Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja gjermane në vend Anke Hollshtajn sot u shpreh optimiste se Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij viti do të mund të hap negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo në një deklaratë për media theksoi se nuk ekziston plan “B” për anëtarësimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sepse sipas saj vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet. “Sikurse më herët edhe më tej nuk kemi plan “B” , ajo që mbetet është hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bashkimin Evropian, vazhdimi i negociatave, nuk ka alternativë…

Lexo më Shumë

I pyetur se si i komenton deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme në Bullgari, Ekaterina Zaharieva, e cila tha se Shkupi nuk duhet të shpresojë për ndryshim të qëndrimeve pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari, Mickoski tha se pavarësisht deklaratave, në kontestin me vendin fqinj po diskutohet për siç tha ai, shitjen e identitetit maqedonas. “Po shitet identiteti maqedonas, këtë po e themi që nga tetori. Në tavolinë janë kushte që nuk kanë lidhje me marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, këto janë kushte që paraqesin mohim direkt të identitetit maqedonas. Ky dokument ekziston. Quajeni non paper, road…

Lexo më Shumë

Pozicioni i Kuvendit bullgar për temën e Maqedonisë së Veriut është një nga mrekullitë, sepse është e rrallë të jesh kaq unanim për ndonjë gjë. Si shoqëria bullgare ashtu edhe partitë bullgare kanë pikëpamje shumë të ngjashme për këtë çështje. Kjo u deklarua për “BTV” sot nga Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva në emisionin e mëngjesit, duke iu përgjigjur pyetjes se si i komenton deklaratat nga Shkupi, se zgjedhjet në Bullgari pritet të përfundojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Sofjen që bllokojnë negociatat e anëtarësimit. BE-ja. Zaharieva është kategorike se kjo është absolutisht e gabuar. “Ideja që diçka…

Lexo më Shumë

Mbrëmë ka arritur ilaçi Ivermektin i cili është magjik për pacientët me Covid-19, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ilaçi do të jetë në të gjitha barantoret dhe do të merret me rekomandim të mjekut amë. Këtë njoftim Filipçe e bëri gjatë hapjes së covid qendrës në Kërçovë.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” është subjekti ekonomik që mori ndihmën më të madhe shtetërore brenda paketave ekonomike për ballafaqim me krizën e coronavirusit gjatë vitit të kaluar. Kompania mori një pagesë prej 180 milion denarë nga Qeveria në 30 dhjetor si ndihmë shtetërore dhe kështu është marrësi më i madh i ndihmës për t’u marrë me pasojat ekonomike të shkaktuara nga coronavirusi gjatë vitit 2020. Nëse nuk llogarisim bankat komerciale, të cilat morën para nga Qeveria për shpërndarjen e ndihmës shtetërore prej 6.000 denarë për qytetarët, përveç “Rrugëve Shtetërore”, në krye është një ndërmarrje tjetër publike me pagesën më të…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 22:45, në rrugën ,,Leningradska,, në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 20-vjeçarin M.M. nga Gostivari, i cili më herët në rrugët “Mara Ugrinova” dhe “APJ (JNA)” në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht 22-vjeçaren A.M. nga Gostivari informon Tetovasot . Personi në fjalë është ndalua në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës kundër tij do të ngritet parashteresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe ambasadori dhe shefi i delegacionit të BE-së në vend Dejvid Gir sot do të prezantojnë onllajn projektin “Mbështetje e procesit për reforma në gjyqësor”. Konferenca për media do të mund të ndiqet përmes platformës Zoom. Njëherësh, kjo është konferenca e parë e ministrit Mariçiq në vitin e ri, prej kur vitin e kaluar bashkë me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev dhe prokurorin republikan publik, Lubomir Joveski, e prezantuan Metodologjinë për filtrimin e gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Lexo më Shumë

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” Tetovë njoftojnë qytetarët se uji është i sigurt për pije. “Të nderuar qytetar, NPK “Tetova” Tetovë ju lajmëron se në bazë të analizave nga Qendra për Shëndet Publik -Tetovë, uji për pije i përgjigjet parametrave të Rregullores për ujë të pijshëm, dhe është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim. Para disa ditëve nga kjo ndërmarrje publike njoftuan se për shkak të reshjeve të shumta të shiut ka ardhur deri në turbullimin e ujit për pije në burimet që gjenden në Kodrën e Diellit, dhe u bënë thirrje qytetarëve që të mos përdorin ujin për…

Lexo më Shumë

I dërguari special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski realizoi takim pune në Sofje me figura të shquara të kulturës së Republikës së Bullgarisë, në të cilin bashkëbiseduesit kanë shfaqur pajtim se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore- artistike mes të dyja shteteve po zhvillohet në drejtim të mirë. Në takim, i cili u mbajt dje në Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, në kushte të respektimit të të gjitha masave për përballje me pandeminë e Kovid-19, ka marrë pjesë edhe drejtori i QIK, Sashko Nasev. Në takim, siç informojnë nga QIK, bashkëbiseduesit…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme (12.01.2021) diku rreth orës 21:40 minuta në Koçanë policia ka privuar nga liria personin S.A. 39 vjeçar nga Koçani për shkak se gjatë bastisje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur marijuhanë dhe një matëse digjitale. Ai është ndaluar në stacionin policorë të Koçanit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Shtabi kryesor për Menaxhim me Kriza në mbledhjen e 10-të vlerësoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka rrezik për vërshime më të mëdha. Në mbledhje, siç njoftojnë nga QMSH, përveç masave të ndërmarra për menaxhimin e gjendjes së krizës për shkak të COVID-19, është shqyrtuar edhe për gjendjen momentale me reshjet e shiut. Sipas njoftimit, është theksuar se përmes masave të kooordinuara dhe subjekteve në Sistemin për Menaxhim me Kriza si dhe me përdorim të arsyeshëm të resurseve nacionale në do të sigurohet veprim gjithëpërfshirës në parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Ata njoftojnë se përveç me Kryqin e Kuq,…

Lexo më Shumë

Mbetet e panjohur nëse kërkesat e Sofjes rreth çështjeve të identitetit maqedonas janë pjesë e propozim-planit aksionar, që një ditë më parë ministrja e jashtme bullgare, Zaharieva ia dorëzoi Përfaqësuesit special, Buçkovski. Mediat bullgare zbulojnë se dokumenti përmban hapjen e kampuseve bullgare në universitetet e vendit dhe librat e historisë. Ndërsa Buçkovski vetëm tha se dokumenti është përgjigjja e shumëpritur nga Sofja ndaj propozim-planit aksionar, që Shkupi ia kishte dorëzuar kohë më parë. Buçkovski tha se qëndrim, vendi do të ndërtojë, vetëm pasi ta shqyrtojë në tërësi. E gjithë kjo duhet të krijojë besim mes Qeverive dhe shteteve. Pavarësisht intensitetit…

Lexo më Shumë