Njeriu i parë i antikorrupsionit në Qeveri Nikollovski premton çrrënjosjen e korrupsionit këtë vit. Zëvendës- kryeministri njoftoi se në gjysmën e parë të vitit 2021 do të zhvillohet test për vlerësimin e integritetit të të gjithë anëtarëve të Qeverisë, kryeministrit, ministrave, zëvendësve dhe këshilltarëve të tyre. Do të vlerësohen pikat e forta dhe të dobëta të tyre, kurse qëllimi është parandalimi i korrupsionit. Paralelisht, institucionet kundër korrupsionit në kuadër të qeverisë do të punojnë së bashku për zbardhjen e rasteve të korrupsionit. Nikollovski premtoi se edhe këtë vit do të gjenden mënyra për vënien në funksion përfundimisht të qendrave për…
Author: Hamdi Kumanova
Mësimdhënësit e shkollave filore kanë edhe 10 ditë afat për t’iu përgjigjur thirrjes publike të Ministrisë së Arsimit për t’u avancuar me titullin “mentor”. Tashmë kanë konkuruar dhjetëra mësues. Suzana Jakupi Kurbardoviq është në mesin e tyre. Ajo e vlerëson pozitivisht këtë nismë dhe shton se është koha e fundit të bëhen kualifikime në këtë profesion. Mirëpo, Kurbardoviq vlerëson se një mentor nuk është i mjaftueshëm në shkollat me numër të madh të mësimdhënësve. Nuk është në rregull një shkollë e cila ka 20 mësimdhënës dhe një shkollë e cila ka 91 mësimdhënës të ketë një mentor. Kemi shkolla ku…
Ish ambasadori amerikan në Bullgari dhe njëri ndër bashkautorët e Marrëveshjes së Ohrit në Maqeoni, James Pardew, vlerëson se Sofja nuk ka të drejtë të maltretojë Shkupin me kërkesa të historisë. Ai në një intervistë për DW deklaroi se i ndjek zhvillimet në Ballkan dhe se mendon se është gabim që qeveria bullgare të bllokojë procesin që do të qojë në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk. “Përkundrazi: Bullgaria duhet të jetë mbrojtës i anëtarësimin të Maqedonisë së Veriut në BE dhe jo kundërshtare. Sepse, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është pjesë e interesit…
Qytetarët e Bllacës ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet nëse është e vërtetë që pronat e tyre janë eksproprijuar, ose jo. Zëvendëskryeministri Artan Grubi muajin e kaluar tha se ka përfunduar eksproprijimi i të gjitha pronave private të banorëve të Bllacës për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. “Kemi përfunduar eksproprijimin e të gjitha pronave private në atë vend në trasenë në dy kilometrat e para dhe kemi filluar projektimin për 11 kilometrat e radhës të cilët duhet të përfundon projektimi vitin e ardhshëm dhe të tenderohet”, deklaroi zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Nga diskateri i tij nuk ka më përgjigje…
“Bullgaria ka një qëndrim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është koha që Shkupi të fillojë të lexojë vendimet e Kuvendit bullgar. Vllado Buçkovski është një person me qëllime të mira, me përvojë politike, me një qëndrim të mirë ndaj Bullgarisë. Jo rastësisht ai u zgjodh si ndërmjetës”, tha zv. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, raporton “BGNES”. Karakaçanov beson se autoritetet në Shkup po përdorin Buçkovskin për të treguar vullnet të mirë. “Vetë Buçkovski ka vullnet të mirë, por ata që e dërgojnë jo. Ata nuk kanë bërë asgjë për tre vjet e gjysmë dhe…
Në qendrat Kovid në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se po trajtohen gjithsej 797 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus dhe ka rreth 518 shtretër të lirë spitalor. Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në spitalet e vendit jashtë Shkupit është raportuar se po mjekohen gjtihsej 442 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet gjithsej 355 persona pozitivë dhe të dyshimtë mjekohen për Kovid-19. Sipas raporteve të spitaleve të cilat arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 26 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë për…
Uji në Tetovë aktualisht nuk është i pijshëm, kjo pasi që janë dëmtuar burimet e tija në malin Sharr për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Mjeku Ratko Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë rekomandon që uji të mos pihet, derisa të dilet me rezultate se cilësia e tij është përmirësuar. Turbullira të ujit në burimin e lumit vardar ka pasur edhe në Gostivar, ku gjithashtu nuk rekomandohet pirja e ujit sot. Davidovski nga Instituti për Shëndet Publik potencoi se rezultatet e fundit japin shpresë se ky problem nuk do të zgjate shumë, gjegjësisht se nuk…
Në seancën e sotme, Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet përcaktoi listën e kandidatëve të regjistruar për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të KSHZ-së, dhe me propozimin e BDI-së, Naser Ziber me shtatë vota “për” u përcaktua kandidat për Avokatin e Popullit. Siç është raportuar më parë nga AIM, njoftimi për anëtarët e KSHZ-së ka përfunduar, ndërsa Komisioni ka marrë aplikime nga 14 kandidatë, përfshirë anëtarët e mëparshëm dhe aktualë, si dhe punonjësit e Komisionit dhe avokatët. Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më 15 janar. Deri më tani, vetëm OBRM-PDUKM ka konfirmuar mbështetjen e saj për Aleksandar Dashtevski…
Me 10.01.2021 në ora 17.00 në lagjen Cigllana në Gostivar, zyrtarët policor nga SPB Tetovë, Reparti për punë të brendshme në Gostivar, e kanë arrestuar F.N.(22), A.O.(29) nga Gostivari dhe XH.S.(27) nga Kërcova, për shkak të dyshimeve se brenda këtij muaji kanë kryer disa vjedhje të lehta dhe të rënda, transmeton Almakos. Pas arrestimit, iu janë konfiskuar gjëra të vjedhura ku iu janë kthyer pronarëve të vërtetë. F.N. dhe A.O. janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar ku po i përgatitet padi adekuate penale./Almakos/
I.M. 21 vjeçar nga Kumanova ka denoncuar në polici se mbrëmë deri sa ka qenë i parkuar me veturë taksie në një rrugë në qendër të qytetit, fizikisht është sulmuar nga kolegu i tij, i cili në një moment ka nxjerrë revolen dhe e ka kërcënuar, njoftojnë nga SPB Kumanovë. Taksisti e ka denoncuar rastin në polici. Po punohet për ndriçim të plotë të rastit.
Moti sot është i vranët me reshje të shiut. Nga pasditja do të fillojë të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej katër deri në 11 gradë. Siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), nesër moti do të jetë i vranët me reshje lokale dhe më të dobëta të shiut, ndërsa në malet borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit, e cila do të mbahet edhe në ditët në vijim. Për shkak të depërtimit të masës së ajrit të ftohtë nga veriu të mërkurën pasdite dhe të…
Dy prej tre kandidatëve për kryetar të ri të Gjykatës Supreme ende nuk kanë bërë test psikologjik dhe të integritetit, për këtë ende nuk kanë filluar intervistat me kandidatët, njofton Portalb.mk. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, konfirmoi se dy prej tre kandidatëve për kryetar të Gjykatës Supreme ende nuk kanë bërë test psikologjik dhe të integritetit, ndërkaq ai tha se pret që deri në fund të muajit të zgjedhet kryetari i ri i gjykatës më të lartë në vend. “I kemi shqyrtuar aplikimet, e pamë që dy prej kandidatëve nuk kishin të kryer test psikologjik dhe test të integritetit.…

