Shkruan; Hamzi Ibraimi
Në shtetet e civilizuara, standardet janë të njejta për të gjithë nacionalitetet që jetojnë aty. Ndërsa, në shtetin tonë të quajtur Maqedonia e Veriut, standartet janë të ndryshme, nëse je Maqedonas ke standarte të ndryshme, nëse je Shqiptar ti je i diskriminuar dhe atëherë fillojnë standardet e dyfishtë.
Edhe pse para disa muajve në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare , siç dihet virusi Covid-19 ishte më aktiv se tani, asnjë partie politike kjo nuk i bëri aspak problem se a do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve apo jo, por zgjedhjet u mbajtën pa asnjë masë paraprake që duheshte të vendoset nga komisioni për sëmundje dhe që e menaxhojnë situaten me virusin Covid-19.
Edhe pse tani më numrat nuk janë aq tragjike siç kanë qenë para disa muajëve paraprakisht periudhës së zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa, tani Ministri i Shëndetësisë nga ana e LSDM-së del me deklaratë që edhe vetë ai ndoshta e din se është hidhja-futja kur ske çka bën, ai deklaron se ora policore duhet mbajtur nga ora 22:00 deri në ora 05 të mëngjesit.
Paradoksi më i madh është se kafenetë,restorantet, bastoret, kazinot punojnë pa asnjë problem dhe që është më tragjike se ky vendim që u dha, duke u afruar edhe disa javë Muaj i Shjetë i Ramazanit për Muslimanët që jetojn në këtë vend me standarte te dyfishta.
Ti kthehem deklaratës së kryetarit të BFI-së e cila është më skandaloze se e Ministrit të Shëndetësisë ku gjatë prononcimit z.Shaqir Fetahu i hutuar thotë se për besimtarët mysliman iftaret janë të këndshme gjatë agjërimit, megjithatë siç tha, vendimin e japin kompetentët.
Por kjo, për Besimtarët Muslimanë është e pa pranuar dhe z. Shaqir Fetahu po edhe Myftenia e Shkupit në krye me z. Qenan Ismailin duhet që këto vendime ti kundërshtojnë dhe mos ti pranojnë me sy të mbyllur. (Por duhet që ta kenë parasysh edhe se si do të reagojnë qyetarët)
Por, Bashkësia Islame në Maqedonin e Veriut duhet bërë një komsion që do ta ndjekë për së afërmi gjendjen e situatës që është duke u krijuar në vendin tonë.
Kryesia e Bashkësisë Islame nuk duhet të harrojë që edhe vitin e kaluar ishin këto masa por ishin vetëm për muslimanët, ndërsa për besimtarët ordotokës aspak nuk kishte vlerëv. Ata (ordotoksët) shkuan në kishë për ti kryer ritualet e tyre fetare duke i festuar pashkët. Edhe pse në atë kohë ishte e vendosur ora policore, por shkaku se jetojmë në një shtet me standarde të dyfishtë, për ata (ordotoksët) nuk kishte aspak ndikim ora policore, ndalesat dhe në këtë rast vetë shteti u bë i shurdhër dhe që nuk shikonte aspak se çfarë po bëhet në shtet.
Ndërsa apeli im deri tek kreu i BFI-së është: “Ju lutem,mos luani me ndjenat e muslimanëve, edhe këtë vit mos lejoni që ky shtet të funksionojë me standarde të dyfishta”.
Lutja ime deri tek z. Shaqir Fetahu është: “Mos dilni pastaj të na tregoni vetëm fetfa,vetëm se si muslimanët duhet ti grumbullojnë zeqatin dhe fitrat e ti sjellim në BFI-i, sepse të gjithë ne muslimanët e dimë këtë. Juve vetëm një gjë ju takon, mos u bëni kukull e qeverisë dhe mos merrni vendime për t’ua ndaluar muslimanëve shkuarjen e tyre në xhami”.