Mësimi në gjysmëvjetorin e dytë vazhdoi sipas të njëjtit model hibrid, ashtu si në pjesën e parë të vitit shkollor 2020/2021 sepse, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rezultoi i suksesshëm dhe siguron vazhdimësi në procesin arsimor në kushte pandemie. Nxënësit deri në klasën e tretë dhe më të rritur nga shkollat më të vogla, kryesisht rajonale dhe në zonat rurale, u kthyen në bankat shkollore dje pas pushimit dimëror trejavor, ndërsa për shumicën e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme mësimi vazhdoi në distancë. Por, në mësimin onlajn nuk u përfshin një pjesë e maturantëve, të cilët të…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po përgatit pakon e pestë të ndihmës financiare për bizneset, por edhe kategori të ndryshme të goditura nga pandemia e koronavirusit. Nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se ndihmë do të përfitojnë edhe sektorët më të prekur si turizmi, gastronomia dhe shërbimet e hotelerisë, por pa saktësuar shumën që do të ndajë qeveria nga buxheti, meqë siç thonë, në rrjedhë janë konsultimet me odat ekonomike lidhur me shpërndarjen e mjeteve financiare. Lidhja e Odave Ekonomike kërkon që mbështetja e shtetit të jetë e përhershme si dhe të përcaktohen protokollet për funksionimin e të gjitha aktiviteteve,…
VMRO DPMNE-ja opozitare i bëri thirrje Presidentit Stevo Pendarovski të mos e nënshkruajë Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. VMRO akuzon se Kryeministri Zoran Zaev përgatit regjistrim, për numrat e të cilit është janë bërë pazare paraprakisht. Dëshmia për këtë, sipas tyre, është refuzimi i të gjitha amendamenteve të VMRO DPMNE-së, me të cilat ata dëshironin ta përmirësonin Ligjin, si dhe refuzimi i propozimit, për të marrë gjurmë gishtash gjatë regjistrimit. Presidenti Pendarovski më së miri e ka të konsultohet me ekspertë në këtë fushë. Nëse këshilloheni me ekspertë realë dhe objektiv për këtë çështje, besoj se ata do të tregojnë…
Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Shkup u regjistruan 179 raste të reja. Po ashtu gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 270 të shëruar, ndërsa pesë pacientë të tjerë kanë humbur jetën. Pacienti më i ri është shkupjani 35 vjeçar, ndërsa më i vjetri 81. Numri i rasteve aktive në Shkup është 6.359 ndërsa në Maqedoni 11.269./Telegrafi.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) kërkoi nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Çështjeve Sociale të hartojnë një program të ri për tejkalimin e problemit me varfërinë energjetike. Kryetari i Komisionit rregullator Marko Bislimovski për Alsat-in shprehet se përveç përfituesve të ndihmës sociale, në programin duhet të përfshihen pesë kategori shtesë të qytetarëve të cilët do të ndihmohen në sigurimin e energjisë së nevojshme elektrike në shtëpi. “Pra, çështja është që shteti të mbulojë një pjesë të caktuar të kostos së energjisë elektrike për kategoritë e rrezikuara të konsumatorëve. Do të jetë ky proces që për herë të parë do…
Propozim-Ligji për lojërat e fatit me të cilin parashihej dislokimi i bastoreve e kazinove larg qendrave të qytetit dhe objekteve arsimore, i cili mandatin e kaluar u propozua nga BDI, mbeti në harresë. Nga kjo parti nuk sqarojnë pozicionin e tyre në raport me këtë propozim ndërsa nga LSDM-ja thonë se po përpiqen të gjejnë zgjidhje nga e cila të gjithë do të mbeten të kënaqur. Ne vlerësojmë se duhet të zgjidhet në atë mënyrë në të cilën të gjithë duhet të mbesin të kënaqur, edhe ata që ofrojnë lojëra fati edhe ata që luajnë, pasi edhe në debatin publik…
Pavarësisht se paga mesatare në vend në dy vitet e fundit ka shënuar një rritje të madhe – prej 3000 denarësh, prapëseprapë Maqedonia renditet si një nga vendet me pagat më të ulëtat në rajon. Edhe pse krahasimet mes vendeve nuk janë plotësisht të sakta, për shkak se të gjitha vendet kanë mangësi në të dhënat e pagave dhe baza për llogaritjen e pagave nuk është unike, vende të tjera fqinje dhe të rajonit kanë paga mesatare shumë herë më të larta. Sllovenia ka një pagë mesatare prej 1181 euro, Kroacia 890 euro, Mali i Zi ka një pagë mesatare…
Policët e Departamentit Policor Gallate bashkërisht me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, më 18.01.2021 kanë mbyllur një objekt në të cilën janë gjetur shtatë persona mysafirë dhe pronarë pas orarit të punës. “Është bërë kontroll në objekt në fshatin Gradec, Komuna e Vrapçishtit, në pronësi të B.A (39) nga Gradeci. Gjatë kontrollit, në objekt janë gjetur shtatë mysafirë dhe pronar, i cili është privuar nga liria dhe është dërguar në stacion policor”, thonë nga policia. Nga ISHT-ja lokali është mbyllur, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.
Familjarët e të akuzuarve në rastin “Monstra” janë shprehur të zhgënjyer nga prokurorja Fatime Fetahi, pas fjalëve të fundit të cilat i tha dje në gjykatë ku i ngarkoi me veprën penale terrorizëm dhe për tre prej tyre kërkoi burgim të përjetshëm. Bedri Ajdari, në një bisedë për televizionin SHENJA, ka përsëritur se të afërmit e tij janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës. Ai thtoë se në fillim, gjatë themelimit të Prokurorisë Speciale Publike u ishin kthyer shpresat për drejtësi, por tani Ajdari thotë se Fetahi për ta nuk ka…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1854 testime për coronavirus, prej të cilëve 307 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre në Shkup-137, Kumanovë-17, Tetovë-13, Prilep-13, Gostivar-10, Shtip-4, Manastir-7, Veles-15, Ohër-10, Strumicë-9, Kavadar-10, Strugë-3, Kërçovë-8, Shën Nikollë-1, Gjevgjeli-6, Negotinë-1, Dibër-11, Resnjë-5, Kriva Pallanka-1, Radovish-4, Berovë-1, Delçevë-6, Probishtip-3, Vinica-2, Makedonski Brod-1, Bogdanci-3, Kratovë-3, Krushevë-3. Kanë ndërruar jetë edhe 14 pacientë, ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 658 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 90.124, prej të cilëve 76.045 janë shëruar, ndërsa 2.768 kanë ndërruar…
Numri i ulët i rasteve pozitive ndodh si pasojë e mosbërjes së testimeve të mjaftueshme, deklaroi infektologu Fadil Cana në emisionin “Paradite Me Ne” në TV Shenja. Ai theksoi se në fillimet e pandemisë ka qenë më e lartë përqindja e interesit për testime si rezultat i frikës ndaj një armiku të panjohur për qytetarët, ndërsa tani ballafaqohemi me një situatë më ndryshe, ku nëse bëhet analizë e një personi që rezulton pozitiv në COVID-19, detektohet që e gjithë familja janë pozitiv, por e kalojnë si në gjë më normale sepse virusi tek disa kalohet në mënyrë asimptomatike apo me…
“Fillimisht më shumë performoi si aktore sesa prokurore. Për shkak të njohjes së shkëlqyer të gjuhës maqedonase, krenohej me stil, duke ngritur kokën lart. Punës së parë që iu përvesh ishte rehabilitimi i kriminelit të Hagës që lau duart me gjakun e civilëve të pafajshëm shqiptarë të Lubotenit Lube Boshkovski, duke e nxjerrë atë hero. Pastaj vërshuan qindra-mijëra komentues shqiptarë (të zhytur në mjerimin e mentalitetit skajshmërisht të ulët), duke e shpallur ‘Shote Galica’ e Maqedonisë. Tashmë, ajo kërkon dënimin e përjetshëm të atyre shqiptarëve të burgosur për rastin më kontravers ‘Monstra’, për të cilin ish-kryeministri Gruevski thoshte se nuk…

