Rasti i 33-vjeçarit nga Haraçina, që ndërroi jetë nga Covid-19, për të cilin raportuam gjatë ditës së djeshme, është regjistruar në mesin e 24 viktimave në 24 orët e fundit.
Në raportin ditor që është dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ai është viktima më e re, ndërkaq më i moshuari është i moshës 82-vjeçare.
“7 të vdekur janë nga Shkupi, 5 nga Kavadari, 4 nga Prilepi, 2 nga Gjevgjelia dhe nga një në Tetovë, Veles, Koçan, Kërçovë, Resnjë dhe Radovish”, thuhet në njoftimin e MSH-së, transmeton TV21.
Dje TV21 raportoi për viktimën 33-vjeçare, i cili kishte qenë i shtrirë në Klinikën Infektive që nga 15 marsi.
Viktima nuk kishte pasur sëmundje të tjera shoqëruese dhe ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19./TV21




