Author: Hamdi Kumanova

Rezultatet e regjistrimit nuk do të ndikojnë në drejtat e parapara në ligj dhe Kushtetutë Kjo është përgjigjja e kryeministrit Zoran Zaev në pyetjen e gazetarit për të komentuar deklaratën e deputetit të BDI-së Arbr Ademi se BDI nuk do të njohë rezultatet e regjistrimit nëse shqiptarët etnikë në Republikën e Maqedonisë Veriore rezultojnë të jenë nën 20 përqind të popullsisë së përgjithshme. “Regjistrimi është vetëm një operacion statistikor që është më shumë për nevoja administrative dhe planifikim dhe prapa zbatimit dhe rezultateve të tij janë LSDM, BDI dhe partitë e tjera në koalicionin qeverisës. “Të drejtat e fituara të…

Lexo më Shumë

Asnjë pengesë ligjore nuk ka për 8 mijë vaksinat Pfizer të siguruara përmes Serbisë. Legjislativi aktual paraqet problem për blerjen direkt të vaksinës anti kovid nga kjo kompani farmaceutike amerikane. Numri dy i Shëndetësisë tha se me fqinjin verior janë në rrjedhë përgatitja e dokumenteve për marrjen e kontingjentit nga Beogradi. Ilir Hasani tha se kjo është çështje ditësh, por furnizime tjera nuk mund të bëhen as përmes platformës Covax nëse nuk miratohen ndryshimet në Ligjin e Barnave. Procedura e përshpejtuar që e kemi në Kuvend për ndryshimin e Ligjit për barna, i cili do të na mundësoj…

Lexo më Shumë

Kompanitë e vogla, të cilat punësojnë deri në dhjetë persona, kryesisht në fushat e tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimit të automjeteve motorike dhe akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, janë më të shumtat në mesin e më shumë se katërmijë ndërmarrjeve për të cilat Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) raportoi më parë se në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar u mbyllën si rezultat i krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Rreth 1598, ose 35.5 për qind e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të mbyllura janë nga Shkupi. Qyteti i dytë, në…

Lexo më Shumë

Në momentin që do të arrijnë vaksinat e para anticovid i pari nga zyrtarët që do të vaksinohet pas punëtorëve shëndetësor dhe të sëmurëve kronik, me shumë gjasa do të jetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen e Tv21 se kush nga zyrtarët do të jetë i pari që do ta pranojë vaksinën. Megjithatë Zaev, tha se ai dhe familja e tij do të jenë ndër të parët që do të vaksinohet kundër Covid-19, sepse dua të jem shembull i mirë për qytetarët për pranimin e vaksinës.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se dëmshpërblimi për katër banorët e Sopotit është në procedurë gjyqësore dhe se shteti do të veproj në pajtim me vendimin gjyqësor. Sipas tij në rast se gjykata vendos për dëmshpërblim, atëherë shteti gjithsesi se do t’i dëmshpërblej katër banorët e Sopotit sikurse edhe 6 të tjerët. “Bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme, e para prej 6 qytetarëve të cilët kanë arrit marrëveshje dhe do të paguhet dëmshpërblimi, grupa e dytë prej 4 qytetarëve është në procedurë gjyqësore. Varet nga procesi gjyqësor, dhe shteti do të veproj në bazë të vendimit gjyqësor”, tha Zaev.

Lexo më Shumë

Telekomi i Maqedonisë ka fituar tenderin nga Qyteti i Shkupit, për prokurimin dhe implementimin e sistemit inteligjent të ndriçimit të qytetit. Marrëveshja është lidhur më 13 janar, ndërsa vlera e parashikuar e prokurimit është 401,200,000 denarë. Në prokurimin publik janë të përfshirë: makina elektrike, aparate, mjete, material harxhues, ndriçues dhe mjete tjera për instalim.

Lexo më Shumë

Lufta efikase kundër korrupsionit është e domosdoshme për përparim të vendit dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve, ka shkruar në twitter euro-ambasadori Dejvid Gir, pas takimit që realizoi me kryetaren e Komisionit anti-korrupsion, Biljana Ivanovska. “Një takim i mirë me kryetaren e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ka përparim në luftën kundër korrupsionit, por janë të domosdoshme përpjekje të mëtejme ku anti-korrupsioni do ta ketë rolin udhëheqës”, shkroi euro-ambasadori në twitter.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot është mbajtur seancë gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantin Angjel Petkovski, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi. Në gjykatë sot u prezantuan 4 video-materiale të cilat janë marrë nga Spitali Evropian i Syve, të cilat janë provat e vetme video-materiale për rastin në fjalë, raporton Portalb.mk. Gjykatëse e lëndës: Diana Gruevska – Ilievska Prokuror: Darko Jakimovski Avokat mbrojtës: Ivanka Stojkovska Për shkak të përmbajtjeve sensitive, babai dhe nëna e Angelit në fillim të seancës u larguan nga salla. Rasti ka ndodhur më 19 maj të vitit 2014-të. Sipas dëshmive të cilat…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ju informon se sot në Klinikën për Sëmundjet e Fëmijëve një donacion u dorëzua nga Ambasada e Izraelit me iniciativën e ambasadorit Dan Orian. “Donacioni përbëhet nga perfusorë (pompa infuzioni) për terapinë e duhur të dozimit dhe skanuesit e vendit për skanime venoze në të sapolindurit kritikë. Për herë të parë, pneumotoraksi, pra presioni i rritur i ajrit në mushkëritë e foshnjave, do të kryhet me ventilues. Këto apartamente do të instalohen në ambulanca për transportin e fëmijëve me sëmundje të rëndë, të cilat duhet të arrijnë në vend deri në fund të vitit 2021. Donacioni i…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se shteti duhet të sigurojë pensione për qytetarët e moshuar që prej 30 vitesh i ka lënë pa shtetësi, shkruan gazeta LAJM. Më tej, ai propozoi që të dëmshpërblehen të gjithë qytetarët që u është mohuar pa të drejtë mundësia për tu pajisur me shtetësi, gjë që i ka përjashtuar edhe nga tregu i punës. “Ideja e Ligjit për shtetësi është për të qenë më të drejtë. Ideja e Ligjit është për tu ndjerë të pranuar nga institucionet çdo qytetarë që jeton këtu, konform asaj që thuhet përditë. Ideja e Ligjit është…

Lexo më Shumë

Rritja e nivelit të transparencës ka ndikim pozitiv ndaj demokratizimit të shtetit dhe u mundëson qytetarëve të kenë kontroll mbi institucionet. Në mënyrë shtesë, transparenca pozitivisht ndikon mbi zhvillimin ekonomik të shtetit dhe mbi integrimet euroatlantike, theksoi kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk. “Me qëllim të inkurajohet  llogaridhënia, transparenca e vetëqeverisjeve lokale, në pajtim me Strategjinë për transparencë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme është pranuar rekomandimi i Komisionit për sistem politik dhe politika ekonomike aktuale e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe është miratuar konkluzion se të gjitha…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Tregut së bashku me Sektorin për Punë të Brendshme Kumanovë, dje kanë mbyllur një lokal në Kumanovë për shkak se kishte punuar jashtë orarit të lejuar të punës. “Dje rreth orës 19.20, nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, kanë kryer kontroll në një lokal në rrugën ” Profersor Mijakoviq”. Gjatë kontrollit është konstatuar se lokali ka punuar jashtë orarit të lejuar të punës dhe në të kanë qenë 10 persona në mesin e tyre edhe vetë pronari i lokalit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër pronarit do të ngritët kallëzim penal sipas nenit…

Lexo më Shumë