Author: Hamdi Kumanova

Një prokuror nga prokuroria e Shkupit, fizikisht ka sulmuar një grua në moshë 40 vjeçare. Ngjarja e pahijshme ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, kur ka hy në fuqi ora policore. Gjithçka ka filluar kur gruaja ka marë një thirrje nga punëtorët socialë se nipi i saj i moshës së mitur është lënë vetëm në shtëpi, pa mbikëqyrje prindore. Nëna e tij ka ndërruar jetë, kurse babai nuk ka qenë aty. Ajo menjëherë ka shkuar ta marë fëmiun. E ka thirrë babin, i cili ndërkohë është kthyer në shtëpi. Mirëpo ai ka thirrur edhe dy avokatë, kurse sipas gjitha gjasave,…

Lexo më Shumë

“Mendoj se nuk është në rregull t’i komentojmë përcaktimet ideologjike, idealizimet ideologjike, idealizimet e satrapëve të ndryshëm. Mendoj që kemi shumë çështje përpara dhe jam i bindur që në asnjë mënyrë nuk do të duhet t’i riciklojmë modelet e të kaluarës por do të duhet të ndërtojmë një model që zgjidh problemet e së ardhmes”. Kështu është shprehur deputeti Elmi Aziri, i pyetur për komentet që bëri kreu i BDI-së Ali Ahmeti një ditë më parë lidhur me diktatorin shqiptar Enver Hoxha.

Lexo më Shumë

Banorët e Konjarës gjatë ditës së sotme kanë bllokuar autostradën Milladinovci-Shtip, për shkak problemet që kanë tani më një periudhë me gërmimet që po bëhen në atë rajon, raporton SHENJA. Sipas tyre gërmimet e pakontrolluara të rërës po rrezikohen shtëpitë e tyre dhe burimet natyrore. Ato thonë se po shkatërrohet toka pjellore e dhënë nën koncesion.

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i nxitur nga deklarata e fundit e presidentit Stevo Pendarovski që e tha mbrëmë në ClickPlus, sot ka pyetur: Kush gënjen më shumë, kryeministri (Zoran Zaev) apo presidenti? Në videon që ia ka bashkëngjitur kësaj pyetje, Mickoski ka përfshirë deklaratat e Zaevit për vaksinat anti-Covid dhe deklaratën e djeshme të Pendarovskit për korrespodencën me kompaninë Pfizer. “Cili gënjen më shumë? Kryeministri apo presidenti? Është fakt se Maqedonia, përveç disa mijëra të donuara, ende nuk ka parë një vaksinë nga asnjë prodhues. Dorëheqje për Qeverinë më të paaftë”, tha Mickoski./TV21

Lexo më Shumë

Siç raportojnë nga MIA, Komisioni Evropian sqaroi se pse Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që nuk fitoi ndihma nga Fondi solidar. Nga Komisioni Evropian me detaje i sqaruan kushtet për aplikim për ndihmë nga Fondi solidar i Bashkimit Evropian. Ndihma u aktivizua vitin e kaluar për shkak të krizës shëndetësorë nga coronavirusi me kusht që barra e krizës ndaj buxhetit të jetë mbi 0.3 për qind e të hyrave kombëtare bruto. Afati për paraqitje ka qenë deri më 24 qershor, ndërsa fondi ka qenë i hapur edhe për vendet që kanë dritë të gjelbër për bisedime me BE-në,…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE ka propozuar një propozim/ligj sipas të cilit parashikohet që deputetët të kenë vetëm nga një shtetësi. Propozimi mbështete nga LSDM-ja, ndërkohë që kundërshtohet nga BDI-ja, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa paralajmërojnë se do të bllokojnë edhe propozim ligjin në fjalë.

Lexo më Shumë

Banorët e një ndërtese në Tetovë kanë paraqitur në polici një rast të jashtëzakonshëm që është gjiruar përmes kamerave të sigurisë, ku shihet se si një person spërkat hyrjen e ndërtesës dhe ik. Bëhet fjalë për objektin përball Qendrës Sportive “Boris Kidriç”, transmeton Alsat. “Ne jemi në një ndërtesë me 64 apartamente me rreth 300 persona. Sipas kamerave, kjo ka ndodhur në orën 19:30, burri ka spërkatur me një substancë të panjohur dhe ka ikur, kush e di se çfarë dhe është dhe kush e di se çfarë motivesh ka. Rasti u raportua në polici. Është realizuar inspektim ndërsa regjistrimet…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar më tepër se dy javë nga dita që i kemi nisur letër Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Fatos Reka, në lidhje me çështjen e teksteve ofenduese ndaj historisë, kulturës dhe vlerave tjera të shtetit dhe popullit shqiptar, për t’i paraqitur qëndrimet e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët – AlternAtivA, si dhe për të kërkuar veprim nga shteti shqiptar në lidhje me këtë temë. Fatkeqësisht, edhe përkundër kësaj nisme por edhe obligimeve të dala nga neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, na duhet të konstatojmë se Tirana zyrtare vazhdon të heshtë karshi shtrembërimit të fakteve…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, policët nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në një shtëpi në Leshnicë të Poshtme. Gjatë kontrollit, janë konfiskuar mijëra euro, qindra franga zvicrane dhe vulë për falsifikim të parave. “Sot, më 12 mars 2021, gjatë periudhës prej 10:30 deri në ora 11:20 nëpunësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të B.XH.(44) në fshatin Leshnicë të Poshtme. Gjatë bastisjes, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 13 mijë euro në kartëmonedha 50 dhe 20 euro, 250 franga zvicrae, 40 dinarë kuvajtianë, formularë për leje…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit-Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkov në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për paraburgim. “Gjykata e Apelit-Shkup, në seancën e sotme (12.03.2021) ka sjell vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit S.M. nga Shkupi të deklaruar përmes avokatit të tij, hidhet poshtë si të pabazë, ndërkohë që vërtetoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndërrohet me paraburgim si masë për të siguruar praninë e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit. Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov me 26 shkurt u dënua…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar sanksionet ndaj qytetarëve të cilët nuk mbajnë pajisje mbrojtëse në fytyrë. Gjatë ditës që lamë pas, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë sanksionuar 525 qytetarë. Për këtë, nga atje apelojnë që të respektohen masat dhe protokollet anti-Covid që janë miratuar nga Qeveria./TV21

Lexo më Shumë