryesisht pensionistë, të cilët thonë se nuk do ta largohen nga fshati derisa të vdesin. “Banorë ka pasur më shumë, të vjetërit vdiqën të rinjtë u shpërngulën nëpër qytete, në mërgim andej këndej tani gjithçka ka rënë. Kush donë dhe kush…
Author: Hamdi Kumanova
Arrestohen vjedhësit të cilët vodhën para nga një Bankomat në Gostivar, informojnë nga SPB-Tetovë. “SPB-Tetovë-Departamenti i punëve të Brendshme-Gostivar, ka zbardhur vjedhjen e rëndë e cila ishte kryer më 1 dhjetor të vitit të kaluar në një bankomat të vendosur në një shitore në Gostivar. Deri në Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar ka ngritur padi penale kundër pesë personave, M.A (32) dhe R.R (33) nga Svillarja e poshtme e Shkupit, N.R (47) dhe A.B (36) na Haraçina si dhe kundër 24 vjeçarit M.K nga Republika e Shqipërisë. Dy persona N.R dhe A.B janë arrestuar këtë mëngjes, ndërsa persona R.R po…
Kryetari i Departamentit për Ballkanin dhe Europën Lindore të TIKA-së Dr Mahmut Çevik, në bazë të dekretit të Presidencës nr 3 datë 08 Janar 2021, përkatësisht pika 2 dhe 3, emërohet në postin e zv/Kryetarit të TIKA-s. I pozicionuar si Koordinator në Shkup në vitet 2012 – 2013, Çevik njihej në Maqedoni me punët e bëra si “Koordinatori që për 1 vit bëri investimet e një 10 vjeçari” Si një figurë që njihej dhe pëlqehej duke nisur që nga Turqit, e duke vijuar më tej me popujt e vëndeve të tjerë në Rumeli si: Shqiptarët, Boshnjakët, Romunët si dhe nga…
Me 09.01.2021 në ora 17.20 në fshatin Sedllarcë e poshtme nga zyrtarët policor nga SPB Tetovë është arrestuar N.U.(48) nga fshati Sedllarcë e poshtme, duke vepruar pas paraqitjes paraprake në ora 18.00 nga ana e gruas 44 vjecare nga fshati Sedllarcë e poshtme duke thënë se është sulmuar fizikisht nga burri i saj, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Me 09.01.2021 në ora 18.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në një qendër tregtare në regjionin e Çairit është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshje fizike midis Zh.Sh.(60) dhe R.M.(36), dytë nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbal për shkeljen e konstatuar sipas nenit 11 nga Kodi Penal./Almakos/
Me 09.01.2021 rreth orës 12.50 nga zyrtarët policor të SPB Tetovë është arrestuar G.B.(45) nga fshati Jancishte, Tetovë, duke vepruar pas paraqitjes së më hershme në ora 08.00 nga D.S.(30) nga fshati Jancishte se në periudhën nga 01.30 deri në ora 07.20 në një objekt-kafe bar me aparate për lojëra të fatit është futur brenda dhe në njërin prej aparateve ka vjedhur para, transmeton Almakos. Paratë e vjedhura janë gjetur te i padituri dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale./Almakos/
Me 09.01.2021 rreth orës 16.00 në SPB Strumicë, një grua 46 vjeçare nga Strumica ka lajmëruar se në një shtëpi në fshatin Borisovo, në pronësi të T.I.(60) ajo është përdhunuar nga T.I., transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Almakos/
Me 10.01.2021 në ora 00.20 në SPB Kumanovë, I.B.(28) ka lajmëruar se në një parking në Kumanovë, një person iu është kërcënuar me thikë asaj dhe burrit të saj, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos/
Publicisti Nexhmedin Spahiu, në shkrimin e tij të publikuar në revistën SHENJA, shkruan se problemi maqedonaso-bullgar është çështje dypalëshe, ndërkohë që nga raportet e acaruara mes Shkupit dhe Sofjes përfiton Serbia. Sipas tij, pos maqedonasve e bullgarëve, në këtë çështje më së shumti pëson Kosova e Shqipëria. Nexhmedin Spahiu “Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta përkrahin palën maqedonase që është në favor të marrëveshjes me Bullgarinë. Diplomacia kosovare dhe diplomacia shqiptare duhet ta inkurajojnë marrëveshjen mes Shkupit e Sofjes. Në këtë kontekst, në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe institucioneve të tyre në çdo vend ku vendoset flamuri…
Inspektorati Shtetëror i Tregut planifikon sivjet t’i zbatojë 19.211 mbikëqyrje, prej të cilave të rregullta 3551 ndërsa të jashtëzakonshme 14.652. Sipas planit vjetor parasheh edhe 1081 mbikëqyrje kontrolluese. Sipas Planit vjetor të publikuar në ueb-faqe, numri i mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme është më i madh për shkak të gjendjes së shkatuar nga pandemia. Ndërkohë, nëse trendi i pandemisë ulet Inspektorati do t’u japë prioritet mbikëqyrjeve të rregullta. Sipas asaj që është parashikuar kontrollet do t’i zbatojnë 141 inspektorë shtetërorë të tregut dhe gjashtë inspektorë të tregut për sigurinë e produkteve. Nga Inspektorati në Planin vjetor theksojnë se në bazë të analizave…
Pesë frigoriferë special me kapacitet për ngrirje deri në minus 80 gradë Celsius për ruajtjen e vaksinave kundër Covid-19 në Maqedoni pritet të arrijnë këtë muaj. Të njëjtat janë donacion nga një fondacion amerikan, ndërsa Ministria e shëndetësisë siguron që do të ketë kapacitete shtesë përmes donacioneve. Pjesa tjetër e infrastrukturës së vaksinimit është gati, operatorët tashmë i kanë të ashtuquajturat “Dhoma të ftohta” dhe automjete për shpërndarjen e vaksinave. Punonjësit shëndetësorë gjithashtu do të marrin trajnim të veçantë se si të vaksinojnë gjegjësisht për pranim, dozim dhe tretje. Ministria e shëndetësisë “Përmes OBSH-në në vendin tonë do të mbërrijnë…
Është identifikuar edhe dhunuesi i dytë i cili së bashku me një tjetër para disa ditë kanë kërcënuar një grupi udhëtarësh në autobus të NPQ. Sjellja e tyre u bë publike pasi u publikua video incizim, ku udhëtarët kërkonin nga ata t’i vendosnin maskat, ndërsa dy dhunuesit filluan t’i fyejnë me fjalë nënçmuese. Ata kanë kërcënuar se do të presin kokë dhe do të vendosin udhëtarët në acid. Në fund sulmojnë vajzën e cila incizonte. Dje policia e arrestoi njërin nga dhunuesit, ndërsa sot edhe dhunuesin e dytë. I arrestuari i parë edhe më herët ka pasur problem me policinë…

