Mbrëmë, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i cili ka folur për aktualitetin politik.
“Qeveria aktuale është e brishtë dhe nuk ka numra stabilë që të mbijetojë. Duam që kjo qeveri të bie dhe të formohet një shumicë e re“, ka thënë Gashi.
Ai më tej ka vazhduar se do të kishin qenë pjesë e qeverisë, por pa BDI-në.”Më lehtë është të formohet një shumicë e re sesa të kemi zgjerim të shumicës aktuale”, ka theksuar Gashi.